LSI- voton “kundër” qeverisë, ose “pro” kërkesave të opozitës (si në rastin e ngritjes së Grupit Hetimor për verifikimin e listave Kukësit) vetëm kur votohet e shumicë të thjeshtë, atëherë kur vota e saj nuk ndryshon asgjë. Pra një dorë e mban në “bakllava dhe tjetrën në revani”. Për gjithçka na ka refuzuar për tri herë Evropa Statusin: Ngjan me: “Fajin e ka pasagjeri e jo shoferi që rrëzon autobusin greminave”! Partia e trafikut të votës LSI-ja e ka në programin e sajë trafikimin e votuesve duke abuzuar me deformuar shpirtin, moralin, aspiratën e shqiptarëve. Dhe po mban në pushtet Berishën, atë që përzuri me pushkë në vitin 1997nga pushteti Sovrani popull. Bota civile u habit: “Si u rikthye në pushtet abuzuesi më i madh i përzënë nga pushteti me revoltë, me pushkë., dhe i sjellë me votë?! Trafikimi i votës, sot në vendin që se qas as tek dera Evropa është bërë biznesi mi madh dhe më perversi.
Email nga adresa: [email protected]