Avokati Spartak Ngjela e konsideron largimin e LSI-së nga qeveria si një akt politik në funksion të fitores së të majtës në zgjedhjet e qershorit. Ngjela thotë se lëvizja e Metës është në konkordancë me interesin shoqëror.
“Largimi i LSI-së nga koalicioni qeverisës përfaqëson një akt politik. Dhe ne, si opinion publik, si shoqëri shqiptare, duhet të mësohemi me aktin politik. Kjo pasi politika në funksion të lidershipit kryesor politik, është akt. Ilir Meta bën një akt me refleks shumë të madh shoqëror. Po ta shikojmë me gjakftohtësi, ai është larguar nga koalicioni i drejtuar nga Sali Berisha në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Pyetja që ngrihet këtu është kjo: largimi i Ilir Metës nga koalicioni qeverisës, e dëmton apo e forcon Sali Berishën?
Të gjithë analistët thonë se e dëmton. Atëherë fakti që e dëmton dhe garanton humbjen e tij në zgjedhjet e 23 qershorit, tregon se akti “Meta” është në konkordancë me interesin shoqëror. Fitorja e zgjedhjeve nga Sali Berisha do të jetë një fatkeqësi shoqërore, atëherë kush e dëmton këtë mundësi natyrisht që vlerësohet.
Kundërshtari në politikë nuk është armik dhe as mik, ai është ose aleat ose kundërshtar dhe kurrë nuk mund të jetë ose mik ose armik. Këtë duhet ta kuptojmë mirë. Në këtë rast unë mendoj se largimi i Metës nga Berisha e dëmton përfundimisht këtë të fundit. Nisur nga kjo, ftesa e Partisë Socialiste, edhe nëse do ta inkuadrojmë si gjykim për një aleancë të mundshme PS –LSI ka në vetvete arsye normale politike; dhe në këtë rast si arsye politike duhet kuptuar ajo që është në funksion të fitores. Edi Rama që drejton opozitën, duke përfituar nga akti Meta dhe në funksion të fitores, mendoj se i duhej një aleancë me atë që e kishte kundërshtar.
Ilir Meta ndoshta ka gabuar në bashkimin me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha, por ky gabim duhet parë jo në funksion mbarëshoqëror, por në funksion të së majtës shqiptare. Pikërisht për këtë mund të ketë shumë socialistë që janë hutuar, apo mërzitur me këtë aleancë, por në këtë rast lind kjo pyetje: nëse Meta vërtet gaboi kur u bashkua me Berishën në qeverisje, duke i lënë të gjithë të tjerët, a nuk po ndihmon tani me aktin e tij për fitoren e tyre? Në fakt politika arsyetohet kështu dhe jam i bindur se shprehja angleze se: The victory discounts everything (Fitorja rrafshon gjithçka), do të jetë e përshtatshme edhe për socialistët, të cilët tani e kanë të garantuar fitoren. Është arsyeja e fitores ajo pra që mund të japë një përgjigje shteruese edhe mbi disa rezerva të shprehura së fundmi për koalicionin e mundshëm PS-LSI.
Kam përshtypjen këto zëra nuk e kanë parë në prizmin, në të cilin unë fola. Atëherë në lidhje me këtë, brenda këtij rasti, del kjo pyetje: po sikur Meta të merrte në zgjedhjet e 23 qershorit 5 deputetë dhe këta të pestë të përbenin fitoren për qeverisje, qoftë nga PS-ja, qoftë nga PDja? Çfarë do të ndodhte me të mërziturit e sotshëm, nëse të 5 deputetët e vet Ilir Meta do t’i bashkonte me PS-në? Mos ndoshta këta do të thoshin nuk e duam fitoren se po na e jep Meta? Asnjëherë nuk do të ndodhte kjo. Atëherë derisa ky akt qenka i moralshëm pas zgjedhjeve, pse vallë nuk qenka i moralshëm përpara zgjedhjeve? E them këtë vetëm me një qëllim: që të mendojmë gjithmonë politikisht.
