SMS në DITA
Në 0689073730
Tungjatjeta miqtë e mi
Sot u çova si përdita
Dhe u ula të pi kafe
Aty erdh’ më gjeti Dita.
M’u duk si e shqetësuar
– Çfarë ka ndodhur? – unë ja prita
– Pse nuk kemi dhe ne vila
Siç ka Zeni dhe Argita?
Ngela keq, po iu përgjigja:
Ne nuk sillemi si zagarë
Ndërsa sëra e Berishës
Ka një shef kryekusar
-S’janë pak, po janë miliona
Prapë Dita u ankua
Ato janë lekët tona
Drejtësia prapë s’u zgjua.
I thashë: – Mos u bëj merak
Se furtuna do fillojë
Si ndodhi në Lazarat
Rilindja do triumfojë.
Ec përpara me guxim
Hajdutët duan dajak
Ai që hiqet më trim
Ai është më frikacak
Ju uroj shëndet e fresk, në malësi apo në det! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.