Ka filluar goditja penale. Ne fakt kjo pritej, sepse maxhorances aktuale, nese nuk do te denoconte krimin, do t’i humbiste krejt fuqia, dhe ne Shqiperi do te fillonin levizjet. Shqiptaret jane te ngarkuar emocionalisht kunder korrupsionit dhe krimit, dhe per kete kane votuar masiivisht kunder Sali Berishes. Prandaj, Prokuroria eshte inonduar nga denoncimet qe po bejne qeveritaret e rinj nga hetimi i dokumentacionit qe gjendet ne analet e dikastereve qendrore. Korrupsioni ka qene i madh, dhe vjedhesit kane punuar sikur te kene qene ne shtepine e tyre. Iu ka qene mbushur mendja se do te ishin shume afatgjate ne pushtet, sepse besonin te manipulimi i votave nga Sali Berisha. Edhe ky vete, ketu e ka pase mbeshtetur forcen dhe shpresen e tij. Por koha e solli qe vershimi shqiptar nuk e perfilli manipulimin berishian me njeqind apo me dyqind mije vota. Tani gjithcka eshte sheshit, dhe Prokuroria nuk ka nga t’ia mbaje ne kete fillim. Por, ky eshte vetem fillimi, sepse Prokurori i Pergjithshem eshte i Saliut. Cfare do te ndodhe?
Ne fakt ketu fillon analiza…
Prokuroria eshte sigurisht e korruptuar ne te dyja drejtimet qe ne fakte jane dy trysni qe vijne si pushtete: pushteti politik dhe pushteti i parase. Domethene kjo Prokurori, ne rrafsh kombetar, eshte e dominuar edhe nga forca e pushtetit politik qe ka ikur por qe ka mbetur te Presidenti i Republikes; edhe nga forca e parase qe sigurisht se vjen nga poshte. Prandaj, pyetja qe ngrihet ne kete rast eshte kjo: a do t’i rezistoje Prokuroria ketij tundimi qe i vjen nga parate dhe frika nga pushteti i Presidenti i Republikes dhe nga Prokurorit te Pergjithshem? Une mendoj se nuk do te kete mundesi qe Prokuroria e sotme t’i hetoje normalisht keto ceshtje. Shenjat e deritanishme jane se ajo do ta deformoje hetimin, dhe, me hetim te deformuar, do t’i dergoje ceshtjet ne Gjykate, e cila, duke qene edhe ajo e korruruptuar, do t’i pushoje ceshtjet per “mungese provash”, ose do te jape pafajsi serish me kete motivacion: “nuk ka prova te mjaftueshme”. Nuk mund te kete logjike tjeter vec kesoj, nese do te kujtohemi se, te gjitha ceshtjete qe ka hetuar Prokuroria Shqiptare kunder personaliteteve te larta, keshtu jane degraduar. Edhe kete here nuk ka sesi te ndodhe ndryshe. Nga kush do te kene frike: a mund te ndeshkohen gjyqtaret me kete KLD dhe me kete Minister Drejtesie? Kurre. A mund te detyrohen prokuroret e rrretheve gjyqesore qe te hetojne normalisht? Kurre nuk mund te ndodhe kjo, sepse ata ne fakt do te marrin edhe pará per sherbimet qe do te bejne, sepse ministrat dhe drejtoret qe do te denoncohen, sigurisht qe kane shume para. Kur gjyqtaret dhe prokuroret jane te mbrojtur politikisht ata, si sherbim, kane edhe te drejten te marrin shume pará nga te korruptuarit e kapur. Ne fakt ky eshte krimi i organizuar shqiptar sot, te cilit, nuk mund t’i behet balle perpara sesa te behet nje reforme qe nga Presidenca e deri te Prikuroria e Pergjithsme. Dhe reforma duhet te jete e Thelle; dhe kete duhet ta dije mire e ta shohe edhe Presidenti i Republikes, edhe Prokurori I Pergjithshem, edhe KLD-ja. Por deri tani, nuk ka asgje, dhe, Pjesen Natyrore te Shtetit e ka ne dore korrupsioni i rrezuar nga pushteti politik por jo nga pushteti juridik. Nuk duhet te harrohet kurre, se, pushteti juridik, ne nje sistem si ky yni, eshte me i fuqishmi; por kur kete e ka kapur dhe e drejton krimi, si rregull, ndaj tij nenshtrohet edhe pushtei politik. Prandaj duhet urgjentisht te filloje te shpallet doktrina ligjore e reformes shqiptare ne sistemin legal. Nga ana tjeter, te dy kreret e institucioneve, Presidenti i Republikes dhe Prokurori i Pergjithshem, nese vertet do te shpallet nje reforme me nje doktrine, e cila detyrimisht do t’i behet transparente opinionit publik, duhet te japin doreheqjen, sepse ajo eshte e vetmja mundesi e tyre per te mos qene te implikuar ne situaten korruptive dhe kriminale qe sapo eshte rrezuar me 1 000 000 vota… Nese nuk do te behet kjo reforme ligjore, jam i bindur se ceshtja do te degradoje ashtu sic e shpjegova ne kete ESE.
