Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ngjarja në Laprakë, dalin pamjet ku humbi jetën adoleshentja
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Ngjarja në Laprakë, dalin pamjet ku humbi jetën adoleshentja
KronikeLajmi i fundit

Ngjarja në Laprakë, dalin pamjet ku humbi jetën adoleshentja

Ornela
Published December 28, 2018
Share
SHARE

Janë publikuar pamjet e dy autorëve të vrasjes në Laprakë, pas kryerjes së krimit. Ata janë dy të rinj, që largohen me vrap pas atentatit. Një person i dyshuar si bashkëpunëtor në krim është vënë në pranga nga policia.

Këta dy të rinj janë autorët e dyshuar të vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola dhe plagosjes së shokut të saj Erjon Benga, mbrëmjen e 26 Dhjetorit në zonën e Laprakës në Tiranë.

ABC News siguron pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, që tregojnë dy të rinjtë teksa largohen nga vendngjarja. Ndryshe nga sa u tha në fillim, autorët e dyshuar të vrasjes nuk kanë qenë të maskuar, por mbanin xhupa me kapuç.

Ata largohen me vrap dhe në fund të rrugicës mundohen të fshehin edhe armën e krimit. Ora shënon 18:11 minuta e së mërkurës. Dy autorët ishin të veshur me xhupa e me xhinse dhe sipas dëshmitarëve u ndihmuan edhe nga një person i tretë me automjet.

Më herët Policia e Tiranës ka ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të atentatit në Laprake. Burime kofidenciale pohojnë se ai është Ronald Muzhaqi, por nuk saktësohet roli i tij në krim. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Ndërkaq një 19 vjeçar nga Puka vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia i dyshuari kryesor për vrasjen. Oficerët e policisë gjyqësore kanë ngritur dyshime se ky konflikt ishte vijim i një përplasjeje të ndodhur disa ditë më parë mes Erjon Bengës dhe dy personave të tjerë për shkak të ngacmimit të të dashurës së tij.  Mbi 20 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr.3., si edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.

o.j/dita

Ornela December 28, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?