Tri ditë më parë në prani të Kryetarit të Parlamentit, ambasadorëve, z. Sequi, z. Arvizu, z. Jensen, znj. Toumi-Benjelloun, z. Leidekker, z. Ëilton, dhe me pjesëmarrjen e shumë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve prezantuam Planin Strategjik dhe Planin e Veprimit të Institucionit të Avokatit të Popullit për periudhën 2013-2015.
Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për ne, pasi për herë të parë në historinë 13-vjeçare të këtij institucioni hartuam këtë dokument strategjik, i cili tashmë udhëheq punën tonë dhe krijon mundësi të mëtejshme bashkëpunimi me institucionet publike, shoqërinë civile, dhe median, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Do doja të shprehja një falenderim të veçantë për Mbretërinë e Danimarkës dhe përfaqësinë e saj diplomatike në Shqipëri, të cilët na kanë shoqëruar në të gjithë hapat tanë, që nga krijimi i institucionit. Pjesë e këtij bashkëpunimi është dhe asistenca e dhënë për hartimin e strategjisë së prezantuar.
Publiku tashmë e di që ekzistenca e institucionit të Avokatit të Popullit dhe kontributi i tij për shoqërinë, konsiderohet prej politikës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, si thelbësore në krijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ne ndihemi përgjegjës për të siguruar administrim më të mirë, transparencë dhe llogaridhënie të administratës publike në raport me qytetarët, por jemi gjithashtu të përkushtuar për të qenë edhe vetë një institucion i parametrave europianë; shembull i mirë për organet e administratës publike, i udhëhequr vazhdimisht nga profesionalizmi, pavarësia, paanshmëria, transparenca, bashkëpunimi, të qenit proaktiv dhe jo-diskriminues. Përpiqemi vazhdimisht të përmirësohemi për të pasur vetë së pari ato që u kërkojmë të tjerëve. Kërkojmë dedikim ndaj ligjit dhe qytetarëve, paanësi dhe pavarësi duke u përpjekur që ne të parët të jemi të tillë.
Ne nuk merremi me politikë dhe nuk hyjmë në debate politike. Kjo është një nga vlerat bazë që udhëheq punën tonë. Ndërkohë, të folurit hapur, thënia e të vërtetës institucioneve shtëtërore dhe të qenit kritik, kërkon kurajo dhe vendosmëri dhe jo gjithmonë mirëkuptohet e të sjell lehtësi. Por ne vazhdimisht kërkojmë të mbesim të tillë në të mirë të funksionit dhe detyrimeve që na janë ngarkuar.
Personalisht unë dhe i gjithë Institucioni që përfaqësoj e konsiderojmë si thelbësore për punën tonë pasjen e një marrëdhënie të fortë dhe pozitive bashkëpunimi me qeverinë dhe administratën publike. Avokati i Popullit do të vazhdojë të bëjë një oponencë qytetare dhe jo opozitë. Është e rëndësishme për të gjithë ne të njohim dhe pranojmë si defektet ashtu edhe arritjet e administratës publike dhe të promovojmë praktikat e suksesshme të saj. Por më duhet të theksoj se në asnjë rast bashkëpunimi me institucionet shtetërore nuk do të bëhet dhe nuk do të kërkohet në kurriz të qytetarëve dhe të drejtave që atyre u njeh ligji.
Situata e të drejtave të njeriut në vend, si dhe axhenda integruese e vendit në BE, kërkon që Avokati i Popullit të jetë një institucion proaktiv veçanërisht i grupeve më në nevojë të shoqërisë. Prioritet i punës sonë do të vazhdojnë të jetë mbrojtja dhe promovimi i grupeve si: romët, aftësia e kufizuar, fëmijët, gratë e dhunuara, të moshuarit, viktimat e gjakmarrjes, të burgosurit, etj. Ky mision në fushën e të drejtave të njeriut nuk mund të kuptohet pa bashkëpunimin e ngushtë me tre partnerët tanë: 1) shoqërinë civile, 2) komunitetin ndërkombëtar, dhe 3) median. Vetëm duke punuar së bashku dhe duke qenë sa më gjithëpërfshirës ndaj grupeve të ndryshme të shoqërisë, zëri ynë dhe i qytetarëve të cilëve ne u shërbejmë do të bëhet më i besueshëm dhe më i fuqishëm.
