Pesë vjet më parë, ajo ishte thjesht një shtëpiake 47-vjeçare që provoi fatin në talent shoun “Britains got talent”.
Por sot, Susan Boyle i lejon vetes pedikyr me kristale Svarovski njësoj si Katy Perry apo Amy Childs. Pasuria e këngëtares që la me gojë hapur jurinë dhe spektatorët në shfaqjen e parë publike llogaritet tashmë rreth 22 milionë paund.
Ajo thotë se pasioni i saj janë parfumet, bizhuteritë e markës “Tiffany” dhe kuzhina e mirë.
Susan Boyle nuk e fitoi “Britain’s got talent” në vitin 2008. Ajo u rendit e dyta, por pavarësisht kësaj, falë zërit të saj të jashtëzakonshëm, është kthyer në një këngëtare të famshme dhe me zërin e saj fiton shumë.