Kriza mes kreut të shtetit dhe mazhorancës, tashmë e bërë publike, ka edhe ajo një emër: sërish atë të kreut të shërbimeve sekrete. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paralajmëruar se nuk do të shkarkojë Visho Ajazin, duke firmosur kështu paraprakisht aktin e luftës me të majtën, që nuk e votoi si kryetar shteti.
Por si e sheh presidenti situatën? A po kryen ai funksionin mbi palët? A ishte i tillë akti i ftimit të Bashës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë? A do t’i bëjë ai rezistencë reformës në drejtësi? Dhe si e sheh ai qeverisjen e vendit? Për të gjitha këto pyetje, presidenti Nishani ka dhënë përgjigje mbrëmjen e kësaj të enjteje përballë gazetarit Sokol Balla, në emisionin “Top Story”.
Do ta filloj me dekretin tuaj për amnistinë. Ç’mund të na thoni? Si i komentoni qëndrimet e mazhorancës?
Amnistia është një dekret që miratohet nga Parlamenti dhe pastaj kalon tek presidenti. Presidenti e ka dekretuar dhe besoj se është një akt për t’u vlerësuar. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë një informacion më të detajuar për të informuar të interesuarit, por gjithësesi mund të them se amnistia përfshin një gamë të gjerë: ata që janë dënuar deri në 3 vjet, ata që kanë pasur moshën 18 vjeçare në momentin e dënimi, për burrat e moshës 60-vjeçare dhe gratë 50-vjecare, sipas kritereve të lejuara, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale. Me këtë rast, për shkak të interesit që kjo çështje ka, besoj se do të ishte me vend që Ministria e Drejtësisë të ishte më transparente.
E majta thotë se ka shkelje të ligjit pasi përfshihen persona për vepra penale të rënda. Pastaj ka edhe vepra penale të të rinjve që janë dënuar për vepra të rënda. Gjithashtu është edhe hashashi, mendoni që amnistia duhet të bëhet pas rishikimit të legjislacionit për këto vepra?
Pyetja është interesante. Vërtet që ka standarde jo të drejta të përcaktimit të masës së sigurisë, ndërkohë që edhe në gjetjen dhe mbledhjen e provave ka defekte. Por qeveria dhe Kuvendi duhet të reflektojnë. Është një çështje që meriton vëmendje.
A mund të ketë një zgjidhje për rastin e hashashit? Lazarati është fshati më i madh në Shqipëri dhe jetesa e banorëve bazohet tek hashashi. Por deri tani nuk është zgjidhur ky problem…
Në rastin e komunitetit të Lazaratit janë fakte që kultivohet hashashi. Kultivimi mbetet jo vetëm vepër kriminale por edhe prioritet, pasi edhe shteti nuk është treguar i fortë. Gjithmonë jemi munduar të mbajmë prioritet bashkëpunimin mes institucioneve, si një mënyrë e zbatimit të konceptit të filozofisë së sistemit ku jetojmë. Kjo, në kuptimin që policia të mos trajtohet vetëm si një mjet pune, por të funskionojë edhe bashkëpunimi me komunitetin dhe të bëhet kontrolli i individëve që kanë reputacion. Nëse shfaqet dobësi nga shteti, kjo inkurajon direkt të gjithë ata të përfshirë në këtë veprimtari. Autoriteti i shtetit asnjëherë nuk duhet të shkelet. Komuniteti i Lazaratit është një komunitet që duhet të jetojë me ekonomi legale dhe investime.
Si e vlerësoni situatën e rendit publik?
Është evidente që situata e rendit vazhdon të mbetet problematike. E rëndësishme është mënyra se si sillet shteti ndaj individëve apo grupeve kriminale. Sa serioz është shteti ndaj tyre, sa seriozisht e kanë institucionet e zbatimit të ligjit përballjen me grupet kriminale, sa mirë e koordinuar është puna e institucioneve. Kjo karakterizohet nga dinjiteti i njerëzve që drejtojnë këto institucione.
A ka një angazhim serioz të institucioneve?
Besoj se isha i qartë, por për mendimin tim ka mungesë vullneti. Nuk është sa duhet.
A u diskutua kjo në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?
Mbledhja kishte të bënte me miratimin e procesit për rishikimin e dokumentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe atij të Strategjisë së Mbrojtjes. Nuk kishte të bënte me çështje të tjera.
Prania e zotit Basha ishte e nevojshme apo provokuese?
Prezenca e kreut të opozitës në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk kishte të bënte me qasjen ndaj qeverisë, por me përfaqësimin e një pjese të shtetit. Pa harruar këtu që presidentit i lejohet të thërrasë personazhe të tjera. Besoj se kam bërë shumë mirë që e kam ftuar zotin Basha. Kreu i opozitës përfaqëson një alternativë se si qeveriset vendi.
Pse nuk e keni ndërmarrë këtë iniciativë kur qeveria aktuale ishte opozitë?
Do ta kisha marrë po të kishte qenë e nevojshme.
Pati një komunikim Rama-Basha, por pastaj një tërheqje të këtij të fundit. A duhet të mbahej ky takim?
