Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një “bulkth” rrafshon dinosaurët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Një “bulkth” rrafshon dinosaurët
Analiza

Një “bulkth” rrafshon dinosaurët

anazapta
Published March 2, 2013
Share
SHARE

Muzgu i së hënës, në shtetin ku jetoj dhe jam shkolluar, ishte ndryshe. Ndodhi diçka e re. Ndoshta jo e habitshme (në këto rreshta, javën e shkuar, trajtova “surprizën” me 5 yje), por sidoqoftë e papritur në këto përmasa. Zgjedhjet parlamentare i dhanë fund një kapitulli pothuajse 20 vjeçar dhe dekretuan hapjen e një epoke të re, të panjohur, të frikshme por në të njëjtën kohë plot me horizonte të paimagjinuara më parë. Dy partitë tradicionale italiane, në krahasim me zgjedhjet e shkuara të 2008-tës, humbën në total 12 milionë vota. Partia Demokratike u tkurr nga 33 në 25% duke humbur besimin e 4,5 milionë personave, ndërkohë që partia personale e Silvio Berlusconit u përgjysmua, nga 40, në 20%, duke zhgënjyer gjatë rrugëtimit 5 vjeçar si shumicë qeverisëse, 6,5 milionë qytetarë.

Me pak fjalë, edhe pse numrat flasin më qartë se fjalët, italianët dënuan atë klasë të vjetër politike që po e çon kombin fill drejt falimentimit. Skandalet korruptive të njëpasnjëshme, rrogat marramendëse të deputetëve, mbyllja hermetike e politikanëve në kullat e veta të fildishit shkaktuan një dallgë zemërate që u përplas në dyert e Parlamentit.

PD-ja e Bersanit ishte tepër e zënë duke ndarë një pushtet që nuk e kishte fituar akoma por që e konsideronte të sigurtë, pothuajse si një të drejtë hyjnore. Mendjemadhësia e D’Alemës me shokë, e paaftë as për të perceptuar shkarazi Italinë reale, u mor më shumë me aleancat post-zgjedhore, sesa me fushatën elektorale. Nuk ka ngelur në kujtesë as dhe një propozim i qartë nga të majtët, por fjali konfuze dhe të pakuptimta për shumicën dërrmuese të popullit. Nga ana tjetër Silvio Berlusconi, duke përdorur si gjithmonë kartën e faljes së taksave të papaguara (që shqiptohet ftesë për mospagim edhe në të ardhme) bashkë me premtimin (që kurrë nuk ka mbajtur) të uljes së taksave, arriti të kufizojë humbjen. Natyrisht, Mediaset-i që ka në pronësi, ia lehtësoi tejmase punën.

Votat që binin nga degët e kalbura të politikës së mplakur për fat të mirë u mblodhën nga një lëvizje qytetare e kryesuar nga një ish aktor (Grillo që në shqip domethënë “bulkth”) i cili përdori internetin si një mjet demokracie dhe ndryshimi. “Lëvizja 5 Yje” (e votuar nga 8.5 milionë qytetarë, 25,4% të totalit) nuk është komuniste, nuk është fashiste, nuk është e dhunshme, nuk është antikushtetuese. Falë vetëpërmbajtjes së popullit italian, pakënaqësia, poshtërimi, atmosfera e zymtë dhe e pluhurosur që ndihet kudo në gadishull, nuk u kanalizua në parti ekstremiste dhe nuk u shndërrua në revolta, siç ndodhi përshembull në Greqi.

Gërshetimi i këtyre aspekteve prodhoi paqëndrueshmëri totale në Dhomën e Lartë të Parlamentit (Senati), ku 119 senatorë janë të PD-së, 117 të PDL-së, 56 të “Lëvizjes 5 Yje” dhe 19 të qendrës së Mario Monti-t. Asnjë forcë politike nuk i afrohet mazhorancës absolute prej 160 senatorësh, duke vënë në pikëpyetje formimin e një qeverie cilado qoftë ajo. Hipoteza e një koalicioni të gjerë midis PD-së dhe PDL-së, do ishte një vetëvrasje politike përballë opinionit publik, duke i dorëzuar Grillo-s në zgjedhjet e ardhshme një fitore të padiskutueshme. Nga ana tjetër Lëvizja 5 yje nuk ka asnjë mundësi të jetë aleate e atyre partive që në fushatë elektorale donin ta eleminonin nga skena.

