Ish-deputeti Nikollaq Neranxi ka denoncuar në Policinë e Vlorës, shefin e Policisë së Kuçovës, Vojo Peçi.
Neranxi thotë se ai e ka fyer dhe kërcënuar me jetë, ndërsa ka qenë në një drekë me miqtë e tij në Porto Palermo.
“Unë kam një shtëpi në Himarë dhe ngjitur me shtëpinë time është personi në fjalë.
Dje pas darke u largova për te makina.
Ai më kërcënoi nga lart, duke më fyer shumë rëndë”, ka thënë Neranxi për News 24.
Për këtë arsye ai e ka denoncuar atë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e qarta të kësaj ngjarje.
KY NERENXI ESHTE NJE HAJDUT KU I GJETI LEKET KY B,,,Q KA ZAPTUAR GJYSMEN E SHQIPERIS???