Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti-informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset, por edhe qytetarët. Kushdo që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë.
Një fakt të tillë e bëri me dije në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ne Oranews, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.
“Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit. Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore”, tha Vjero.
Vazhdojne te surprizojne legenat e shtetit Shqiptar. Cdo gje nga qytetari do e kerkojne. Nuk jane te zotet te mbarojne nje aksion deri ne fund pa e penalizuar disa here qytetarin.
Harron drejtoresha e tatitimeve qe rrogen e merr nga taksat e qytetareve te paguara tashme njehere.
Mbas kesaj do prape ta denoje me gjobe qytetarin..
Kur nuk eshte e zonja te beje punen, thjesht te zhduket qe andej dhe mos na caje koken me brockulla..
Injorante e paafte!
Jeni plotesisht te pa afte!
Nuk keni pune me qytetaret por vetem me shitesit!
Ne se doni bashkepunim me qytetaret bejini ata te interesuar per te terhequr kuponin duke i rimbursuar 2-3 % te shumes se TVSH per cdo blerje!
Me force do deshtoni si deri me sot!