Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një justifikim i turpshëm i Ali Ahmetit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Një justifikim i turpshëm i Ali Ahmetit
Letrat e Lexuesve

Një justifikim i turpshëm i Ali Ahmetit

redaktor
Published May 23, 2015
Share
SHARE

Letër e nënshkruar

Pali Nito

 

E dashur Dita! Ndoqa me shqetësim ngjarjet kriminale në Kumanovë nga regjimi ushtarako-policor i qeverisë së Gruevskit ku humbën jetën 22 persona dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Ajo që më çudit dhe më revolton është fakti që faktori politik shqiptar këto ngjarje të tmerrshme i përcolli pa nerv e më shumë indiferencë. U befasova veçanërisht nga qëndrimi i liderit politik Ali Ahmeti i cili kur u pyet nga gazetari Fevziu se çfarë masash do të merrni pas asaj që ndodhi në Kumanovë, ai u përgjigj që tani nuk mund të bëjë asgjë, pasi ka një axhendë shumë të ngjeshur. Çdo njeriu me mend në kokë i lind pyetja: A ka axhendë më të rëndësishme se sa ngjarja në Kumanovë?! Për këtë reagoi gjithë rajoni, Europa e më gjerë duke kërkuar gjykim ndërkombëtar dhe transparent ndaj shkaktarëve.

Përsëri pyes, po ku do ta gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen shqiptarët e Maqedonisë veçse te faktori politik shqiptar në Maqedoni? Justifikimi i Ali Ahmetit, sa i papërgjegjshëm, aq edhe pa sens. Nuk e kuptoj se si u bë kështu ky yll i qëndresës shqiptare për kontributin që dha në krye të UÇK-së. Mesa duket i dhimbset më shumë pushteti se vuajtjet dhe persekutimet e shqiptarëve.

redaktor May 23, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?