Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjet e fundit në Përmet dhe në Gjirokastër.
Duke kërkuar që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin, Ministria ka bërë një përshkrim të asaj çfarë ka ndodhur në dy qytetet respektive.
“Në mbrëmjen e datës 19 gusht, u thirr në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë znj Ermira Braho.Gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme.Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e Shtëpisë se Kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi. Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine”, thuhet në deklaratën për media.
Cfare reagimi eshte ky?!
Nuk me habit fakti qe nje gur i shtyre nga rrogata e nje makine ka rene ne oborrin e Konsullates dhe rastesia perdorete nga Athina si veprimtari antigreke. Athina me paraqitjen e atij guri si shkak per te bere nje note dhe, duke e lidhur ate me problemin e ish-territorin e kishes se Pazarit, ua ka thjeshtuar shume edhe te verberve qe Janullatosi dhe Athina kane nje agjende te perbashket ne Shqiperi. Kjo eshte per t’u vleresuar, se edhe te verberit do kene sy per te pare se pse eshte Janullatosi ne krye te Kishes ortodokse te Shqiperise.
Sa i perket nderhyrjes se Athines per te mbeshtetur skenaret e felliqur te Janullatosit, qe siell ne Permet disa fatkeqe shqiptare me kombesi greke per t’i vene zjarrin paqes permetare, Ministria e Jashtme duhet t’i pergjigjej notes me note, se kisha eshte e Shqiperise dhe shteti shqiptar do te respektoje vendimet e Drejtesise Shqiptare dhe te drejten e besimtareve shqiptare per t’u falur me dinjitet ne perputhje me ritet ortodokse.
Por Ministria e Jashtme nuk e ben dot kete se eshte e pushutuar nga Sali Berisha, i cili per te marre e ruajtuar karrigen e tij e ka shitur shpirtin tek arabiket islamik, tek greket fanariot dhe tek kushdo qe ka sadopak influence ne Shqiperi. Mire e thoshte njeri dje ne nje blog, Saliu tani qe duhet te flas e ka futur koken ne te Sllobodankes dhe rri si m..
Une i bej thirrje Edi Rames qe te kompesoje sa me pare ato metra katror qe ka qene prone e Kishes se Pazarit qe jane perfshire ne themelet e Pallatit te Kultures dhe, nese besimetaret kane realisht nevoje per nje kishe te re kontribuje edhe qeveria per ndertimin e saj.
me sa di une te plagosurit ne fjale jane dhendri i nje prifti ne permet i cili20m larg shtepise se kultures ne rugen kryesore te permetit ju leshua nje polici privat qe ne kete kohe ishte jashte sherbimit mbasi kishin mare urdher te teriqeshin dhe nje qytetar nga saranda i cili u plagos reth ores 14 00 reth 200m larg shtepise se kultures afer nje supermaketi ku dyshohet se donte te vidhte ne supermaket ai bertiste dhe shante ne greqisht neper ruget e qytetit