Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Korçë, në afërsi të kthesës së Kapshticës. Një makinë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Mësohet se shkak për aksidentin është bërë ngrica në rrugë dhe mjegulla e dendur. Policia tha se makina e aksidentuar mban targat KO7110B, ndërsa viktima është E. Nasi, 73 vjeç.