(Nga cikli – “Punët dhe dështimet e qeverisë”, Pjesa e dytë)
Njëqind drejtoresha,
kur janë emëruar,
këto emërime,
kemi kritikuar.
Se e kemi parë,
me shumë mosbesim,
furtunën e grave,
kudo në drejtim.
Se s’mund të drejtohet,
dot me kompetencë,
kur nuk ke përpara,
një eksperiencë.
Edvin shakatari,
si ç’e dimë të gjithë,
i mori nga hiçi,
i çoi në zenith!
Fëmrat-tha ai,
s’bëjnë shumë taxhente,
ndaj ngriti në qiell,
ca adoleshente!
Bëri si të thuash,
eksperimentime,
në doganë të shtetit,
edhe në tatime!
Dhe morën këtu,
fytyrë femërore,
ato që ne quajmë,
shtylla kryesore.
Rama u dorëzoi,
çelësat e buxhetit,
tek ato që s’dinin,
nga zyrat e shtetit!
Në një zyrë shteti,
s’kishin qenë një ditë,
po befas u ngritën,
drejt e në orbitë!
Drejt e në orbitë,
u katapultuan,
por me aq shpejtësi,
sërish u rrëzuan!
Ka dështim kudo,
ku kemi drejtore,
super korrupsion,
Qendra Spitalore!
Gjithë sensin e masës,
Rama e kaloi,
femra mediokre,
kudo emëroi!
Një hije dyshimi,
për gratë na hodhi,
mbasi të paaftat,
midis tyre zgjodhi!
Ka plot gra të afta,
të afta vërtetë,
por që për çudi,
s’janë thirrur në shtet!
Këtu nuk qe koha,
për eksperimentime,
se dhe ministreshat,
mbetën anonime!
Dhe ministre ka,
shumë më shumë se ç’duhet,
po s’kemi asnjë,
që tamam të shquhet!
Në këto dy vite,
dështuan me fare,
se shumica kanë,
kulturë mesatare!
Dhe gjithë qeveria,
që na ka drejtuar,
ka një performancë,
jo për t’u lakmuar!
Nëse performancën,
unë do ta ndiqja,
nga “drejtimi i duhur”,
shumë femra do hiqja!
Si një maskilist,
unë s’jam i betuar,
po femrat këtu,
kudo kanë dështuar!
Ato s’mund të mbahen,
formalisht si numur,
se në fakt me to,
shumë kohë kemi humbur!
Shume mire e ke thene. Te gjithe jane te pakenaqur me zgjedhjet qe ka bere Rama ne qeveri. Ca çuna dhe çupelina pa asnje pike eksperience dhe reputacioni dhe eliminim komplet i te afteve. Mos valle keshtu po ndertohet partia e re “Rilindja”?!
Z.Duka,shume dretjt e ben analizen-poezi.Rama nga anti-femnist qe e cilesonin,u kthye ne 180 grad pro tyre duke ngritur ne pergjegjesi shume femra.Por siç duket keto zonja nuk e justifikuan besimin e tij.Jo çdo femer duhet te ngrihet ne detyra te rendesishme,sidomos ne dogana e tatime,ku duhet pue e madhe kontrolluese diten e naten,ne dogana,kufi,rruge,rrugice…dhe ndeshje me korrupsionin galopant qe mbisundon tek ne.Besoj Rama po e pson nga kjo skeme femrore pa kriter..!
Ku ma gjen te jete vertet eksperiment ky me gjithe keto femra ne drejtim.Eshte tjeter gje kjo,eshte strategji e miremenduar e Edi Rames.Ai qellimisht vuri ne pika kyce te shtetit,atje ku qarkullojne qindra milione dollare femra pa karriere dhe pa personalitet.Qe as mos e conin neper mend te kundershtonin urdhrat e paligjshem,abuzimet dhe shperdorimet e shefave.U vu ne krye kategoria qe po te mos jete ai i madhi dhe lidhja me te qe e beri drejtoreshe,edhe nje pune te rendomte mezi e gjenin(arketare e thjeshte banke punonte ajo qe u be drejtoreshe e tatimeve).U vu ne krye ajo kategori qe kur Edi Rama e ofendonte cdo dite ne bashki me fjalorin me te ndyre dhe ordiner,nuk i bente fare pershtypje por perkundrazi,i benin lajka harbutit.U bene ministre dhe zv.ministre ca debile te paafta per pune por me te shkuar si ish-OJQ -iste dhe ish-Soros-iste me eksperience ne zhvatjen e fondeve.Te gjitha para se te beheshin drejtoresha,e kane kaluar me pare proven e papersonalitetit apo te personalitetit te kompromentuar tek Edi Rama dhe ca shoke te tij ministra.
Rezultati? Vetem ne dogana po thuhet se mungojne 150 milione euro te ardhura ne nje kohe qe ata qe e njohin ish drejtoreshen e dine shume mire se ku ishte e ku arriti pasi u be drejtoreshe.
