Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike.
Sipas presidentit, ky ligj, përmes vendosjes së kamerave të sigurisë të cilat përfshijnë sheshe të hapura, parqe, kënde lojërash, mjedise të hapura apo të mbyllura publike, mjedise të punës ku ushtrohet një biznes privat, mjedise të hapura dhe të mbyllura për fëmijë, cënon të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, e garantuar nga neni 35 i Kushtetutës.
Gjithashtu, Nishani shton se “ndërhyrja në të drejtën për jetë private dhe familjare përmes masave të parashikuara në nenin 8 të Ligjit nuk është e justifikueshme, e domosdoshme dhe proporcionale”.
“Ligji në fjalë mbasi detyron bizneset, administratorët e pallateve, shkollat private dhe publike, apo të gjitha institucionet publike të instalojnë kamera dhe të ruajnë përmbajtjen e tyre, nuk jep asnjë garanci se si do të ruhen të dhënat personale të individëve të siguruara nga këto kamera”,thuhet në dekretin e Presidentit të Republikës.
Injorant president.
Qytetaret bien dakort te kene me shume siguri, edhe duke humbur pak privatesi. Pyeten qytetaret jo ti.
Privatesia mbrohet me kushtetute te cilen e kemi votuar. Jemi pyetur njehere per kete gje.
Une nuk jam dakord te humbas pak privatesi.
Faleminderit president qe mbrojte te drejtat e mia.