Vaksina kundër gripit jo vetëm na mbron nga viruset e stinës së ftohtë, por zvogëlon edhe rrezikun e atakut kardiak, madje në disa raste e përgjysmon atë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Torontos në Kanada.
Studimi i botuar në revistën “Jama” analizoi rreth 7 mijë pacientë, të cilët u ndanë në dy grupe. Njëri grup nuk ishin të vaksinuar, ndërsa të tjerët po. Duke krahasuar numrin e infarkteve të ndodhura gjatë vitit në të dy grupet, u arrit të përfundimin se vaksina e gripit kishte efekt parandalues. / G. Sokoli