Berisha i zgjidhte femrat ne cetat partizane,ato duhet te ishin lukuni bushtrash si Jozepina,kurse Rama ka ca hesape te vjetra per te lare me gjinine femerore,ndaj experimentoi per t`i treguar botes respektin e munguar.Keto pishmane mund t`i ndreqe si qytetar privat.Mund te mbledhe grate ne kryeministri per 8 mars,mund te udheheqe grate ne demostrate per zhdukjen e dhunes ne familje,mund te vendose shperblim,punesim te detyrueshem per grate e divorcuara,mund te ndihmoje grate e kercenuara nga dhuna,mund te ndihmoje viktimat e prostitucionit. Fundja mund te vendose nje rreth letre ne koke si japonezet,me dicituren:”Gra,me falni!”Ka plot forma dhe te gjitha keto i kushtojne shqiptareve me pak.Shume me pak se katapultimi i ca anonimeve ne krye te puneve te shtetit;aq me keq ne krye te LEKUT.
Per femrat ke te drejte
i nderuar Arben Duka
se shtepine lane pa gjelle
mungonte kripa dhe buka !
Por kjo nuk eshte çeshtje femrash
dhe as problermatike seksi
se ne punerat e shtetit
dhe meshkujve iu mungon oreksi
Rilindja e Rames
nuk ndryshoi nga Berisha
mediokrit e rradhes
i veshi me kemisha
I zgjodhi me dore
naten me qiri
t’i kishte nen zgjedhe
qenie pa liri
I beri titullare
te mediokritetit
dhe la pa bere
gjithe punet e shtetit
Berisha i zgjidhte
me dosje shume
Rama vete zgjedh
nje tufe me merhume
Eshte stil drejtimi
qe Shqiperia te ngece
koken mos te ngreje
nje centimeter te ece
Se po eci Shqiperia
ku do te shkojne te mjeret
Rama , Berisha dhe harbuteria
toke me te tjeret ?
Te lumte A. Duka ja the po kujt ja the prap ne kalamajte po shikojme ne zyra ata me eksperience jane ne hije duke pare gafat e tyre
Po pse ato qènkan mè tè zgjuara qè ke zgjedhur nè qeveri???
Vendi jon ka femra shumè , edhe mè tè zgjuara se ty dhe gjith qeverinè tè marrè sèbashku ,por ju nuk ju lè sèmundja e nepotizmit dhe tarafit qè tè gjitha janè nè kurriz tè popullit.
“Ka plot gra të afta,
të afta vërtetë,
por që për çudi,
s’janë thirrur në shtet!”
si për femrat dhe për meshkujt e njëjta gjë!!
i afti nuk i duhet të paaftit!!i afti e nxjerr kallëp të paaftin!!
këtë ka bërë dhe rama,zgjodhi lenkat dhe hekuranët për të dalë ai si shtylla bazë si e vetmia figurë që duhej të shikohej!!
këto që shkruajta janë njëra anë e problemit!ana e dytë,për mendimn tim, janë njerzit e manipulueshëm!!ata që i shkojnë pas çdo gjëje të shkruar “e zezë në të bardhë”.tashti nuk mund ta them me sakësi por shumica e komentuesve,në atë kohë kur ne kritikonim këto emrime politike në tërë kuptimin e fjalës.emrime “fasadë”,emrime të personave hiperaktivë që përveç hyjnizimit të hyjnis që i vinte në poste drejtuese nuk dinin gjë tjetër!
këta tipa e mbronin “prijësin e pagabushëm”me një pathos për tu pasur zili nga homeri vetë!!
sot thonë të kundërtën!!por ndoshta janë ata “të pagabueshmit”në mbështetjet e tyre!!
shkëlqyeshëm o ben duka!!
një pyetje kam për ty!
ministrija e integrimit thotë se 90% të kërkesave të BE janë përmbushur!?unë nuk e di që pastrimi i rrugëve o larja e xhamave të zyrave qënka më e rëndësishme se çuarja para drejtësisë e kriminelve politik?si atyre që kanë vrarë për të terrorizuar popullin dhe të atyre që kanë vjedhur me bllok 7% e çdo invesitimi në shqipëri.kështu o beno kur do të shkruash për salën dhe liken??salën e ka harruar ky “prijsi ynë”,liken e mbrojte dhe ti gjat fushatës së fundit!!
apo thjeshtë një lëvizje taktike,ishte?!
sidoqoftë vargje të bukura dhe domethënëse!!kritika duhet të jetë e vazhdueshme,pavarsisht se është “toni”!vetëm kritika të mban në rrugën e drejtë!!lavdërimet nuk të bëjnë gjë tjetër veçse të fusin preshin për të fluturuar!!
ke shume te drejte o poet i madh Arben Duka.por edhe keta burra me kollare qe na qeverisin per 100 vjet na kane lene te fundit ,me keq se zimbabue .Nuk merret vesh ne kete vend se sa vite duhet te kthehet ne shtet normal shqiperia..
Ben ,mos I hiq femrat,
Mos na thaj site,
Se ngelet piktori
Lugati I dyte
Ate qe ben femra
Se bejne shume burra
Nje bjondine tek mbrojtja
Tjetra tek kultura
Femrat Jane te mira,
Jane nderi I shtetit
Kur kycin e mbane
Djali I dha Rexhepit