Kryesocialisti Rama i cilësoi historike zgjedhjet e 23 qershorit dhe shprehu sigurinë e plotë se koalicioni i majtë do të fitojë bindshëm.
“Kemi vullneti të garantojmë ndryshimin më 23 qershor. Zgjedhjet do jenë po aq historike sa ato të 22 marsit 1992, populli shqiptar i dha një votë plebishitare ndryshimit rrënjësor në 1992, në 23 qershor populli shqiptar me një tjetër votë plebishitare do mbyllë kapitullin e rrënimit dhe do hapë kapitullin e shpresës dhe ëndrrave që do bëhen realitet me Shqipërinë Europiane. Më 23 qershor, bashkimi ynë i kthen Shqipërisë të drejtën natyrale për t’u qeverisur nga shumica dërrmuese, për të mos mbetur kurrë më peng i pakicës”.
Rama e krahasoi koalicionin që kryeson me një tren që ka destinacion Europën. “Qytetarët të zgjedhin vagonin që duan, por të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që po shkon drejt humnerës, ai le të shkojë se aty e ka vendin, por të mos marrë me vete shqiptarët e ndershëm”, tha ai.
Dojaka: Pjesë e koalicionit të fitores, në shërbim të kauzës që ishte amaneti i të parëve
Kreu i Partisë Aleanca Popullore, Artur Dojaka, në fjalën e tij në Konventën e PS-së u shpreh se çështjet kombëtare nuk mund të jenë patericë për politikanë që i përdorin vetëm për interesat vetjake. Ai u shpreh se AP është pjesë e koalicionit të fitores, për të qenë pranë çdo çami dhe shqiptari ku që gjendet sa herë të jetë fjala për interesat e vendit.
“Jemi këtu të mbrojmë vendosmërisht liritë dhe të drejtat e çdo shqiptari. Duam një Shqipëri më të mirë, për çamët dhe shqiptarët e kudondodhur. U ndamë nga pseudokauza dhe pseudopolitikanë që përfaqësojnë vetëm interesa meskine. Çështjet kombëtare nuk mund të jenë paterica e radhës, ku gjejnë mbështetje politikanë që kanë për qëllim vetëm interesat vetjake.
Jemi në mes të kësaj aleance se jemi pjesë e Shqipërisë europiane. Ne do të na keni në krahë sa herë të bëhet fjalë për interesa të vendit. Ne kemi vënë zemrën tonë, mundësitë tona dhe gjithçka tjetër në shërbim të një kauze që ishte amaneti i të parëve tanë. Jemi sot pjesë e këtij koalicioni, koalicionit të fitores”, tha Dojaka.
Nis Konventa e PS, Rama: Këto zgjedhje historike, kemi programin më të detajuar për to
Partia Socialiste mban sot Konventën zgjedhore, një takim dyditor i konceptuar në formën e një spektakli, ku protagonistë do të jenë 140 kandidatët për deputetë, aleatët e PS-së dhe shpalosja e programit “Për një Rilindje shqiptare”.
Konventa nisi sot paradite në Pallatin e Kongreseve, ku po mbajnë fjalën krerët e 37 partive aleate të PS-së, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Pak minuta para nisjes së Konventës, kreu i PS-së, Rama, tha se e majta ka programin politik më të detajuar. “Këto janë zgjedhje historike, kemi programin më të detajuar. E majta vjen në koalicionin ,ë të madh në histori për të rrëzuar pushtetin e Saliut”, tha Rama për A1 Report.
Ja pra qe camet qe jane per ceshtjen came zgjedhin rruge e vertete te zgjidhjes se ceshtjes,. Bravo, camet jane me ju sepse ata meritojne te perfaqsohen nga njerez tama e jo njerez qe luftojne per pushtet.
Mese e drejte , per kete dite kan luftuar dhe e meritojn qe te vihet drejtesi per kete diktature, perpara RILINDJE PS Edi Rama bravo , urime per fitoren e bukur qe do merni
Reflektimi per rilindje behet me i qarte,me i madh,e me i paster gjithmone,dhe aspekti pozitiv per fat te mire eshte se shume forca politike,edhe pse me ndonje elektorat modest,behen perkrahes te saj,dhe jo rober te karrigeve te pushtetit apo servila te sulltaneve te saj,Sa me te bashkuar,me e sigurt fitorja!Rilinde !!
Zoti vonon po nuk harron , dhe ka sjelle shpetimtarin e tij te cilin e ka quajtur Edi Rama dhe me RILINDJE , bravo urime per fitoren e sigurt per SHPETIMTARET PS
Dojaka ja mori ne kthese Idrizit se ky e kishte vene ne terezi me sa dukej dhe ne vend qe te ngrinte zerin per Camet flinte gjume.
Kjo eshte ajo qe duhet te bejne te gjithe. Te bashkohen me rilindjen per te fitur shqiperine sepse programi i Rilindjes eshte programi me i mire.