Takimet sjellin gjithmonë ç’tensionim të situatave. Por gjithsesi bëhen për çështje që në këtë rast kanë të bëjnë me zotin Rama dhe zotin Basha. Unë nuk mund t’i gjykoj, por në kontekstin e situatës ata mund të takoheshin qoftë edhe për një kafe.
Në media u komentua për ndërhyrje radikale për të sabotuar takimin…
Është në të drejtën e medias që të bëjë komente. Unë e respektoj tërësisht. Sa i takon rolit të secilit, ato janë çështje të sovranitetit të forcave politike dhe unë besoj se vendimmarrja, ecuria e lidershipi nuk janë çështje të momenteve, prandaj ata janë të lirë të vendosin brenda skenës politike ku bëjnë pjesë.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare erdhi edhe një reagim nga ministrja Kodheli, që mund të quhet sulmi i parë direkt…
Unë jam ndjerë i befasuar por jo i lënduar nga përgjigja e zonjës Kodheli, me akuza ndaj presidentit. Dëshiroj të sqaroj se bëhet fjalë për një dokument (dokumenti i Strategjisë së Mbrojtjes) që nuk është firmosur nga presidenti më parë. Ç’kuptim do të kishte që presidenti të ftonte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këtë dokument? Kjo është ofenduese. Së dyti, ka pasur një praktikë të qartë nga presidenti për Ministrinë e Mbrojtjes, në rastin kur kërkohet që vetëm presidenti të bëjë disa lëvizje. E para kishte të bënte me sqarimin e bazës ligjore dhe e dyta, duke qenë se numri i Forcave të Armatosura reduktohej në masë jo të papërfillshme dhe numri i tyre përcaktohet nga Parlamenti, kisha kërkuar që ajo të mos kthehej në çështje teknike, siç e donte ministrja. Kërkoja që të përfshihej Parlamenti në një vendim të rëndësishëm. E treta, duke qenë se një numër i konsiderueshëm ushtarakësh do të largoheshin nga FA, kemi edhe një problem social dhe është detyrim për presidentin që të kërkojë sqarim se cili do të jetë trajtimi social i këtyre njerëzve, pasi i kanë shërbyer vendit për vite të tëra. Këto kanë qenë kërkesat që janë adresuar ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Madje, para se të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare, këto janë diskutuar edhe me ministren. Ka qenë edhe e papritur dhe e pajustifikuar shfaqja e saj ditën që u mblodh KSK dhe nuk ka pasur një reflektim pozitiv prej saj.
Ndoshta nuk ka pasur një reflektim as për rastin e gjeneralit Gërveni. Ai u njoftua në Bruksel se i kishte mbaruar mandati dhe duhet të kthehej në Atdhe. A kemi të bëjmë me një përplasje?
Nuk do ketë përplasje mes presidentit dhe asnjë institucioni. Kam konstatuar në mënyrë të seleksionuar opinione që mundohen të paraqesin një lloj përplasjeje. Asnjëherë nuk ka pasur përplasje, ka qenë gjithmonë një atak ndaj presidentit. Si president kam përgjegjësinë të reagoj institucionalisht dhe të informoj qytetarët për çështje për të cilat vepron presidenti.
Pra, ju thoni se ka një sulm ndaj presidentit?
Kjo është evidente me fakte. Zanafilla daton që nga dekretimi i qeverisë së re. Unë besoj se kam mbajtur një sjellje dinjitoze dhe korrekte lidhur me këtë çështje, duke shmangur procedurat burokratike të dekretimit. Duke pasur parasysh periudhën që nga rezultati i ditës së zgjedhjeve e deri tek dekretimi i qeverisë, kam vepruar sipas Kushtetutës. Duke gjykuar të gjitha rrethanat në serioze, ofrova gjithë kontributin tim që shqiptarët të kishin menjëherë një qeveri, sepse ata për këtë kishin votuar, për të zgjidhur çështjet emergjente. Por gjesti i parë i qeverisë ishte heqja e fotos së presidentit nga zyrat e shtetit, a thua se kjo ishte emergjenca e qytetarëve shqiptarë.
Së fundmi keni pasur një takim me kryeministrin. A e pyetët përse e mori një vendim të tillë?
Jo, sepse unë nuk e konsideroj çështje personale. Çështja e fotos është institucionale dhe shtetërore. Presidenti është kryetar shtetit dhe protokolli që përcakton figurën e përfaqësimit njeh kryetarin e shtetit. Kjo çështje lidhet me prezantimin dhe përfaqësimin e shtetit shqiptar. Kemi një sulm politik ndaj presidentit. E nisa me çështjen e fotos, ndërkohë që ka pasur deklarata politike të deputetëve jo pa eksperiencë të PS, në Parlament dhe jashtë tij, kundër dinjitetit dhe figurës së presidentit. Për shembull, dekretet për Gjykatën e Lartë rrëzohen dhe nga mazhoranca argumentohet se: s’kemi asnjë ankesë ndaj kandidaturave, të cilat plotësojnë kriteret, por presidenti nuk është konsultuar me ne. Duhet të citojmë drejtë vendimet e gjykatës. Kushtetuesja thotë se presidenti duhet të konsultohet me grupet parlamentare për kriteret shtesë. Pra, rrëzimi i tyre është një mesazh i qartë politik kundër presidentit. Në rastin tjetër, ministri i Brendshëm kërkon takim me presidentin, bëhet takimi dhe papritur ai organizon një konferencë shtypi pranë Presidencës duke akuzuar presidentin. Po ashtu bën edhe ministrja e Mbrojtjes, që sulmon pa argument presidentin.