Në një demokraci në zhvillim, kritikat në shumë raste nuk pranohen dhe kultura demokratike, ajo e të drejtave të njeriut si dhe respekti për institucionet e pavarura, nuk njihen dhe nuk pranohen plotësisht nga gjithkush. Por motoja jonë është “në shërbimin tuaj”. Do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve, për të qenë jo vetëm “zëri i atyre që nuk kanë zë”, por edhe miku, këshilluesi, ndërgjegja dhe llogjika e ftohtë, si qasja më efikase që kërkon një klimë e shëndetshme sociale.
Deri me sot ky institucion sipas mendimit tim ka qene krejt formal. Duket se me ardhjen e Z.Totozani ka filluar dicka te levize, por gjera konkrete prap nuk shohim. Emrin e ka te madh AVOKATI I POPULLIT, por populli cdo dite e me shume eshte i nderkembur, i pa mbrojtur dhe i denigruar deri ne palce nga gangsteret e politikes qe quhet Qeveri, shtet, administrate dhe organe drejtesie!! Jam nje nder mijera te larguar nga puna per motive politike nga anti shteti, qe sapo hoqem qafe me vote. Kam vendimin e gjykates dhe urdher ekzekutimin e permbarimit per likujdimin e demshperblimit prej 14 pagash mujore, qe se bashku me shpenzimet gjyqesore kapin vleren 741 mije leke. Institucioni debitor, ne kundershtim me ligjin nuk e zbaton vendimin gjyqesor te formes se prere.Megjithese ka filluar te beje disa pagesa me pikatore, sic e denoncoi edhe Vizion Plusi para dy ditesh, por as keto therrime nuk arrijme ti marrin tash tre muaj, mbasi i ka bllokuar dega e thesarit, ne pritje te radhes qe e miratoka Ministri i Finances(dje ai i PD sot ky i PS). Kam degjuar se ket problem antiligjor e ka derguar edhe Avokati i Popullit ne Gjykaten Kushtetuese, per ta shfuqizuar.Te shohim si do sillen ata gjyqetare te nderuar, qe paskan mandat nente vjecar dhe paguhen me mbi nje milion page mujore secili nga taksa paguesit shqiptar.Te shohim si do sillen qeveritaret e rinje, qe gjate fushates, duke filluar nga Edi Rama e deri tek deputetet e listes kan bere be e rrufe se me te ardhur ne pushtet te gjithe te larguarit per motive politike dhe me vendime gjykatash, do rikthehen ne pune dhe do u shlyejme deri me nje detyrimin financiar. E pergezoj z.Totozani dhe e falenderoi per kujtesen ndaj viktimave te regjimit kleptokrat qe sapo lame pas.
Shume mire qe AP( Avokati i Popullit) kujdeset per romet dhe te drejtat e atyre qe diskriminohen (homot), por keta jane vetem nje pjese e popullit, te mos lihet ne harrese pjesa derrmuese e shqiptareve……
Ne se romet do te kthen ne jete njerzore duke u hequr nga vendeqendrimet e tyre anes lumejve ateher do te thot qe edhe kjo pjes e shoqeris po integrohet ne jeten normale. Pore eshte shume e veshtire pasi ekzistenca e tyre ekziston qe ne kohen e bibles, ku ata sipas bibles perndia i ka bere te tille qe ata vetem te lypin dhe te mos punojne. Edhe ne se ja arrim qellimit do te vijne te tjer nga shtete e tjera dhe do te popullijn anet e lumejve me cadra.