Donald Trump dhe gratë. “Washington Post”, mbi bazën e intervistave të mbledhura të dhëna nga presidenti në vitin 1993 dhe 2015 për emisionin radiofonik të drejtuar nga Howard Stern, të publikuara më pas nga “Newsweek”, ka mbledhur opinionet personale të miliarderit mbi disa prej yjeve të Hollivudit.

“Ivanka është më e mirë” se CHARLIZE THERON, ka thënë presidenti amerikan në “notat” e tij. Por artistja nuk është vetëm ylli i vetëm i Hollivudit i përfunduar në shënjestrën e Trump.

ANGELINA JOLIE “nuk ka një lëkurë të bukur. Nuk ka një pamje të mirë dhe buzët e saj janë shumë të mëdha. Është për shtatë dhe jo për 10”, – është vlerësimi i presidentit.

HALLE BERRY promovohet: “Më pëlqen pjesa e sipërme e trupit të saj. Ka një lëkurë shumë të bukur. Ajo që nuk më pëlqen tek ajo, është që rreth saj ka gjithnjë dramë”.

Presidenti ka zbuluar se ANNE HATHAWAY “e ka bërë për vete”, sepse ka banuar në ”Trump Tower”.

“Më pëlqejnë personat që jetojnë në pallatin tim: kush jeton, edhe nëse nuk është tërheqës, e konsideroj të bukur”.

Trump duket se nuk është tërhequr nga JESSICA CHASTAIN. “Më ka lënë indiferent”, – komenton presidenti.

I ka shkuar mirë ANNE NICOLE SMITH. Për të thotë: “Ka një trup të bukur. Ka një fytyrë të bukur. Ka flokët më të bukur që kam parë ndonjëherë”.

Por pikët më të larta janë për MELANIAN e tij. “Është konsideruar, – tha Trump, – një nga bukuritë më të mëdha në botë”.