Po për rastin e gjeneralit Gërveni?
Ligji thotë se në momentin e krijimit të një vakance, presidenti vendos mes kandidaturave. Akti i fundit i ministres së Mbrojtjes (vendosi shkarkimin e gjeneralit Kristaq Gërveni kur kjo i takonte presidentit), që kundërshton pushtetin e presidentit, është një marrje kompetence. Është mesazh i qartë politik.
Pse ju mendoni se ishte ministria e Mbrojtjes që shkeli kompetencat dhe jo ju që bllokuat rastin e Gërvenit?
Sepse bëhej fjalë për një ushtarak me gradë gjeneral, që ka kryer detyra të rëndësishme në Forcat e Armatosura. Nuk mund të shkosh direkt në masa ekstreme. Edhe një gjeneral tjetër u propozua të shkarkohej sepse supozohet se është përfshirë në afera korrupsioni dhe abuzim të detyrës. Janë organet e drejtësisë që e vendosin, s’mund të merren masa ekstreme. Prokuroria nuk ka gjetur as provat minimale për këtë rast. Ç’përgjigje mund t’i jepja unë këtij gjenerali? Në këtë kontekst unë vazhdoj të qëndroj me bindjen e thellë se sjellja e institucioneve është garanci.
Në rastin Gërveni jeni përplasur edhe me Shtabin e Përgjithshëm, me shefin e tij që e keni patur ish-këshilltar dhe e keni dekretuar në krye të ushtrisë…
Po, dhe nuk kam bërë gabim që e kam dekretuar. Sot doli gjykata që konfirmoi se asnjë urdhër nuk mund të jepet për shkarkimin e gjeneral Gërvenit. Pavarësisht se shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka qenë i deleguar nga unë, gjë për të cilën nuk jam penduar, ai duhet të sillet në rrugë institucionale e kushtetuese.
Po thoni që ai ka shkelur Kushtetutën?
Gjithçka është e qartë.
Ju do ta adresoni çështjen e Gërvenit? Do ta cilësoni të mbaruar punën e tij në NATO dhe a ka ardhur tek ju propozimi i ministres?
Do të veproj sipas ligjit dhe Kushtetutës. Sa për kërkesën, ajo ka ardhur.
Përse nuk firmosët disa kandidatura për ambasadorë, p.sh zotin Gjinishi në Arabinë Saudite, pse nuk e dekretuat?
Unë kam shprehur një shqetësim Ministrit të Jashtëm për procedurën e emërimit të ambasadorëve të rinj më pas edhe kryetares së Komisionit dhe më pas edhe Kryeministrit për mungesën e një procesi, diskutimi paraprak të kandidaturave me Presidentin. Kam besuar dhe besoj që një proces paraprak mes Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit pse jo lidhur me kandidaturat potenciale për ambasador pasi në morinë e emrave mund të ketë arsye që Presidenti të ketë rezervat e tij në raport me standardet që kërkon Presidenti për një person që do të përfaqësojë shtetin, jo qeverinë.
Për Gjinishin ishin parimore apo rezerva konkrete?
Në të gjithë rastet kur Presidenti do të refuzojë apo të miratojë propozimet e një qeverie ka dhe do të ketë një arsye konkrete me standardet që duhet të kenë personat për të marrë besimin e plotë të Presidentit për të shërbyer si përfaqësues i shtetit shqiptar në një vend tjetër.
A ka patur një arsye konkrete, pse e refuzuat?
Natyrisht ka patur, për të dy ambasadorët e propozuar, në të dy rastet ka patur arsye konkrete.
Po zoti Ndreca pse të mos ishte ambasador në Vatikan?
Në respekt të transparencës dhe po ju them që në rastin e zotit Ndreca nuk mund të kisha besim që një person i cili ka konkluduar se Presidenti i vendit, është njeri i paaftë në kapacitetin intelektual në kapacitetin fizik dhe mendor, që ky person me këtë konkludim, me këtë perceptim, me këtë të folur të përfaqësonte si ambasador i plotfuqishëm vendin tim atje ku ishte.
Ai ka shprehur mendimin e tij për karrigen e presidentit, por jo individin?
Unë nuk kam asgjë në raportin personal. Është në të drejtën e tij për të shprehur të gjitha konsideratat. Unë kam përgjigjen e qartë që si President nuk mund t’i besoja personalitetit të një individi me këto standarde.
A është e vërtetë që po i rezistoni ndryshimit të ambasadorit në Londër?
Nuk ka asnjë propozim të tillë nga qeveria.
Prej 6 muajsh jeni me një qeveri tjetër. A keni operuar me të njëjtin standard, apo me Berishën thjesht keni firmosur? Më tregoni një rast kur keni refuzuar Berishën?
