Pas deklaratës së fortë të ambasadës së SHBA dhe të BE që akuzonte opozitën për bllokim të procesit të reformës në drejtësi, ka reaguar dhe Avokat Spartak Ngjela.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri deklaratën e duhur për fatin perëndimor të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po kështu edhe ambasadorja e Bashkimit Europian.
Shqiptarët që sot fillojnë të besojnë realisht në ngritjen e dinjitetit të tyre dhe në vendosmërinë morale të aleatit të tyre të madh: United Sates of America
Shqipëria po shkon drejt sigurisë së saj historike për zhvillim, prosperitet dhe drejtësi, që do garantojë popullin dhe do ndëshkojë korrupsionin; që do të sigurojë shqiptarët në dinjitet dhe pronë dhe do të ndalojë abuzimin e çdo lloj politike korruptive”, shkruan Ngjela në adresën e tij në facebook.
aman o do mari ky nje nga ato vendet me 6 milion lek n muaj qe ta mbylli gojen.
burri ne moshen e tij kaq servil, e lepires, gjynaf