Zyra për shtyp e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, bën me dije se kjo ministri i është drejtuar të gjitha Ministrive që kanë dhënë koncesione në fusha të ndryshme, të dërgojnë pranë MZHETS listën e plotë të tyre.
Sipas kesaj ministrie Ky vendim është ndërmarrë pas kërkesave dhe ankimimeve të disa bizneseve sipas te cilave janë dhënë një numër koncesionesh me parime të padrejta kundrejt konkurrencës së lirë si edhe me kompetenca që i vendosin bizneset përfituese të koncesioneve, në kushte të pabarabarta, disa herë madje edhe në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg.
Sipas MZHETS, në momentin që lista e plotë e koncesioneve, së bashku me të gjithë paketat shoqëruese, do të jenë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, do të ndërmerret një analizë e tyre. Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, MZHETS do të paraqesë para qeverisë kërkesat për heqjen e tyre.
filloi nga gjobat Ben Ahmetaj 🙂 U kane mbaruar parate o Beno, i ka shtrydhur Saliu, nuk kane te te japin dhe ty, gjej ndonje menyre tjeter te rrjepesh ndonje leke vlla
hahahahaaa 🙂 Sakte fare. Benua esht ujk i vjeter, do tia gjej anen 🙂 mos ia qaj hallin
Haxhinastos dhe ketyre ua kerkon kot dhe kjo duket nje loje e ndyre, mbasi listat e koncensioneve ne ekonomi keta dy i kane dhene dhe perpara tyre i ka dhene shemtira Genc Ruli, madje edhe ti o Ben Ahmetaj ke marre shume koncensione nga keta, sidomos nga miku dhe patriroti yt Genc Ruli me te cilin je ortak, ose deklaro se ku i ke vendosur ato 40 milion euro llogari bankare qe te permendin sa per sy e faqe, ata miqte e tu te bizneseve, hajdutet e Berishes