Përpara se qeveria e re të dekretohej, para se të bëheshin zgjedhjet parlamentare, ka patur një proces që duhet të ishte futur në kontekstin për një numër ambasadorësh. Ishte e gjithë e drejta e ish-kryeministrit të bënte propozimet e tij. Zoti Berisha mendoi që duke qenë se ishim përpara zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve, të mos i sillte këto propozime por t’ia linte qeverisë së re.
A jeni i bindur që jeni mbi palët dhe bashkëpunues?
Kam një bindje që kam qëndruar mbi palët…
Nga Rama duket se nuk jeni bashkëpunues…. A mund të funksionojë një model francez edhe në Shqipëri, sepse kjo është përvoja e parë që një President i zgjedhur nga një krah tjetër është në detyrë dhe qeveria është nga krahu tjetër…
Është hera e parë që ndodh në Shqipëri dhe unë e kam konsideruar si një shans dhe mundësi për të treguar maturinë si klasë politike, institucione dhe si shoqëri. E kam konsideruar si një provë duke besuar që nuk u mungon asgjë shqiptarëve për objektivat dhe ambiciet politike dhe shoqërore që kanë. I kemi këto kapacitete të të kuptuarit të mekanizmit të shtetit, të ndërtimit të një imazhi real dhe serioz të shtetit dhe gjykoj që mbetet ende një provë për të treguar para të gjithë të interesuarve që vërtet ne e kemi këtë rast që ndodh për herë të parë, por pjekuria jonë politike është në atë shkallë që edhe rastin e parë e kapërcen në mënyrë dinjitoze.
Ju jeni President i Republikës, por ama jeni një politikan në karrierën tuaj. Në politikë nuk vlejnë faktet se sa vlen perceptimi. Po ju sjell një rast, menjëherë pas zgjedhje thirrët një tryezë me krerët e institucioneve të pavarura…fakti që mungoi i vetmi i zgjedhur i majtë, Avokati i Popullit krijoi një perceptim.
Ka mbetur një vlerësim, dashamirësi jo për individin, por për krerët e institucioneve, në momentin që një person arrin në mënyrë kushtetuese zgjidhet në këtë detyrë. Unë e kam shprehur që cdo njeri ka reputacionin e tij politik, por kjo nuk më komplekson dhe mbi të gjitha nuk më pengon që ta drejtoj me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të madhe për ligjin dhe Kushtetutën, me sjelljet që duhet të ketë një institucion në raport me qytetarin. Çështja që u thërrit tryeza ishte për institucionet që kanë natyrë ekzekutive.
Rama u shpreh hapur kritik, nëse sonte do ta kishe përballë si do ishit përgjigjur?
Qeverisja në vende të tilla si Shqipëria që nuk kanë një përvojë të gjatë në çështjet e autonomisë, lirisë, demokracisë, ka mjaft sfida dhe sfida të shumta kemi edhe për procesin që kemi përpara. Unë do të dëshiroja të shihja një dinamikë më të madhe të punës së qeverisë, më shumë punë konkrete për cështjet që shqetësojnë qytetarët. Duhet të diskutojmë, ne duhet të diskutojmë më shumë për çështje që kanë të bëjnë me punësimin, ekonominë, shërbimin shëndetësor, me arsimimin e brezit të ri, me infrastrukturën, me zhvillimin e sektorëve të rëndësishëm sic është bujqësia. Nuk besoj që jam prioriteti i cështjes që shqetëson shqiptarët.
Keni patur një takim prej 2 orësh me Ramën. Kryeministri foli me superlativa për takimin me ju. Unë e pyeta nëse në këtë takim është folur për debatin për kreun e shërbimit të SHISH dhe përgjigjja e tij ishte pohuese…
Ka qenë një takim shumë korrekt, takim i gjatë i pari që ndodhte mes meje dhe kryeministrit në zyrë në kontekstin e diskutimit të shtetit dhe punës. Kemi diskutuar për mjaft cështje për të cilat kryeministri paraqiti këndvështrimet e tij dhe për asnjë sekondë për kreun e SHISH.
Thoni që gënjeu Kryeministri Rama?
Unë në raport me ju dhe teleshikuesit tuaj, dhashë përgjigjen time mbi këtë pyetje, kemi diskutuar për shumë çështje dhe jo për SHISH.
Në intervistën e një jave më parë, Kryeministri Rama deklaroi se shërbimet tona kanë krijuar situata shqetësuese për partnerët tanë, është e vërtetë kjo?
Në të gjitha situatat e konfirmuara vlerësimet për shërbimet tona inteligjente nga partnerët tanë, janë pozitive.
Ka patur informacion ku akuzohet për veprimtari të paligjshëm të SHISH. Ju duket normale që SHISH të përqendrohet tek përgjimi i drejtuesve të rinj të policisë?
Mbledhja e informacioneve është një nga objektivat kryesorë. Duhet të kemi parasysh faktin që partnerët tanë dhe strukturat kanë konstatuar rritje të trafiqeve të lëndëve narkotike. Unë kam qenë Ministër i Brendshëm dhe në kohën kur drejtoja i kam kërkuar SHISH informacione mbi oficerë të lartë të policisë që mund të ishin të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Është detyrë e SHISH të mbledhë informacione për veprimtarinë e mundshme kriminale.