Idrizi ka kaq kohe qe eshte ne parlament dhe per rezoluten Came u kujtuar tani ne kohe fushate,kur Berisha 8 vite nuk u kujtua nese egzistojn apo jo Camet, idrisi serisht ben koalicion me te. turp ti vije atij qe flet per interesa kombetare dhe interesa te komunitetit Caman, ndersa vepron per interesa personale.
Bravo Dojaka, deri tani
Bravo Dojaka, deri tani nuk ka qene ne qeveri per te mbrojtur interesat e Cameve, por vetem per te mbrojtur interesat e tij personale, interesat e ulta meskine. Camet ndjehet me te perfaqesuar se kurre me AP
As Aleanca Kuq e Zi me rotetikat e saj nacionaliste dhe as Idrizi nuk jane ne mbrojtje te interesave te shqiptareve, ndaj ata me 23 Qershore do te marin ndeshkimin e merituar. RILINDJE
Nomi Nomi do jete mer , boll sali qe vodhe tashi gjygji te pret dhe nacut e burgut te presin me pa durim 😀 , Rroft Edi Rama je i madh ti na ke sjell ketu ku jemi falimenderit per cdo gje te bukur qe na ke dhene dhe po na jep dhe gezimin me te madh e kemi me 23 qeshor dhe kjo fale teje
Aleanca per Shqiperine Europiane dhe Edi Rama jane fituesit ne zgjedhjet e 23 qershorit te cilat kane nje rendesi te vecante per gjithe Shqipetare pasi do hedhin poshte nje regjim te kalbur dhe qe mundohet te perserise regjimin e kaluar.
Rama je vertet vizionar dhe vetem per kete une mendoj se e meriton dhe patheter qe shqiptaret me zgjuarsin e tyre do te dine te ta japin nje mundesi per t’iu treguar se ti di ta ndryshosh shqiperin me vullnetin tend dhe me bindjen tek nje e ardhme me e mire
mbaheni mend te gjith
ky pikpongu IDRIZI pas zgjedhjeve do te kerkoj te kaloj nga kualicioni i majte
Edi Rama,jeni trainer dhe lojtar sulmi i skuadres Socialiste…per te fituar duhet edhe nje Kosh Tre pikesh me 23 Qershor…Ju duhet ta Beni Koshin Tre pikesh me 23 Qershor,te Fitoni Lojen si dhe per kater vitet e ardheshme,Skuadra Socialiste te shpallet KAMPIONE….
Fitoren ta administroni mire sic keni keshilluar lojtarin e skuadres Tuaj,Gregorin..!! Fitore,Edi Rama..!!
“T’i japim Shqipërisë ndryshim cilësor. Kjo konventë nuk është thjesht një manifestim zgjedhor që e bëjmë në prag të fushatës. Është përpjekje që ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve të gjejnë realizim të plotë. Ekipi ynë do jetë i ndryshëm. Kjo konventë hap rrugën e suksesit tone. Nuk ka rrugë tjetër vetëm ai ajo e fitores së opozirtës”
-Cit. Paskal Milo, mashtrues
Zoti rama, jam shume i zhgenjyer nga koalicioni qe keni bere me Lsi… A i boll u tall me voten tone per 8 vjet dhe tashme eshte koha qe voten ta kaloj majtas apo djathtas, ndonese kete vit do te votoj kandidatet e pavarur…!
Ky zoti Rama kur hap nje fushate apo nje konvente e hap sikur te jete ndonje show apo sikur te jete tamam fushate… Je shume i mire si nje prezantues zoti rama, sinqerisht
Ju mire qe nuk mbushni sheshet por nuk mbushni as pallatet per konventat… Apo edhe ne kete rast fajin e ka berisha -_-
Njerezit jane te lodhur dhe te merzitur me ju se tepermi
Teksa po shikoja konventen sot pashe qe ne rreshtin e 4-5 ishin ca flamuj te partise komuniste… Enveri do te ishte krenar per ju sinqerisht
Bravo, shume urime, kjo po qe ishte nje konvente e deshtuar ne cdo kuptim te mundshem, ju uroj deshtime te metejshme 🙂
Rse duhet ta braktisim ne Berishen? A ka PS nje alternative me te mire, se Berisha per kryeminister? A eshte Rama alternativa?! Une do ta votoj Berishen, se e dua PS dhe dua te pastrohet nga Rama, Tahiraj, Ballaj,Veliaj, e gjithe shoqet partizane qe ka nxjerre ne vije te pare ne vitet e fundit. Dua PS e dikurshme!Prandaj do votoj PD derisa ose keta te ikin, ose eksponentet e vertete te PS si Malaj, te marrin guximin e te dalin me parti te re. Mos more me Tahiraj e Ballaj do shkojme ne BE!
Me pelqen shune entuziazmi qe shfaqet neper komente per fitoren e padiskutueshme e te merituar te socialisteve, por kini kujdes se larg qofte ja u mer perseri doktori, zhgenjimi do jete kaq i madh sa ka rrezik qe ndonjeri nga ju do na vrase veten. Sa patetike me dukeni. Hahahahahahahah