Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një kërkesë për kryeministrin Rama!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Një kërkesë për kryeministrin Rama!
Letrat e Lexuesve

Një kërkesë për kryeministrin Rama!

redaktor
Published October 9, 2013
Share
SHARE

E nderuara DITA! Ju lutem t’i bëhet e ditur një kërkesë Edi Ramës. Në vazhdën e punëve, të premtimeve, të realizimeve për ndryshime të mëdha, që ky vend ka nevojë të “rilindë” me të vërtetë, dhe që ne besojmë se ky njeri me forca dhe energji të reja do t’i bëjë patjetër realitet.

Të ketë parasysh edhe një moment të rëndësishëm: Kanë kaluar 50 apo 60 vjet nga ndryshimi i lekut dhe ne akoma përdorim shprehjen “të reja apo të vjetra”.

Të vjen keq kur, punonjës zyrtarë në bankë, në sportele të këmbimit valuator, në zyra të pensioneve, apo në çfarëdo zyre kompanish private, në autobuzë, në familje e kudo, do të dëgjosh në rastin e komunikimit me lekun shprehjen “2000 lekë” për “200 lekë”, “5000 lekë” për “500 lekë”. Ose më flagrant është emisioni “E diela shqiptare” që drejtohet nga Ardit Gjebrea, i cili orë e minutë komunikon me publikun, një herë thotë “500 lekë të reja”, pak më vonë thotë “5000 lekë të vjetra”. Një herë thotë “fitove 1 milion lekë të vjetra” dhe një herë tjetër “10000 lekë të reja”. Po lëmë koqen e namit edhe para të huajve, sidomos me taksistët, kur qytetari pyet se sa kushton rruga nga “Komuna e Parisit” e deri në qendër, ata përgjigjen: “4000 lekë”, dhe i huaji detyrohet që t’i paguajë vërtet 4000 lekë, por e përkthyer në vlerën reale do të thotë 40000 lekë të vjetra. Po ndikohet shumë keq tek brezi i ri. Ju lutem t’i jepet fund këtij fenomeni allashqiptarçe, nuk i ka hije një kryeministri, një vulë humburi, siç ishte ai që na la shëndenë, kur thoshte se do t’i jepte pensionistëve një shpërblim prej 50000 lekësh të vjetra, në vend se të thoshte 5000 lekë, për vitin e ri, dhe në këtë rast, edhe çiraku i tij Bode, patjetër do përdorte shprehjen e “ustait” të tij, një herë të vjetra, një herë të reja. Rrumpallë!
Edhe një herë e dashur DITA, që je bërë për ne brezin e tretë një fanar, nga ku shikojmë dhe mësojmë shumë të vërteta! Me respekt! Lexues, Tiranë.

 

redaktor October 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Njeriu realist. says:
    October 9, 2013 at 8:04 pm

    Eshte shume e vertete dhe e domozdoshme qe z. Edi Rama kur ti vije koha te vere dore se eshte shume e nevojshme per popullin dhe kombin tone ti jepet fund njehere e mire kesaj meseleje.

    Reply
  • "BAALASHI" says:
    October 10, 2013 at 8:32 am

    Saktesisht ka qe nga 1964 ky fenomen qesharak, madje edhe nga punonjes financash. Pra plot 49 vjet. Kjo praktike duhet te marre fund. Aq me teper qe abuzohet me te huajt. Patjeter duhet te vendoset te flitet me aq zero sa ka leku e jo ta shumezojme fiktivisht me 10.
    Kjo nuk shkon me. Eshte qesharake, e papranueshme.

    Reply
  • shqipfolësi says:
    October 10, 2013 at 8:51 am

    Shumë e drejtë vërejtja. Nuk ka pse të mbetet ky kurs i vjetër me monedhën tonë. Qeveria e re nuk mendoj se do ta ketë të vështirë në një kohë të përshtatshme ta diskutojë dhe këtë gjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?