Por dëgjuam kryeministrin e vendit i cili tha se sa i përket valës së fundit të tritolit shërbimi i SHISH ka qenë zero informacion…
Unë besoj që kryeministri duhet të ketë marrë të njëjtin informacion që kam marrë edhe unë. Deklarata e Ministrit të Brendshëm që kishte marrë zero informacion nga SHISH ishte shqetësuese. Menjëherë pas kësaj kam thërritur kreun e SHISH që më ka dorëzuar të gjitha informacionet të cilat u janë dërguar Ministrit e Brendshëm, Kontrollit të Brendshëm….
Megjithatë ka një raport të Ministrit Tahiri të dorëzuar në Komisionin e Sigurisë ku thuhet se informacionet e marra prej SHISH kanë qenë vetëm dy, njëri rezultoi i pavërtetë dhe tjetri i dorëzuar vetëm katër ditë pas arrestimit të grupit të tritolit….
Ka një proces dhe unë pres dhe duhet të realizohet ky proces dhe Komisioni duhet të dëgjojë kreun e SHISH.
Me certifikatë sigurie të skaduar?
Kjo është një alibi e kotë sepse një drejtor i SHISH nuk ka nevojë për certifikatë sigurie, asnjë drejtor i SHISH nuk ka nevojë për certifikatën e sigurisë. Duhet të sqarojmë një gjë, vetëm nëse deputetët nuk e kanë përcaktuar mirë këtë gjë, por ligji duhet të lexohet mirë. Në ligjin për sekretin bëhet fjalë për autoritetin e klasifikimit origjinal, që është Presidenti, Kryeministri dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve që autorizohen nga kryeministri. Autoriteti origjinal është ai që prodhon vetë dhe klasifikon vetë një informacion. Në momentin që kreu i SHISH dekretohet nga Presidenti, klasifikohet si autoritet i klasifikimit sepse ai prodhon informacion të klasifikuar dhe merr autorizimin nga kryeministri për të qenë autoritet i klasifikimit origjinal. Zoti Visho Ajazi Lika ka autorizim nga kryeministri për shkak të postit. Ajo që është për të ardhur keq dhe që ngre dyshime të mëdha është informacioni nga Kanadaja për kreun e SHISH ka ardhur prej disa kohësh dhe vazhdon të mbahet.
Ka një tendencë të veçantë të qeverisë kundër?
Nuk është çështje dashurie, është çështje e respektit institucional.
1 vit e gjysmë më parë, për ju ka qenë një argument i mjaftueshëm fakti që kreu i atëhershëm kishte raporte të këqija me kryeministrin e vendit. Pse keni deklaruar që nuk do ta bëni këtë në rastin e zotit Visho Ajazi?
Unë nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje deklaratës që kam bërë. SHISH është pjesë e politikës ekzekutive, si prokuroria, nuk jam dakord me kryetarin e Kuvendit që thotë që është pjesë e ekzekutivit. Ka një dallim, por për vetë natyrën që ka, qoftë SHISH qoftë prokuroria, kushtetua ka paraparë një barrë garancie duke futur Presidentin e Republikës përballë qeverisë, ndaj në kushtetutë i është lënë e drejta e miratimit të Presidentit që është jashtë interesave të qeverisë. Në rastin e shkarkimit të zotit Shaqiri, do ta them arsyen sepse nuk përbën sekret. Unë besoj që bashkëjetesa e ish-kryeministrit Berisha prej 7 vitesh me zotin Shaqiri nuk u komentua. Propozimi i Berishës ka ardhur pas ngjarjeve shumë të rënda të 21 janarit, ku selia e qeverisë u sulmua me zjarr dhe mbetën të vrarë. Një ngjarje që prodhoi një dhunë shumë të rëndë për sigurinë e vendit, me gjithë kontektsin e saj dhe në një kohë kur mjaft nga agjencitë ligjzbatuese kishin mbledhur informacione për protesta të dhunshme dhe i vetmi institucion që deklaronte që nuk ka informacion ishte SHISH. Kjo ishte e rëndë, sepse me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cenuar rëndë sigurinë dhe jetën. Ndaj unë besoj që kam qenë mjaft i qartë dhe nuk heq asnjë presje, nuk ndryshoj asnjë standard.
Burime njoftojnë se nga takimi i sigurisë një eksponent i lartë i qeverisë ju ka shprehur shqetësimin se SHISH nuk ka dhënë asnjë informacion….
Unë e quaj të pabazë përderisa ndodhet në tryezën time, shpresoj të jetë edhe në tryezën e Ministrit. Në tryezën time qëndron një dosje që tregon për një punë serioze të SHISH.
As Rama dhe as Meta nuk folën për shkarkimin e kreut të SHISH, por kërkuan bashkëpunim dhe funksionim të institucionit. Megjithatë ju ishit i pari që deklaruat se nuk do të firmosni shkarkimin e tij. I qëndroni deklaratës?
Nuk kam bërë një deklaratë të tillë absolute.
Pra sot nuk mund të thoni që ju nuk do të firmosni shkarkimin e tij?
Nëse presidenti do të ketë informacione që kreu i SHISH ka cenuar sigurinë e vendit, sigurinë kombëtare atëherë sigurisht që presidenti do të firmosë, por nëse ka për synim vënien nën kontroll politik të institucionit, patjetër që do ta refuzoj.
