Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Gjykatë ndryshimet statuore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me këtë hap të ndërmarrë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së synon të legalizojë çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.
Çfarë parashikon statuti i ri:
- Zhbërjen e vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
- Pas Kuvendit për 4 muajt në vijim do të ketë një Komision të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së deri në konstituimin përfundimtar të organeve drejtuese (deri më 22 mars 2022)
- Procesi i zgjedhjeve nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimin e anëtarësisë ekzistuese.
- Futja e referendumit
- Forcimi i organeve kolegjiale
- Nëse humbet zgjedhjet, pavarësisht arsyes, kryetari largohet.
Një ditë më parë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik. Mësohet se çështja është regjistruar dy ditë më parë dhe është shortuar pranë kësaj gjykate. Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça.
Lulzim Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Kryedemokrati krijoi Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjeroi Kryesinë, Sekretariatet dhe shtoi strukturën e përhershme të Këshillit Koordinues të Qarkut.
j.l./ dita
Gjykatat legalizojne partite dhe statutin e kesaj partie ne perputhje me kushtetuten.Gjykatat nuk legalizojne komisionet brenda nje partie .