20 Comments
Po perse ky Llalla nga Librazhdi nje injorant i paditur qe e vuri PD-ja dhe Nishan Bujari qe zgerdhihet si liliput i Sales me 8-vjecare qe s’di te lexoj abetaren do ta bejne shtetin dhe dejtesine tek ne?????!!!!!!, po keta edhe nje fshat ne Librazhd nuk do ti pranonte te drejtonin, a jemi komb e duam te bejme shtet ne pas 101-vjetesh, apo duma te shkojme ne Librazhdin e Llalles ???????!!!!!!!!!!!!!!!!
Ik ore Ngjela se po ja fut pordhes
Qeveria duhet te punoje me keta drejtues qe jane aty ne prokurori dhe presidence,
duke perdorur gjithe haperisat qe lejon demokracia
se nuk ndryshohen drejtuesit e ketyre institucioneve nga pallavrat e Ngjeles
Edhe Sala nuk e donte ate prokuroren , por nuk mund ta hiqte pa i mbaruar mandati, se duket qe eshte nderhyrje ne nje institucion te pavarur
Ndaj o Ngjala mos ja fut kot
Zoteri ! Populli e dha verdiktin….!!!.
Më se e drejtë Avokat me këta të pa cipë nuk mund të bëhet drejtësi
Populli e dha verdiktin me 85 deputete, por Edi poe von ate qe premtoji ne fushate, luften kunder krimit , korrupsinit, etj per t’u perballur me ligjin kushdo qe te jete. Fatkeqesisht te gjithe jane te lire dhe jane bere me shume agresiv qe nga Saliu e banda e tij,nuk u ka hyre as nje gjemb ne kembe dhe BE pellet, bashkepunoni me opozite, vota eshte dhene qe te bashkepunojne me QYTETARET dhe jo te mbrojne kriminelt.
…Zoti Ngjela, me falni qe nuk ju thira edhe me ndonje titull. Nuk e bera kete se nuk di ke te ve te parin, intelektual nga me te shquarit te Kombit tone, analist me vlera kolosale, doktor, profesor, shkrimtar ,historin i shquar, etj . gje qe ju ka penguar te dilni ne ekranet televizive as sa cili, bili, hoxha, ndoka e noka e shume njerez, qe nuk njohin mire as fjalorin minimal te gjuhes meme e qe thiren nga keto televizione per te zgjidhur enigma politike, ekonomike, iideologjike e gjithefare te tjerash per te cila gjate ligjerimve te tyre, megjithese gjihtmon me telefonat prane gjunjeve. keshillohet nga ” bodigardet e tyre te shkolluar” pretendojne se tone te verteta aksiomatike ei berishizmi eshe risi me vlera nderkombetare, Shqiperia k bere hapa vigane e te pa rahasueshme zhvillimi etj.etj.
