Edhe pse mazhoranca ia ka rrëzuar kandidaturat për Gjykatën e Lartë, presidenti Bujar Nishani nuk tërhiqet.
Ai ka hapur sërish aplikimet për dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.
Mazhoranca nga ana tjetër kundërshton mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve, por Nishani vazhdon me të vetën.
“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
Në vijim të procedurave (të filluara më datë 10 tetor 2013) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Afati për të paraqitur kërkesat për kandidatët fillon ditën e hënë datë 20 prill 2015 dhe përfundon ditën e diel, datë 26 prill 2015.
Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1-Kërkesë me shkrim;
2-Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar);
3-Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj;
4-Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar),” thuhet në njoftim.
PRESIDENTI ME KOT QE KA PASUR SHQIPERIA NE KETA VITE,,,,,
C’far presin nga invalidi.Nje debil drejton shtetin.Edhe Enveri nuk do te pranote nje debil te tille ne byron politike!
Doli Sanco Panca ,te luftoje me mullinjte e eres,tjeter nuk di gje te beje.Keshtu i mer urdherat nga ustaj i deres se prapme te presidences.Kjo eshte te tallesh fare hapur me kete popull ,,,!
lesh me qime moj fatime
Bujari ka mustaqe
Une ja pres
Une ja dh…
President ta vuri salihu i vicidollit
Na u bere rehat si kurvat e Stambollit
Dordolec kukumjackash do kishe me vlere
PESHQESH ketij Populli i mbete ne dere