Ora po shënonte tetë pa njëzet minuta.Ajo ish e veshur e gjitha me të zeza, teksa zbriti ngadalë nga furgoni i linjës Lekbibaj-Bajram Curri dhe me fëmijën shtrënguar në duar afër gjoksit,mundohej të tërhiqte një çantë të fryrë dhe të lidhur në krye,nga ato çantat e vjetra ushtarake që mbanin zboristët dikur.Një pasagjer,bashkëudhëtar me gruan me të zeza,ia afroi çantën dhe ajo e hodhi ngarkuar mbi shpinë.
Pastaj gruaja e veshur me të zeza,me fëmijën shtrënguar,diç fjalosi me shoferin,ku u dëgjua vetëm fraza e fundit”… nuk kam asnjë lekë tjetër…”, e ndërkohë mori rrugën nga spitali i vetëm i qytetit. Sapo arriti te dera kryesore, Egzoni i vogël 3 vjeçar i kërkoi ujë për të pirë. Në mes të asaj rrokopuje të bezdisshme, e djersitur,e lodhur dhe e raskapitur nga pagjumësia,rruga e gjatë,e mbi të gjitha sëmundja e fëmijës, e cila e kishte sjellë në qytet,ngjiti shkallët dhe u fut në pavionin e pediatrisë. Në koridor e ndesh ballë për ballë me një grua rreth të dyzetave me një bluzë të bardhë njolla-njolla hedhur krahëve. E pyeti për mjekun,por ajo i tha se nuk ndodhet në pavion,por vjen pas pak. Pas më shumë se një orë,mjeku arriti në zyrën e tij të vizitave,në pavionin e pediatrisë. Ai vinte nga klub-kafeja. Gruaja me të zeza dhe me fëmijën në prëhër,ish ulur në një stol të drunjtë dhe po pajtonte Egzonin që qante papra.
– Mbani radhën, pajtoni fëmijën, se doktori është në vizitë,-u dëgjua zëri i infermieres. Kishte dhe nja dy tre gra përpara nënës së Egzonit. Ajo hyri në vizitë e fundit. Mjeku i bëri vizitën Egzonit shpejt e shpejt, e pasi ndezi një cigare,u drejtua së ëmës:- Fëmija ka ftohje.Ne nuk kemi kushte as mundësi për ta shtruar. Me këtë recetë do të blesh ilaçet në farmacinë…dhe belbëzoi emrin e farmacistit.
– Aman doktor, vij nga larg dhe djalin e kam tash dhjetë ditë të sëmurë dhe duhet të ma shtroni në spital. Nuk kam lekë për t’i blerë ilaçe dhe atje në fshatin tonë ,në komunën Lekbibaj nuk ka infermiere. – Kaq kemi për detyrë, tha mjeku. Me siguri sapo të dilte gruaja do numëronte lekët që kish grumbulluar në tavolinë nga vizitat e atij mëngjesi. Gruaja me të zeza me lotë në sy përseri iu lut mjekut, por ai me shpejtësi mbylli derën dhe u drejtua në kafene për të vazhduar ritualin e përhershëm.
Letër e nënshkruar: Gjon Neçaj, Tropojë
Shendetesia dhe arsimi ne keto 23 vjet kane mbetur pas dore,dy shtyllat e nje shteti.Ndaj duhet kthyer vemendja ne kete drejtim nga politikanet dhe qeverite. I lumte artikullshkruesit,sepse ka trajtuar nje teme sociale qe dhemb fort.
E mjerueshme situata ne shendetesi,por me e mjerueshme situata ne drejtesi dhe ne institucione te shtetit.per nje vend pune ne Tirane,madje dhe ne rrethe duhen mijera euro per te shpenzuar.Vjahalli,mjermileti per kete Shqipni te lodhun nga politika…