Per sa kini kumtuar sot, po nenvizoje se vetem nje njeri i LIRE, TRIM, ME AFTESI POLIEDRIKE DHE PA DYSHI I PAISUR ME VETEDIJE BASHKOHORE DEMOKRATIKE mund t.i sleksionoje rrjeshtoje ato teza e ide ne pershtatje me zhvillinet e vendit tone. Se fundi nuk besoj se e teproje duke nenvizuar se Kryeministri, Z.Edi Rama te mesoj nga teza e ide deri ne ate mase sa te kptoje, se duhen pa tjeter Ministra ne moshe te re dhe kulture te pergjitheshme bashkohore e profesinale, por ne poste me rendesi te vecante per realizimin e programit gjigand te rilindjes, duhen edhe ministra qe jane cquar si NJERz te LIRE DERI NE ATE MASE QE TE MOS KONFORMOHEN as me Presidenti as me kryeministrin, as me drejtuesit e institucioneve te tjera kur ata nuk zbatojne lo vetem ligjet por edhe parimet qe shume here nenvleftesohen si te pa rendesishme.
Me respekt V.duka. pensionist.
Avokat te lumte goja,dhe ke kohe qe thua te verteten,por nuk degjojne,megjithate ju mos pushoni se shkruari.
UNE,AVOKAT NGJELEN E DESHIROJ PROKUROR TE PERGJITHSHEM,LE TA PROPOZOJE ME KONSESUS GRUPI PARLAMENTAR SOCIALIST DHE NQSE NUK E VOTON OPZITA..LE TE VENDOSE POPULLI ME REFERENDUM……
Ndjese ,ti Niaziu …nuk eshte opozita qe nuk e voton ..eshte Ilir Meta ..
ai HALEati i juaj
Avokat ,nuk e keni ju radhen e ka Spartak Braho …s’ke cfare i ben …ai ka pecedencen …ka qene hetues i sh nderuar …
Po humbet kohen avokat ,dhe sikur te cojne ne ate vend {s’te cojne} do humbasesh dinjitetin !
Nga dhalla, nxirret hirre e gjize.
Zoti Ngjela dhe te tjere si ai nuk i pershtatet klishese se qeverise se re, ai lufton me shpirt per te drejtesi,por fatkeqesisht ne kete bote ka te drejta, por nuk ka drejtesi. Ai kerkon drejtesi por drejtesia e tij nuk eshte ajo qe po ben deri tani qeveria e rilindjes, e cila po e humbet emrin qe i ka vene vehtes dhe po kthehet ne qeveri te enderimit te rilindjes, ose me mire ne qeveri te llafeve dhe te gjumit. Shqiperise po i afrohet nje rrezik i ri, rreziku i mosveprimit. Nga hici vjen hici dhe deri tani ka vetem nje Hic te madh. Asgje spo leviz dhe kur uji i qelbur nuk leviz kthehet ne mocal.
Avokat Ngjela duhej te pranonte detyren e Keshilltarit te Kryeministrit Rama, pasi ai ket epune po e ben pa pagese, sepse e ka pasion. Me kete rast dua te shtoj se Kryeministri Rama e di shume mire se korrupsioni nuk luftohet me te vdekurit e pakallur si Nishani, Lalla e compani qe Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutret e tij i vune per t’i perdorur se mburoje te krimeve, vjedhjeve e tradhtive kombetare te tyre. Hapi i pare juridik do te jete riparimi i difekteve te Kushtetutes se RSH, te shkaktuara nga nderhyrjet djallezore te Sali Baba Gadafit te Shqiperise, por kjo beteje kam besim se do te filloje pas pranimit te statusit te kandidatit te BE te Shqiperise , qe kerkon konsensusin e te gjitha partive politike parlamentare te kuvendit te Shqiperise.
Vetem korigjimi i Kushtetutes e zgjidh kete pune.
DELETE
Nuk eshte nga Librazhdi,eshte nga Gramshi.
Merita me e madhe e Spartak Ngjeles eshte puna e bere nga ai per vleresimin e ngjarjeve te 1997-es. Aty ai u provua sa inteligjent, trim dhe parimor ishte. Nuk mund te jete me shume sot. Pavaresisht interesave te tanishme te ish “GARIPIT TE BROADWAY-it” .
