Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i konsideron sulme prej spekulantësh komentet në disa media sipas të cilave gjatë ceremonisë së dekorimit të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është hequr busti i Heroit Kombëtar Skënderbeu.
Në fakt busti i Heroit Kombëtar ishte jo vetëm gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Presidencë, por edhe gjatë darkës së shtruar në fund të vizitës së Presidentit Erdogan.
Siç e tregon edhe kjo foto ai ishte në vendin e tij në ambientin ku u mbajt darka zyrtare e dy delegacioneve të kryesuara nga presidentët, Nishani e Erdogan.
Presidenti i bëri këto deklarata në Gjirokastër, në përgjigje të interesimit të medias, pas ceremonisë së dekorimit të disa grupeve polifonike për ruajtjen e vlerave të Folklorit Shqiptar.
Gjithashtu Presidenti ka dekoruar me titullin “Nder i Kombit”, Çerçiz Topullin në 100 – vjetorin e vdekjes.
Dekorimi i Presidentit për grupet polifonike është në shenjë inkurajimi për zhvillimin e polifonisë labe. Kreu i shtetit ka ndjekur nga afër edhe një prej netëve të Festivalit Folklorik, që po mbahet në Kalanë e Gjirokastrës.
Or ti pa mustaqe,- akoma i bie fyellit në një vrimë more? Ta nxorën Skënderbeun aty ku dekorove Erdoshejtanin “me zë e me figurë” ndërsa ti vazhdon avazin “tralala e trylyly”! Le që harrova sepse nuk e lexon “Dita-n” por fahri 55-çin ti ? Na ke vënë një njollë turpi ne ushtarakëve or tetar saqë nuk po dimë a do ta fshijmë dot dhe në fund të këtij shekulli !