Që nga 1 shtatori i këtij viti, biznesit i duhet të operojë me ligjin e ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Një ndër taksat më të rëndësishme, ka ndryshuar kryekëput duke u sjellë i gjithi i ri dhe në përputhje me barazimin e taksimit me vendet e tjera të BE-së. Ligji tashmë është botuar në fletoren zyrtare dhe fuqinë e tij ligjore e merr me 28 gusht 2014. “Ajo që do ta quaja një revolucion “në heshtje” për ligjin e ri të TVSH-së është fakti që deri më sot parimi i zbatimit të TVSH-së ka qenë që gjithnjë bizneset duhet të shisnin me fitim sipas konceptit të organeve fiskale. Tashmë pranohet që TVSH-ja do të zbatohet vetëm për rastet kur shitjet janë në vlerë të shtuar; nëse nuk ka shitje me vlerë të shtuar atëherë nuk zbatohet TVSH-ja ndaj biznesit”. Ky ishte argumenti thelbësor që Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha në Kuvend, para se drafti të merrte formën ligjore. Ligji për TVSH-në i përkiste vitit 1995, pra administrata tatimore dhe biznesi operonin me një kuadër ligjor të hartuar para thuajse 20 viteve, në kushtet kur tregu dhe ekonomia kishin evoluar, ndërsa interpretimi dhe zbatimi në praktikë po krijonte gjithnjë e më shumë terren, e ku gjatë këtyre viteve është rregulluar me udhëzime apo vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave.
Pse u ndryshua ligji për TVSH-në?
Argumentet e ekspertëve për nevojën e ndryshimit të ligjit erdhën si shkak për të sjellë një mjedis të përshtatshëm dhe tërheqës, qëndrueshmëri ligjore dhe fiskale, siguri si për biznesin vendas edhe për investitorët e huaj, me rregulla të mirë përcaktuara, të cilat të sigurojnë; njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian; konkurrencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eliminuar sa është e mundur faktorët që cenojnë këto kushte; stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues midis vendeve të zhvilluara. Po kështu projekti synon të sigurojë një sistem taksimi që: eliminon taksimin e dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së (parimi i destinacionit); ndryshon imazhin e administratës tatimore për t’i shërbyer me dinjitet çdo tatimpaguesi të vogël apo të madh, vendas apo të huaj, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë; ndryshon mënyrën e të tatuarit: nga ajo me anë të një ligji të ndryshuar më shumë se 30 herë, nga mënyra të tatuari me udhëzime apo urdhra për shkak të hapësirave /mungesës së parashikimeve ligjore, në një ligj gjithëpërfshirës që paraqet qëndrueshmëri e siguri për biznesin.
Si përcaktohet vlera e tatueshme me ligjin e ri?
Vlera e tatueshme përcaktohet sipas “vlerës së tregut” si për mallrat edhe për shërbimet, ndërsa aktualisht çdo mall duhet të shitet “sikur qëllimi të ishte fitimi”; shmang keqkuptimet dhe paqartësitë lidhur me furnizimin e një aseti mjaft të rëndësishëm, siç është pasuria e patrupëzuar, duke e përkufizuar atë si një furnizim shërbimi; trajton jo si objekt i aplikimit të TVSH-së mallrat e dhuruara deri në një vlerë maksimale, e cila do të përcaktohet me një akt nënligjor, përfshirë dhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit, ndryshe nga sa trajtohet aktualisht, ku çdo mall i dhuruar, pavarësisht vlerës së tij, tatohet me TVSH; redukton kostot e biznesit për fushatat e publicitetit dhe promocionit, pasi me këtë projektligj nuk kufizohet e drejta për të zbritur TVSH e paguar në blerje nga biznesi për artikujt promocionale dhe publicitare të nevojshëm për të nxitur dhe zhvilluar biznesin, ndryshe nga kufizimet e ligjit aktual.
Kush përjashtohet nga TVSH ?
Përjashtohet nga TVSH shërbimi postar publik; shërbimi shëndetësor dhe barnat; shërbimi arsimor; furnizime nga OJF për qëllime kulturore, sportive, fetare, për kujdesin ndaj fëmijëve, të rinjve, të moshuarve, etj. Sipas këtij projekti përjashtohet nga TVSH mallrat dhe shërbimet e tjera, si sigurimet dhe risigurimet, shërbimet financiare, pullat postare e të ngjashme, lojërat e fatit, ndërtesa, toka, qiradhënia, etj. Po kështu do të ketë furnizime me TVSH zero për eksporte mallrash dhe shërbimet ndërkombëtare e të ngjashme me eksportet, furnizimet për organizatat ndërkombëtare, diplomatët, NATO-n, etj. Për të siguruar një taksim të drejtë të TVSH-së, ndryshe nga sa aplikohet aktualisht, është parashikuar të përjashtohen nga TVSH në shitje mallrat që janë përdorur për një veprimtari të përjashtuar dhe, për këtë qëllim, nuk e kanë kredituar TVSH-në që kanë paguar më parë.