Pra jemi përballë një “humbësi të suksesshëm” (Berluskoni i cili arriti barazimin të paktën në Senat), një “fituesi që ka humbur” (Bersani i cili ka një shumicë absolute në Dhomën e Ulët por një shumicë tepër relative në të Lartën ), dhe Grillo-s që është triumfatori i vërtetë. Duket si një stuhi perfekte që çon drejt e në zgjedhje të parakohshme.

Do ishte një thjeshtëzim i gabuar sikur të gjykonim rezultatin elektoral italian vetëm si një revoltë kundër BE-së apo recetave të hidhura (dhe shpesh të gabuara) të gjermanes Angela Merkel. Ndëshkimi që goditi klasën drejtuese italiane nuk vjen nga klithma e pavetëdijshme e një populli të uritur, por nga nevoja racionale për të pastruar parlamentin nga politikanë që kanë humbur të drejtën morale për të kërkuar besim.

 

PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona

[email protected]

anazapta March 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • kola says:
    March 2, 2013 at 7:11 pm

    Artikulli nuk me duket shume i goditur dhe pak naiv. Se pari per te analizuar votimet e italise duhet analizuar sjellja e popullit italian, sidomos 15 vitet e fundit. Une kam pershtypjen qe Grillo eshte votuar nga ata qe jane cmendur nga kriza qe ka kapur italine, por dhe qe kane punuar pak, sidomos Rinia. Grillo eshte reflektimi i nje personi qe me teorine e tij kerkon te demtoje sistemin ekonomik italian . Nqs do e lexoni me vemendje ai zhvillimin eekonomik nuk e perqendron ne hapjen e vendeve te reja te punes, por nuk eshte kunder bankave. eshte kunder sindikatave. Nuk kerkon rritjen ekonomike po austerizmin. Decrescita.
    Italia eshte vend industrial, nuk eshte greqia qe prodhon vetem patate.
    Une e urrej Berluskonin por mendoj se per momentin ai eshte i vetmi qe favorizon zhvillimin e Italise, sepse te tjeret jane treguar te dobet, duke bere politika majtiste pa marrur parasysh qe industrializmi eshte i lidhur me financat dhe me gjeopolitiken. Nderkohe qe banka europiane me Dragin ska bere asgje per te ndihmuar Italine.
    Ne kete rast eshte rendesishme te kuptohet qe sido qe te jete ndarja e votes ne shume subjekte eshte e rrezikshme per shtete te medha.

    Reply
    • Shefqet Cela says:
      March 2, 2013 at 8:32 pm

      Ne fund te fundit shtrohet pyetja: çfare dobije solli Grillo? Zgjedhjet mbraruan.
      Cfar po ben ai per te çuar perpara qeverisjen e vendit dhe ndreqjen e atyre problemeve qe gerryenin shoqerine italiane? Asgje, perveç fjaleve.
      Kercenon zgjedhje te reja, pa çare koken per katrahuren qe krijojne ato, mjafton qe te fitoje kapital te ri politik.
      Politika populiste e Grilos nuk ka te ardhme si kudo ne bote, perfshire edhe ne qe jemi shembulli me klasik i gremisjes gjitheperfshirese.
      Haraçin e paguan populli e sidomos rinija.

      Reply
  • kola says:
    March 3, 2013 at 9:29 am

    http://www.ilfattoquotidiano.it/2013/03/01/elezioni-goldman-sachs-servono-cambiamenti-movimento-5-stelle-e-novita/517568/?c

    me siper eshte pergjigja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?