Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 23/2015 “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”.
Janë gjashtë argumente që Presidenti përdor në relacionin shoqërues,duke sqaruar se rregullimet ligjore të parashikuara në lidhje me shërbimin diplomatik do të ndikojnë në drejtim të politizimit të diplomacisë, gjë e cila është e papranueshme për një vend që aspiron të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Nishani thekson se ekziston mundësia që të fundoset e gjithë trupa e diplomatëve të karrierës dhe të krijohet një trupë e diplomatëve të rinj që nuk kanë një karrierë diplomatike, por që i shërbejnë politikës së radhës që është në pushtet.
“Ky rregullim ligjor i ofruar nga Qeveria dhe mënyra si mendon ta depolitizojë Shërbimin e Jashtëm është shumë i dyshimtë.
Kjo zgjidhje ligjore, jo vetëm që nuk i shërben qëllimit që synon të arrijë përmes këtij ligji, por e përkeqëson dhe jep mundësi të politizimit të tejskajshëm të Shërbimit të Jashtëm si dhe krijon premisa të shpërfillen diplomatët e karrierës dhe të krijohet një trupë e re diplomatësh politikë, gjë e cila është kritikuar gjatë këtyre viteve.
Ky rregullim ligjor është në kundërshtim me praktikat më të mira të vendeve evropiane të karrierës diplomatike, të cilat ndjekin sistemin e karrierës së plotë, me përjashtime shumë të rralla dhe vetëm për arsye shumë madhore që lidhen me interesa shumë të mëdha kombëtare apo zona të nxehta lufte”, theksohet më tej.
Një pjesë të këtyre kritikave, u bënë edhe nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm, të cilët fillimisht ia kthyen mbrapsht Ministrisë së Jashtme projektligjin.
Argumentet
Së pari, presidenti kritikon kriteret për përzgjedhjen e personave që hyjnë në shërbimin diplomatik. Sipas tij, ligji nuk ka vendosur asnjë kufizim për përzgjedhjen e personave jashtë sistemit të diplomacisë, duke bërë të mundur që në çdo rast të shpërfillet trupa e diplomatëve me grada në Republikën e Shqipërisë në këto 17 vite.
Nishani shprehet se ky rregullim ligjor i ofruar nga Qeveria dhe mënyra si mendon ta depolitizojë Shërbimin e Jashtëm është shumë i dyshimtë.
“Kjo zgjidhje ligjore,-argumenton Nishani, jo vetëm që nuk i shërben qëllimit që synon të arrijë përmes këtij ligji, por e përkeqëson dhe jep mundësi të politizimit të tejskajshëm të Shërbimit të Jashtëm si dhe krijon premisa të shpërfillen diplomatët e karrierës dhe të krijohet një trupë e re diplomatësh politikë, gjë e cila është kritikuar gjatë këtyre viteve.
Së dyti, Nishani kundërshton dhe mënyrën se si kandidaturat në Misionin e Jashtëm përzgjidhen nga një Komision i Posaçëm, i cili i propozon Ministrit të Punëve të Jashtme kandidaturën më të përshtatshme.
Ky Komision i përzgjedhur nga Ministri përbëhet nga: Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së; dy diplomatë të karrierës dhe dy ekspertë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Por sipas Ministrit është e paqartë dhe e pasigurt mënyra si do të përzgjidhen anëtarët e komisionit dhe mënyra si do të funksionojë komisioni dhe do të marrë vendimet ky Komision.
Një tjetër argument është përcaktimi ligjor ku thuhet se: ‘Përpara emërimit të Ambasadorit nga Presidenti i Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar Ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar’.
Por Nishani shprehet se nuk është përcaktuar qartë momenti se kur do të thirret në seancë dëgjimore kandidati i propozuar; nuk është përcaktuar procedura që do të ndiqet nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe as afati kohor kur ky komision do të dërgojë raportin tek Presidenti i Republikës, për t’i dhënë mundësi që ky i fundit të shprehet përfundimisht referuar përcaktimeve kushtetuese. Ky përcaktim është më se i nevojshëm, kur ligjvënësi ka përcaktuar dhe një afat kohor që Presidenti të shprehet.
Si argument të katërt, Nishani shpreh rezerva për afatet ligjore që Presidenti ka për të emëruar ose për të shkarkuar ambasador brenda 30 ditëve. Nishani thekson se në kushtet kur Ligji nuk përmban afate ligjore për komisionin e posaçëm, Ministrin apo Kryeministrin është e papranueshme të përmbajë afate ligjore për Presidentin e Republikës.
Në vijim të argumenteve të tij, Nishani kritikon dhe mënyrën e vlerësimit dhe të vazhdimësisë së karrierës dhe mënyrën e dhënies së gradave nga Komisioni i Karrierës, duke theksuar se projektligji i ri nuk jep siguri.
NE KETE RASTE PRESIDENTIAL KA TE DREJTE
O Bujar Doraci!
E ke te kote qe kundershton ligjet e mazhorances,sepse pas pak ditesh edhe SALI krimineli
nuk do te kete mundesi te te mbroje. Ai po ben llogarite e tij qe te mos futet ne burg, por
gabon, p[asi ditet ne liri i ka te numeruara. Pas tij e ke radhe zotrote.
hera e pare qe jam dakort me mustaqen dhe jo me pionieret e sharlatan piktorit.Ky projektligj e con plotesisht diplomacine ne duart e Rames ose te Saliut.Eshte njesoj si kodi zgjedhor alias vizatimori.
Ke shume kohe qe komenton si kris 1, ste kam pare ndonjehere qe te komentosh ne favor te piktorit, kurse tani deklaron se qenka hera e pare qe je me mustaqen, ti gjithmone me salehun ke qene, keshtu qe mos bej zorranjosin.
Nuk eshte detyre e Nishanit, te thote keto! Parlamenti e ka per detyre te shohe ligjshmerine dhe gjykata kushtetuese te flase ! Bujari i berishes duhet te thote po ose jo!
Sa qe PD nuk e voton ne parlament nje ligj sakati nuk ka se si ta dekretoje kjo dihet Ai eshte funksionar i asaj partie dhe shpreh vetem vullnetin e tij Pastaj ai ka edhe nje shef qe e urdheron se cfare duhet te beje dhe ai ushtari i bindur i tij.