Jo Alban,JO,nuk eshte Ali Baba Saliu,por esht Iliri Ali Baba me 40 hajdute,prandaj Edvini nuk mund te luftoje korupsionin.
E ke pare si po reagojne,SHBA,OSBE,shoqata te tjera kapitaliste,per ligjin e ri te korupsionit?
Si mundet qe kapitali dhe te koruptuarit,te konfiskohen,si mundet qe ajo pasuri e pa matur tu meret dhe ti kethehet atij qe ja ke grabitur? Si mundet qe ne nje popull te tille te vogel si ne te behen keto fenomene qe te kujtojne Leninin,dhe teorine e tij?
Prandaj kapitalizmi nuk mund te lejoje qe te shkoje haka tek i zoti,qe prona e vjedhur me metoda e forma fashiste(si ndarja e tokes,me ligjin famekeq) tu kethehet pronareve te ligjshem.
Keto fenomene nuk do te ndodhin,jo se ndodhet sot LLalla,prokuror dhe Nishani prsidet,por sepse,sistemi qe ne po e kerkojme,nuk lejon qe njerezit qe po e ngrene kete sistem te rezohen,te burgosen dhe te shkaterohen ekonomikisht.Atehere ne do quhemi vend komunist,se vetem ai sistem ka aftesine,fuqine,dhe te drejten,per te bere nje gje te tille.
Prandaj Avokati,kur flet kete ka parasysh,sepse edhe vete e di se ky sistem nuk mund te vere drejtesi ne kete teme qe,ka shkruar,duke menduar thenien e nje te mençuri” MUNDOHU TE ARGETOSH TE TJERET PER GJERA QE TY NUK TE INTERESOJNE ASPAK” Mos harxhoni kohen kot me tema te tilla qe nuk jane te zgjidheshme.
Kur nje ekip fare i vogel hetuesish fierake punuan ne heshtje dhe i dhane publikut skemen e tipit “ruzhdie” te vjedhjes galopante ne zgjedhjet parlamenatre te 2009_es ,pikerish kur terrori i dr.dhjeramanit nuk njihte me kufij,,,,,,,mendova qe ka njerez qe punojne me dashuri dhe perkushtim per Shqierine.Ishte me te vertete nje kontribut spektakolar dhe me se i domosdoshem per ngritjen dhe bashkimin e Popullit Opozitar ne proteste.Njerzit e moren vesh se me skemen”ruzhdie” u kuseruan votat,ne te gjithe territorin shqiptar
Zoti Ngjela,ne kushtet qe po jetojme eshte shume me e lehte per kete takem njerzish qe padyshim jane shtuar te bejne punen e tyre profesionale,qe bie ndesh me llalen dhe jar-sakatin.Keta njerez nuk bejne zhurme ,zoti Ngjela.Keta bejne vetem punen e tyre,,,,,,me hirin apo pahirin e llalles,jarit,dr.dhjeramanit,,,,e gjithe sojit te tyre,qe nuk e do shtetin e se drejtes per shqiptaret.
Ore ky eshte ai Ngjela qe dikur i thonin Ngjala, qe ka bere 3 gjygje e ka humbur 4? Ky ka nderruar 7 parti deri tani e nuk eshte votuar e jo me te behet Kryeprokuror.
Korigjim : zoti Mehmet Metaj , Llalla,dhalla, nuk eshte nga Librazhdi ,por bash nga Gramshi !
Ngjela i ben mire analizat ,por me kendveshtrim interesi personal .Ben shume filosofi,gje e
mire ,por e amalgamizuar me nje doze te theksuar sofizmi ,gje e ben Ngjelen nje neomakia-
velist , me tendenca te theksuara anarkizmi . Sidoqofte me pelqen euridicioni i tij . Kjo shpje-
gohet me faktin se ka patur shume kohe te ”lire,, ne dispozion per t’ju perkushtuar studimit,
mbase edhe gjuheve ?! ….