“Nuk ka ndonjë çarje në koalicionin opozitar, nuk mund të flitet për gropa dhe mungesa”, thotë kreu i PLD, Spartak Ngjela. Duke komentuar në një intervistë për gazetën “Shqip” debatin që ka shkaktuar mbledhja e partive aleate të PS, Ngjela thotë se koalicioni opozitar ende nuk e ka përfunduar marrëveshjen.
“Unë nuk shoh ndonjë çarje, sepse mendoj se bisedimet për marrëveshjen nuk janë kontradiktat. Koalicioni ynë opozitar ende nuk e ka përfunduar marrëveshjen e vet. Prandaj nuk duhet të flasim as për gropa dhe as për mungesa. Politika është politikë dhe ajo është e tillë edhe në rastin e marrëveshjes”, thotë Ngjela.
Ngjela e komenton me anë të një pyetjeje rikthimin e mundshëm të disa figurave pranë PD-së. “A mundet për shembull, që ju ta përjashtoni mundësinë se këta persona kundërshtarë të Saliut nuk kanë shkuar atje, pranë tij, që ta rrëzojnë Saliun?”, thotë ai.
Ngjela është i bindur në fitoren e Partisë Socialiste në 23 qershor dhe shprehet se rreziku i vetëm i kryetarit Rama është administrimi i kësaj fitoreje. Sipas Ngjelës, për ta bërë sa më mirë këtë, ai duhet të delegojë pushtet.
“Ngandonjëherë administrimi i fitores është shumë më i vështirë se administrimi i humbjes. Në rastin e politikës, fitorja është pushtet dhe, menaxhimi i fitores do të thotë menaxhim i pushtetit. E pra, ky është rreziku për kryetarin socialist dhe, në thelb, ky lloj menaxhimi do të thotë: delegim i pushtetit”.
bravo avokat e faleminderit
se harrova te thosha qe edi ate te elbasanit qe firmos pa e ditur se ku hedh firmen mos e vur per deputete se njerez pa shtylle kurrizore nuk na duhen ne parlament