Fusha e Borshit, ne grykederdhjen e lumit me po ate emer, ka qene xhungel e vertete, gje qe e deshmojne edhe disa rrape te mbetur anes lumit. Ajo nuk ishte prone e askujt. Rreth vitit 1948 filloi shpyllezimi me punëtore te ardhur nga fshatrat malore te Bregdetit dhe me gjere. Puna behej me krahe si ne kohen e piramidave te Egjyptit. Me vone erdhin ndonje traktor “Stalinec” nga ish-Bashkimi Sovjetik. Me vone, sidomos pas vitit 1956, ajo u shpyllezua e tera dhe me krahet e njerezve te varfer, te burgosurve dhe te internuarve, u kthye ne plantacione, ku spikasnin parcelat e “Bllokut”. Pas 1990-es, kur doli ligji 7501, toka u nda ne perdorim per ish-punonjesit e sektorit “Qazim Pali” te NBSH Lukove, te cilet e kishin mbrujtur me mundin dhe djersen e tyre. Me nje vendim te ish-ministrit Petrit Kalakula, iu kalua kooperatves Borsh 42 ha toke ne kete fushe pa asnje te drejte pronesie dhe ligjore.
Komisioni i Ndarjes se Tokes ne fshatin Borsh ua shperndau banoreve, qe ishin banore te atehershem ne Borsh, duke perjashtuar vellezerit e motrat e tyre te larguar me pune shteterore neper qytetet e vendit. Me ardhjen e zotit Glori Husi keshilltar i Kryeministrit, u hap oreksi i ketyre borshioteve neper qytete te kishin toke pikerisht ne pjesen e NBSH, e cila ishte prone shteterore. I pari filloi zoti Husi, i cili, me marifetet e tij, si: transferim prone nga Delvina ne Borsh apo kompensim i tokes qe kishte ne nje fshat te Delvines, rrembeu rreth 10 dynyme toke te disa fshatareve “te pafuqishem” dhe ne emigracion. Me vone iu hap oreksi dhe si nje lubi i vertete, po rremben siperfaqe te tjera. Gojet e liga thone se ky po ndihmon edhe mjaft te tjere ne Komisionin e kthimit te pronave dhe po na dalin me dhjetra “pronare te kesaj xhungle me marifete pushtetare. Tamam “peshku i madh ha te voglin”. Le ta dije dhe kryeministri se keshilltari i tij, Glori Husi, eshte kthyer ne nje çifligar te rrethit te Sarandes.
Email nga adresa: [email protected]