Në Sochi nisën me një ceremoni madhështore lojërat olimpike dimërore, të vlerësuara deri më tani si lojërat dimërore më të kushtueshme në histori.
Skuadrat nisën parakalimin në stadiumin olimpik të resortit turistik, ku në sy ranë ngjyrat e përzgjedhura nga Gjermania, që u komentuan si një “protestë e heshtur kundër ligjeve anti-gay të Putin”.
Megjithatë, vetë delegaconi gjerman mohoi lidhjen mes ngjyrave të ylberit, simbol i lëvizjeve pro homoseksuale, me ligjet anti-gay të Rusisë duke thënë se ngjyrat janë përzgjedhur në homazh të viktimave të Mynih 1972.
Këto lojëra janë paraprirë nga një debat i gjërë ndërkombëtar ku jashtë nuk ka mbetur as politika. Atletë homoseksualë dhe mbështetës të tyre në shenjë proteste muaj më parë deklaronin se mund të bojkotonin këto lojëra, disa prej tyre i bojkotuan.
Ndërkohë autoritetet ruse janë kritikuar edhe për cështjet e sigurisë së këtyre lojërave. Kritikët thonë se Rusia nuk ka kapacitetin që të garantojë sigurinë e plotë të sportistëve dhe të tifozëve të huaj pjesëmarrës në këto lojëra. Në sfilatën e prezantimit të ekipeve ka dalë edhe Shqipëria, që në këtë eveniment përfaqësohet nga 5 sportistë.