Deputeti socialist, Dashamir Peza, ka habitur jo pak njerëz sot, kur është shfaqur në oborrin e Parlamentit me biçikletë. Ndryshe nga kolegët që kishin parkuar makinat luksoze, Peza ka mbërritur me biçikletë, një mjet për të cilin thotë se nganjëherë e “shpëton” në trafik, pavarësisht se nuk e ka të lehtë, për shkak të mungesës së korsisë për të.
“Kam disa muaj që lëviz me biçikletë. Por kam vënë re se nuk është aspak e lehtë të ecësh me biçikletë në tiranë, ndonëse vij më shpejt sesa me makinë. Biçikleta të ndihmon fizikun, por pse, kursen edhe paratë”, tha ai për mediat sot.
Udhëtimi me biçikletë është diçka krejt e pazakontë për një zyrtar të lartë në Shqipëri. Përveç aktiviteteve sensibilizuese, siç është “Dita pa makina”, nuk qëllon të shohësh mbi këtë mjet transporti qeveritarë as opozitarë. Por në vende si Holanda, Norvegjia apo Zvicra, të shohësh kryeministrin tek pedalon për të shkuar në zyrë nuk përbën lajm.
Bravo!e dime qe me nje lule nuk vjen pranvera por te pakten kemi me pak plehra!
Perse Dita kaq lajm i madh qenka qe deputetet e korruptuar te vendit me te varfer ne EU ecin me biçiklete?Kjo eshte gjeja me normale e jeteses ne nje shtet europian . Ne Belgjike apo Hollande te gjithe ministrat apo kryeministri jo vetem qe shkojne ne pune me biçiklete ,por edhe femijet i çojne ne shkolle duke i vene nga mbrapa edhe kur bie shi apo bore.Edhe pazarin ne supermarket e bejne me biçiklete buke i futur ushqimet ne çantat e varura qe kane mbrapa.Redaksi e nderuar e gazetes Dita do ju lutesha te shkruanit me shume se ku i gjeten keta deputete leket per vilat e ndertuara ne breg te detit, makinat e shtenjta dhe luksoze per vete dhe femijet e tyre ne momentin qe ai popull nuk mbush dot barkun me buke.
Mos ja qani hallin vitin tjeter vjen benz te tipit te fundit,ai tani u be deputet.
Dash Peza eshte deputet qysh nga legjislatura e kaluar. Deputetet bejne mire te ecin me kembe.
Kryesorja o Dashi eshte ajri i qelbur i Tiranes ku jetojme te gjithe. Ke bere shume mire dhe sikur ti dhe te tjeret te ecin edhe me kembe se keshtu te pakten mbroheni nga aksidentet, te siguroj qe eshte edhe me mire. Me nje lule svjen pranvera thote nje komentues, por po nuk erdhi edhe nje ska fare pranvere, te jemi optimiste dhe themi ate tjetren, sheh fiku fikun dhe piqet.
Era mos u habit , nuk e di moshen tuaj por une qe jam mbi 50-at kujtoj fjalet e urta popullore qe per keta te pa turpe biçimsez thuhet : u be harbuti oxhak ( ne kuptimin ironik e filozofik nuk ndodh kurre ) keta qelbesira deri me 90-en u rriten me ne bashke me nje cope buke me vaj e kripe me pantallona te shkurtera me arna sot b.tha e tyre nuk begenis stolat e atobuzit e biçikletes por duan sfyngjer veture keta pabuksa te djeshem , Era mos i krahaso me evropianet keto mostra anadollake gjithe ballkanike .
Mergimtari
Te kuptoj sh mire se çfare do te thuash, por ajo qe me ben pershtypje kur shkoj ne Shqiperi eshte menyra e te sjelljes arogante te njerezve,dhe mbi te gjitha tangerlleku i madh qe kane . Te vjen per te qeshur dhe vene duart ne koke kur i shikon qe bejne xhiro me minifunde apo makina luksoze duke u krekosur apo dundur, duke haruar se jane duke jetuar ne qeli 12 kateshe dhe ne mes te pluhurit dhe plehrave.
Ky eshte nje veprim qe duhet pershendetur nga te gjithe! Eshte nje shembull per te gjithe ne qe duam nje qytet sa me te paster e me me shume kulture!
Tirana nuk eshte aq e madhe sa perdorimi i makines eshte domosdoshmeri, por ka aq trafik sa perdorimi i bicikletave eshte i duhuri!
E perfytyron kush:- S. Berisha te shkoje ne KUVEND me Biciklete???!
Kurre. Berisha ka 6000 gjakmarrje per te shlyer!
….po pra, po çadrën kush do ia mbajë Berishës me biçikletë, kur të bjerë shi??? apo Imami me Pollon???…….
Dike Mullaj me bere per te qeshur , para mergimit kam punuar nja 25 vjet ne ish-uzinen Enver dhe kishim nje shok kontrollor dhe kur kishte ndeshje ne stadium linim punen para kohe dhe ca kopila qe ishin komshij me kontrollorin i thoshin o Lut na ma ço pak biçikleten ne shtepi se po iki ne ndeshje po deshe hypi per kollaj , Luti i fuste ndonje te share vençe dhe e merrte biçikleten per dore pa i hypur se nuk dinte ti jepte , keshtu dhe Berisha a di ti japi thua zotrote ? se ai ka thene qe vetem kalit di ti hypi …..