Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nishani: Stop përpjekjeve për ta shndërruar Kumanovën në konflikt ndëretnik
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Nishani: Stop përpjekjeve për ta shndërruar Kumanovën në konflikt ndëretnik
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Nishani: Stop përpjekjeve për ta shndërruar Kumanovën në konflikt ndëretnik

redaktor
Published May 26, 2015
Share
SHARE

U zhvillua sot në Tiranë Samitit i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve Juglindore (SEECP).  Ishte presidenti Bujar Nishani ai që mbajti fjalën i pari, duke u uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmeve, veçanërisht presidentes së Kosovës,  Atifete Jahjaga, e cila merr pjesë për herë të parë.

Në këtë Saimit, Nishani u ndal sërish tek ngjarjet e Kumanovës në Maqedoni, duke kërkuar hetim të plotë dhe njëkohësisht kërkoi që tensioni të mos përshkallëzohet më tej. Sipas Nishanit, ngjarjet e fundit treguan se sajdelikat është stabiliteti në rajon dhe që me anë të bashkëpunimit marrëdhëniet mes shteteve fqinje konsolidohen.

“Ngjarjet e fundit në Kumanovë na dëshmuan dhe një herë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Me këtë rast dua të përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike të jetëve në Kumanovë dhe dënoj dhunën e shfaqur.  Kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej. Pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për këtë ngjarje që ka tronditur jo vetëm Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm, por të gjithë rajonin dhe partnerët tanë ndërkombëtar.

Bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë  ndëretnik dhe në vend të saj përqendrimin e energjive në zgjidhjen e të gjitha çështjeve mes palëve me dialog, përfshi dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit pa ekuivok”

redaktor May 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?