A jeni optimist për marrjen e statusit kandidat?
Prisja që të merrej në muajin dhjetor. Nuk jam dakord që na u mohua për shkak të disa grupeve ekstremiste. Sic është e vërtetë që ka skeptikë në vendet e BE, por këta njerëz nuk kanë ndikuar në institucionet e BE-së, ka patur skeptikë edhe për anëtarësimin në NATO, ka patur skeptikë edhe për liberalizimin e vizave. Unë jam optimist që do ta marrim statusin në qershor.
Intervistoi: Sokol Balla/Top Story
Ti nuk je president,por nje TURP KOMBETAR!!!
Je nje MILITANT PARTIE,qe punon per padronin e jo vendin!!
TURPI TE MBULOFTE PER JETE!!!
Je presidenti me i KEQ ne historine e shtetit shqiptar!!!
po po ti nuk je dakord me asnje vendim e propozim te mazhoranses, sepse i mbush …..nga vicidolsi,jua ka futur friken ne palce ju ka bere me hije,me keq se Enveri ,dikur.Mos dil me neper tv se vertete je turpi i botes e shume te drejte ka pasur i propozuari per ambasador,ashtu je ,te vune president jo per merite ,por provizor, se kujtonin se do merrnin perseri vota, e pastaj do te nxirrnin ne kemp.se ishte xhozi gati.mendoj qe mazhoranca te mbaroje pune me veshin e Ajazit te vazhdoje,me te gjithe vasalet e vicidolsit qe sabotojne te ardhmen e popullit.e ndoqa intervisten,prisja te vleresonte dicka,por me kot ,ai nuk ishte presidenti i te gjitheve,por i vicidolit,i veshit i lulit etj etj ,prandaj te behet nje referendum ,e presidenti te zgjidhet nga populli,vetem atehere ai do te jete mbi palet.
Dordolec pa vlera
Mire, se se shpejti dikush do firmose aktin e shkarkimit tend.
kam degjuar plot intervista te personazheve te ndryshem, si presidente ,kryeministra, ministra, etj etj. por si intervista e presidentit tone z- nishani nuk kisha degjuar ndonjehere.nje president
qe nuk kishte asnje lloj koerence me ato qe thoshte.prsh. ne kohen e berishes firmosi shkarkimin e tirullarit te shish.z bahriu sepse nuk kishte mirkuptime me z- berisha ndersa po e njejta skeme kerkon ti referohet ligjit.z- president jeni ndodhur ne nje pozite ca ssi te veshtire
ne kete interviste sepse ju jeni akoma ilidhur pas rrotes se qerres te saliut por do ishte me e udhes te jepnit doreheqjen sesa te degradoheni, jo vetem si presidenti me kukull dhe pa influence por edhe si person qe po i sherbeni me devotshmeri sali berishes.degjova nga presidenti qe e kishte pare te udhes qe te ftonte edhe kryetarin e opozites ne mbledhjen e strategjise kombetare. jo te bazuar ne ligj por ishte arsyetim i tij dhe sipas tij kishte bere mire.
z president a e dini se k/ i opozites ne rast se nuk fiton zgjedhjet, jep doreheqjen ose humbet zgjedhjet brenda partise. atehere kush eshte kryetari i opozites ne kete rast qe duhet te dije nje” sekret shteterore” po mbroni te pa mbrojturen.ju thate ne nje nga pyetjet e z balla qe mosemerimin per ambasador te z- ndreca sepse shprehu opinionin etij personal per ju. dhe thoni qe nuk eshte personale si mund ta quajme ndryshe z president, deklarata e z ndreca per ju eshte gati personale. megjithate per ta mbyllur sepse dote kisha per te shkruar me shume se z balla por nuk eshte e udhes. presidenti yne thoshte, ose tha z balla mbrojtja me e mire me kete mazhorance eshte sulmi. se kush genjene presidenti, kryeministri,ministri i brendshem apo shefi i shishi-t kete e di vetem presidenti jone qe sonte i beri te gjithe genjeshtare edhe ministren e mbrojtjes batuta me e bukur ishte kur i tha sokolit per ramen qe genjen(KETE E THE TI)na ten e mire te gjitheve….
Kuvendi i ka 3/5 3 votave, pse nuk marrin vendim te zgjidhet Presidenti me 3/5 e votave ?
E ZHDUKNI KETE NDYRSIR NGA PRESIDENCA SE PO QELB VENDIN NUK PO LE VEND TI QAJN HALLIN PER SEMUNDJEN QE KA
Ky nam e nishan eshte turpi i shtetit shqiptar. Nuk eshte gje tjeter vecse nje paterice e Berishes Po largojeni kete te semure. Ben mire te dale ne KEMP.
Rama po duket i paafte ne berjen e reformave. Me nje shumice te tille ne parlament deri tani duhet te kishte bere disa prej tyre. Nuk po shfrytezon kohen, por po e humb me ca hapje zyrash pune pa kuptim.