Risitë kryesore të ligjit
- Nuk do të konsiderohen furnizim në kuptim të këtij ligji dhe nuk do të cenohet kreditimi i TVSH-së për daljet jashtë përdorimit të mallrave apo aktiveve.
- Nuk do të kërkohet përfaqësues tatimor në Shqipëri për personat jorezident, jo vetën ne rastin kur kanë regjistruar degë në Shqipëri, por edhe nëse shërbimi është përfituar nga një person i regjistruar në Shqipëri.
- Parashikohet mundësia e njohjes së kreditimit të TVSH-së, kur tatimpaguesit kalojnë nga subjekte pa TVSH në subjekte me TVSH, dhe anasjelltas, duke pasur parasysh kriteret për mos diskriminimin edhe privilegjimin e pamerituar.
- Regjimi i ndërmarrjeve të vogla. Në këtë seksion trajtohen rregullimet për qëllime të TVSH-së, si p.sh. cili konsiderohet qarkullim, etj, për biznesin e vogël që nuk është i regjistruar për TVSH-në si dhe kushtet për të kaluar nga regjimi normal, pra me TVSH 20%, në regjimin e ndërmarrjeve të vogla pa TVSH në bazë të qarkullimit vjetor (pragut të regjistrimit të TVSH-së).
- Regjimi i veçantë i kompensimit të prodhuesve bujqësor, për të cilët norma e kompensimit nga 6 % është bërë 20% .
- Përcaktohen për herë të parë skemat e reja të aplikimit të TVSH-së mbi marzhin, për regjimin e mallrave të përdorura, agjentëve të udhëtimit dhe ankandeve.
- Regjimi i veçantë mbi arin për investim. Përjashtohet nga TVSH furnizimi dhe importimi i arit për investim, përfshirë arin për investim të përfaqësuar nga certifikata ari, etj.
Ligji i ri me 160 nene
Ligji i vitit 1995 kishte 7 kapituj dhe 56 nene, ndërsa projektligji i ri përmban: 12 kapituj, 31 seksione, 4 nën seksione dhe 160 nene (një trajtim shumë më i plotë i TVSH-së).
…kompanite celulare prej vitesh shesin ajer e jane te perjashtuara nga tvsh, pse mos te perjashtojme edhe lojerat e fatit!!!…
Nuk e marr vesh akoma se pse nuk hiqet TVSH nga faturat qe qytetaret e ndershem paguajne..si drita,uje e telefon….
Aq me teper qe kjo TVSH nuk te zbritet .. pasi ketu tek ne nuk behet perllogaritja e te ardhurave vjetore edhe si individ.
ne cmim per kw energji dhe m3 uje apo impulse telefoni nga telekom eshte percaktuar kosto qe duhet te paguaj bqytetari per keto sherbime atehere se kuptoj pse duhet paguar TVSH nga qytetari kur konkretishte TVSH aplikohet per mallra qe blihen e shiten per fitim.
Ligji hyn ne fuqi ne daten 1janar 2015, pervec 20 % te fermereve 15 nga botimi.
Kompanite celulare nuk jane te perjashtuara dhe lojrat e fatit nuk kane qene te tatueshme.
Ja fut kot fare Edlira.Se ke lexu fare ligjin.Mos ngaterroni dybjane me te tilla njoftime.Ligji i ri hyn ne fuqi ne 1 Janar 2015.
Duke paguar cdo qytetar TVSH per telefonin fix, per ujin dhe per energjine elektrike qe vetem blen dhe nuk shet kuptohet qe kjo qeveri dhe ato qe iken jane vetem per te vjedhur popullin. Edi Rama ne fushate premtoi se qytetari nuk ka pse paguan TVSH per telefon, energji dhe uje, kur ai e paguan sasine me cmimin qe ka vendosur shteti apo privati. Kjo eshte idjotesi e politikaneve dhe e ekonomisteve e financiereve servile. Popuull, po pate tru mos u jep me vota ketyre hajnave.