Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nga ministrat te deputetët gjerman, si u vodhën të dhënat në emaile
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Nga ministrat te deputetët gjerman, si u vodhën të dhënat në emaile
Lajmi i fundit

Nga ministrat te deputetët gjerman, si u vodhën të dhënat në emaile

Leda Hysa
Published January 9, 2019
Share
SHARE

Disa e quajtën si sulmin më të madh kibernetik në Gjermani. Të prekur kishin qenë politikanë dhe persona të njohur të jetës publike në vend, ndër ta edhe kancelarja Angela Merkel. Tani duket se ky rast u sqarua: hacker-i  duket se u gjet dhe ai është një  20-vjeçar nga Hessen-i, i cili gjithçka e ka bërë nga kompjuteri i vet, në shtëpinë e prindërve.

20-vjeçari nuk kishte përdorur virus dëmtues për të zbuluar të dhënat e vjedhura.  I riu i kishte bërë publik ato qysh në fund të dhjetorit me anë të rrjetit social Twitter nën profilin “Orbit”. Si motiv për këtë dëmtim të qëllimshëm, që ndër hacker-ë quhet “Doxing”, ai kishte dhënë në hetime pakënaqësinë me deklaratat e politikanëve, por nuk e kishte specifikuar se me cilët politikanë kish qenë i pakënaqur. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, gjatë një konference për media në Berlin. Së bashku me të kishin dalë para korrespondentëve të kryeqytetit edhe shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA), Holger Münch, dhe drejtuesi i Entit Federal për Sigurinë në Internet (BSI), Arne Schöhnborn.

Shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA), Holger Münch, drejtuesi i Entit Federal për Sigurinë në Internet (BSI), Arne Schöhnborn, dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, në konferencën për media të martën, 08.01.2019, në Berlin. Shefi i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA), Holger Münch, drejtuesi i Entit Federal për Sigurinë në Internet (BSI), Arne Schöhnborn, dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, në konferencën për media të martën, 08.01.2019, në Berlin.

Pa sfond djathtist

Seehofer vuri në dukje se nga ky sulm, prej të cilit janë prekur politikanë të të gjitha partive, kanë dalë të pacenuar vetëm politikanët e AfD-së, partisë populiste djathtiste, Alternativë për Gjermaninë, çfarë i bën shumë vëzhgues të dyshojnë se djali i ri mund të ketë qenë së paku simpatizant i kësaj partie. Edhe pse sipas hetimeve te deritanishme, ai ka vepruar për llogari të vetën dhe nuk ka ndonjë sfond politik djathtist, policia vazhdon të hetojë për “motive qoftë të rëndomta kriminele qoftë politike”, tha Seehofer.

Të prekur nga publikimi i të dhënave që kishte ndodhur qysh në fund të dhjetorit ishin 994 politikanë të niveleve të ndryshme por edhe persona të tjerë të njohur nga jeta publike. 50 raste konsiderohen të rënda, pasi publikimi kishte bërë të ditur jo vetëm numrat e telefonave të tyre por edhe pjesë korrespondencash, fotografi ose video private. Shefi i BKA-së, Holger Münch, tha se, megjithatë, nuk ka asnjë tregues që flet për spiunazh nga një vend i huaj.

“Iloveyou” dhe “123456” si fjalëkalime

Opinioni kishte reaguar i revoltuar në fillim të janarit, kur skandali u bë i njohur për mediat. Kryetari i grupit parlamentar të së Majtës, Dietmar Bartsch, e quajti “sulm ndaj demokracisë, ministrja socialdemokrate e drejtësisë Katarina Barley “cenim të besimit te demokracia jonë”.  Gazeta bulevardeske “Bild” e quajti “Sulm kibernetik ndaj Gjermanisë”  dhe “vjedhjen më të madhe të historisë së Gjermanisë”.

Ministri i brendshëm Seehofer u përpoq të qetësonte pak gjakrat të martën në Berlin dhe ritheksoi edhe njëherë se qeveria po punon që tani për të ulur rrezikun e sulmeve të tilla në të ardhmen. Ai paralajmëroi se qysh në gjysmën e parë të vitit, qeveria do të dalë me një projektligj për sigurinë kibernetike, ku ndër të tjera parashikohet një targë sigurie kibernetike dhe certifikimi i aparateve që përdoren për lidhjet me internetin. Gjithashtu ai paralajmëroi shtimin e stafit në Entin Federal të Sigurisë në Internet.

Me gjithë masat e shumta që mund të marrë qeveria, ministri tërhoqi vëmendjen se nuk mund të ketë “siguri totale”. Prandaj secili duhet kujdeset vetë  edhe duke përdorur fjalëkalime pak më të komplikuara se “iloveyou” ose “123456” ose menaxherë fjalëkalimesh.

Nëse dëshironi të dini se  a i kanë vjedhur edhe të dhënat tuaja, atëherë mund ta kontrolloni këtë në adresën e  Institutit të mirënjohur gjerman, Hasso Plattner https://sec.hpi.de/ilc/?lang=en/ Dw

l.h/ dita

Leda Hysa January 9, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?