Nga ana tjeter po perplaset me presidentin per vogelsira dhe nuk ka nje strategji si te heqi nje ulok trap qe po e pengon me sukses. As si te heqe nje shef te SHISH me nenshtetesi te dyfishte. Te ishte Sala ne vend te tij, kishte per ta hequr Jarin deri tani me ceremoni. Kishte per te transmetuar 24 ore non-stop ne TV Jarin ne gjithe ecjen e tij prej buratini ulok.
Po Rama nuk di te perdore medien. Ka te gjithe informacionin e mundshem per te diskretituar nje opozite qe meriton te telendiset dhe asgje nuk shohim ne media; as abuzimet e tyre, as maskaralliqet qe kane bere 8 vjet. Nje gazete private (Gazeta Dita dhe flm per kete) e telendisi e po e telendis Salen aq sa Rama nuk e ka bere per vite me rradhe.
Gervenin e heq kollaj: Beji pasaporten te pavlefshme, priji rrogen dhe iken vete ai. Prandaj nuk kuptoj se nje qeveri nuk arrin te shfrytezoje hapesirat e saj qe i ka me bollek.
Tung,
Blendi
Me sa duket ky Nishan Mustaqelliu po shkon per dhjam qeni,
ose me sakt,
per dhjamin e Vishos,
sepse nuk mund te mbahet per drejtues SHiku, nje lloj Vishoje ushtar i Berishe Sharlatanit!
Por dhe vet Bujari po shkon drejt konfrontimit me Poziten qeverisese, i kundervihet Kryeministrit, Kryetarit te parlamentit, Ministrit te brendshem….
E te tjera e te tjera…
Si mund te drejtohet shteti me nje President te tille?!…
Si mund te drejtohet shteti me nje President kapter te Kryefashistit te marrosur?!….
Ky mustaqelliu yne harron qe shumica eshte vet Sovrani
dhe mbi Sovranin nuk ka Mustaqemi qe te livadhise e ta rrotulloj gjuhen si ti thote Tano Karridi shqiptar….
Prandaj , duke u bere pengese per vullnetin e Sovranit, und te them me plot gojen:
BUJAR, TI DUHESH SHKARKUAR NJE SABAT E ME PARE, TOK ME KAPTERAT E TJERE TE
K R Y E R R U F J A N I T….
Dhe pike!….
Ik mor pusht vegel qorre e sali kriminelit, po skeni faj ju po populli qe nuk fillon tju fshije nga faqja e dheut te gjitheve. E keni bere shqiperine turpi i botes.
Ne nje nga pergjigjet e vakta te ketij gomari qe duhet hequr urgjentisht nga posti i pamerituar dhe turperues per Shqiperine thote, qe me 21 janar u sulmua ndertesa qeveritare me zjarr…Vetem kjo mjafton qe llafet e ketij hajduti e fallsifikatori pronash jane nje vrime ne uje…ky handikapat eshte rasti me i paprecedent i nje sherbetori te veshur me pushtet. Deshira d shqiptareve eshte te largohet ky gomar sa me shpejt…nuk presin dot me deri ne mbarimin e mandatit…
Puuuuuuu ma prishen humorin e dites keta dy kriminel!!!!!!!
Ja kush eshte Kryetar i Shtetit Shqiptar ose e thene ndryshe Presidenti i Shtetit te Shqiperise z Bujar Nishani.
Kryetar Shteti korrekt i sakte qe nuk i interesojne allish verishet e qe kurre nuk ia ha qeni shkopin.
Ai ne postin e Kryetarit te Keshillit te Larte te drejtesise e nje sere levash te tjera ben dhe kontrollin kushtetues nga lart te ekzekutivit e parlamentit e nga poshte kontrollin e ben opozita me popullin.
1-Kryetar i shtetit-Presidenti
2-Kryetar i keshillit Ministrave-Kryeministri
3-Kryetar i Parlamentit-Kryeparlamentari
Qe nji President te provokoj qellimishte perplasje me pushtetin ,duke i dale ne mbeshtetje hapur antiligjit veprimtarise e cila i sherben jo interesave te shtetit Shqiptare kjo eshte e papranushme dhe s’duhet te tolerohet aspak mendoj un nga qeverria Shqiptare e cila duhet te reagoj me gjithe forcen qe ka ne dispozicion . Ksaj loje antishqiptare e klaneve politike antishqiptare ,i ka dal era jasht zyrave te komplotit dhe po qelb gjithandej opinionin shqiptare .
Nji president i ardhur ne ate post arbitrarishte sipas projektit te nji antishqiptari si sali berisha ,duhet te largohet sa me shpejt te jete e mundur nga ai pozicion, duke kufizuar demet qe ky grupim politik PD , i shkakton ktij Shteti .
(Nqs majmunet vet ,do shikonin kto specie ,nuk do pranin aspak qe te tille te jen pasradhesit e tyre ,nqs do shofim sot ne Bote -Europe si jane njerzit ne te vertet )
Un mendoj se ktij pushteti (si ne cdo kohe ka qen e rruges ne ate vend) nuk ka seriozitetin e duhur ti shikoje problemet me pergjegjesine dhe seriozitetin qe te tilla veprime skandaloze ne nji shtet shkaktojn.
Vakesire intelektuale dhe vakum akademik! Por po krijon shkopinj te medhenj per karrocen socialiste me shume dritare.