Prandaj unë i kthehem sërish asaj që shpreha më lart. A fiton apo humbet Berisha me aktin Meta? A fiton apo humbet opozita me aktin Meta? Përgjigjen gjejeni vetë, por më lejoni të shprehem se po është dëmtuar Sali Berisha, kemi përfituar një logjikë tjetër; nuk ka kush mërzitet me dëmin e Berishës dhe me përfitimin e opozitës. Tjetër logjikë nuk ka, me përjashtim të asaj që vjen si pasojë e naivitetit emocional. Dhe brenda kësaj panorame politike nuk duhet të harrojmë faktorin ndërkombëtar. Mesa shohim ka një impenjim ndërkombëtar të qartë. Sali Berisha ka krijuar në vetvete një burim rreziku për ekuilibrat shoqërorë në Shqipëri. Ai është patologjik në veprimet e procesit zgjedhor dhe, si pasojë e kësaj, politika ndërkombëtare, partnere e Shqipërisë i trembet”, shkruan Ngjela.
jam plotesisht dakort me gjykimin tuaj Z.Ngjela !Duhet pare me gjakftohtesi ky akt i bashkimit me LSI. Jo se nuk na le nje shije te hidhur ne goje , si e thote vete dhe Z. Rama , por kur eshte ne funksion te fitores se 23 Qershorit duhet vleresuar pozitivisht .Regjimi duhet permbysur dhe kjo gje harrihet me sa me shume parti te bashkuara rreth PS .Edhe letra qe Z. Rama ka postuar spjegon mjaft qarte arsyet e ketij bashkimi .Lexojeni me vemendje dhe do ta kuptoni se cfare demoni eshte Berisha ! Ai po pregatitet si ne vitin 1996 te vjedhe zgjedhjet .Sigurisht te rinjte nuk e kane jetuar ate periudhe por eshte detyra e politikaneve dhe analisteve qe t’ju a spjegojne me hollesi se cfare ndodhi ne ato zgjedhje , si u perdoren parate e shqiptareve qe ju moren firmave piramidale dhe me ne fund si u rrokullis shteti per faj te Berishes !Njerez, jini vigjilente !Permbysja e madhe po afron , prandaj bashkohuni rreth te majtes dhe mos u genjeni nga parrullat e partive te djathta qofshin ato dhe nacionaliste !
Shume i nderuar Spartak, ky arsyetim, i shendoshe dhe llogjik ne vetvete, i duhej bere opinionit perpara se te kalohej ne “fait accompli” dhe jo tani mbrapa kur gjithshka u vendos ne kulisa; Kjo eshte thembra e akilit e kesaj inisiative, njerezit nuk u pergatiten as menderisht as shpirterisht per bajgen qe do u futej ne goje, siç e emerton vete Rama ne letren e tij te hapur.
Si mund te jete per mire ky koalicion ku ne pikpamjen time esht nje tradheti kombtare dhe nje personalitet i dyfishte i Metes. Nje avokat e di rendesine e fjales dhe fjala e Metes ka qene e hapur si ne video http://www.youtube.com/watch?v=-UI1mgU7j88 .
A keni haruar se me sa pathos keni folur ju dhe shoket tuaj kunder Ilir Metes?
Arbeni me siper po te dergon te fala me ate vidio ku del lakuriq kush eshte Iliri.Po si do e justifikoni,kur te ike pas 6 muajsh se nuk dini te drejtoni(po te fitoni,se dardha e ka bishtin mbrapa dhe me sa po shihet as 50% te votave te socialisteve nuk do merni).Si do thoni,ku do shkoni,ky ka qene ai ideali Juaj i famshem i ekonomise se lire te tregut,ku vjedhja ngrihet ne piedestal,ku korupsioni vendos pushtetin,ku gjykatat(te koruptuara si thoni ju,) vendosin lirine?
Nuk keni me asnje argument.Le tu ndjekin ata qe po presin vende pune dhe thermiat e tortes qe do vidhni.