Rama me shume ekzekutiv dhe me pak politike propagandistike.
Kam nje kerkese njerezore:
Zoti Edi Rama! Shpetojeni Bujar Nishanin nga siklete qe nuk mund t’i perballoje dot menderisht dhe fizikisht. Mendoni si per nje njeri me probleme te ketij karakteri dhe mos e ngarkoni me shume se c’mban kapaciteti i tij. Jepini mundesine te pije kafe rehat cdo mengjez me ish zonjen e pare ne ballkonin e shtepise se tij dhe te mos mendoje per gje tjeter. Ai na duhet vetem per stenden e muzeut fotografik te presidenteve qe ka patur Shqiperia jone ne historine e saj. Duam apo s’duam ne, ai hyri tashme ne kete historik, ne te cilin e futi me dhune shtrigani i rrjedhur.
Nje interviste qe tregon se sa larg jemi sa i perket kerkesave per nje shtet ligjor si gjithe bota demokratike.
Bujar Nishani, nje ish ushtarak kariere, i larguar per t’iu futur karieres se politikes, duke shkelur hapur betimin ushtarak dhe ligjin, vetem president Republike nuk mund e zgjidhej, Mbasi nje njeri qe ka bere divorc me FA per interesa personale, nuk mund te kryej funksionet e Komandantit te Pergjithshem te FA. Eshte nje absurditet me brire. Gjithsesi keto mbeten çudira te politikes shqiptare.
Si nje militant i devotshem i PD-es dhe besnik i kreut te saj, Sali Berisha, ne kohen eqeverisjes se tij, ai kakryer detyra te larta partiake dhe per rrjedhoje shteterore, si minister drejtesie dhe minister i brendshem. Ne kete kuader, perveçse eshte naivitet, demagogji dhe hipokrizi te mendosh se posti qe mori me shumicen e mazhorances se partise se tij eshte jo per shkak te besnikerise se treguar ndaj partise dhe liderit te saj, por te meritave dhe fizikut te cunguar, por eshte nje sharlatanizem me brire te besosh se ai ka qendruar dhe vazhdon te qendroje mbi palet. Bujar Nishani, perveçse hapur po kerkon te sfidoje dhe t’i beje karshillek qeverisjes se re te se majtes se bashkuar, ne menyren me te paskrupullt po synon te beje dualizem me kete qeverisje duke atakuar hapur si kryeministrin dhe antaret e kabinetit te tij, ne zbatim te porosive dhe detyrave te liderit facktik partise se tij, tashme ne minorance parlamentare, Sali Berishes, duke krijuar nje precedent te rrezikshem institucional. ky precedent lexohet qarte ne te gjitha pergjigjet dhe reagimet q
Nje interviste qe tregon se sa larg jemi sa i perket kerkesave per nje shtet ligjor si gjithe bota demokratike.
Bujar Nishani, nje ish ushtarak kariere, i larguar per t’iu futur karieres se politikes, duke shkelur hapur betimin ushtarak dhe ligjin, vetem president Republike nuk mund e zgjidhej, Mbasi nje njeri qe ka bere divorc me FA per interesa personale, nuk mund te kryej funksionet e Komandantit te Pergjithshem te FA.
Eshte nje absurditet me brire. Gjithsesi keto mbeten çudira te politikes shqiptare.
Si nje militant i devotshem i PD-es dhe besnik i kreut te saj, Sali Berisha, ne kohen eqeverisjes se tij, ai kakryer detyra te larta partiake dhe per rrjedhoje shteterore, si minister drejtesie dhe minister i brendshem.
Ne kete kuader, perveçse eshte naivitet, demagogji dhe hipokrizi te mendosh se posti qe mori me shumicen e mazhorances se partise se tij eshte jo per shkak te besnikerise se treguar ndaj partise dhe liderit te saj, por te meritave dhe fizikut te cunguar, por eshte nje sharlatanizem me brire te besosh se ai ka qendruar dhe vazhdon te qendroje mbi palet. Bujar Nishani, perveçse hapur po kerkon te sfidoje dhe t’i beje karshillek qeverisjes se re te se majtes se bashkuar, ne menyren me te paskrupullt po synon te beje dualizem me kete qeverisje duke atakuar hapur si kryeministrin dhe antaret e kabinetit te tij, ne zbatim te porosive dhe detyrave te liderit facktik partise se tij, tashme ne minorance parlamentare, Sali Berishes, duke krijuar nje precedent te rrezikshem institucional.
Ky precedent lexohet qarte ne te gjitha pergjigjet dhe reagimet qe ai jep ndaj moderatorit te emisioit.
President, mere me leng se thelat u mbaruan….
Mos u merni me anen shendetsore dhe fizike se nuk do te garoi ne olimpiad per mundje.
Cdo njeri qe zgjithet nga deshira e sales,edit,ilirit,tuajn apo timit nuk eshte president por pacavure ne kuptimin e mirfillt te pacavures.
Cdo njeri qe ka bashkpunuar ose ka perkrahur direkt apo indirekt nje diktatore ose nje vrases kriminel per qedhime pushteti eshte vecse nje bajg ne kuptimin e mirfillte te bajges.