Ndërsa policia e shtetit është në kulmin e aksionit të saj për bllokimin dhe verifikimin e pikave të lojërave të fatit, një paketë dokumentesh e vitit 2012 që lidhet me këtë çështje duket se hedh dritë mbi një oqean kumari të ndërtuar mbi mashtrimin dhe evazionin fiskal. Mjafton vetëm pakëz aritmetikë për të kuptuar se sa arbitrare ka qenë kjo skemë në mbarë Shqipërinë. Gazeta “DITA” ka mundur të sigurojë disa tabela të dhënash të marra nga ministria e Financave. Janë deklarimet e 21 kompanive që kishin licencë për të ushtruar aktivitet në Kazino për vitin 2012, pra vitin e kaluar, ku ndër të tjera specifikohet dhe numri i kompjuterëve që këto kompani kishin në pronësi. Në total numri i kompjuterëve ishte 2 mijë e 170 kompjuter. Duke pasur standardin se një pikë-filial Kazinoje s’mund të ketë më pak se 10 kompjuter, atëherë arrihet në përfundimin se në rastin më të mirë mund të kishte maksimalisht 217 pika kazinoje në të gjithë Shqipërinë. Por çfarë ka ndodhur? Vetëm nga aksioni i fundit i quajtur “Fundi i Marrëzisë” janë të paktën 405 pika-filiale kazinoje, në gjendje bllokimi. Pra ekziston në terren të paktën dyfishi i kapaciteteve të deklaruara në shtet, deri më tani. Këto pika kazinoje janë të gjitha të deklaruara si filiale. Operacioni ende nuk ka përfunduar.
Si funksionon?
Shqipëria nuk ka kapacitete për të prodhuar kompjuterë të lojërave të fatit. Prita në doganë është e pashmangshme për këto kompani, e megjithatë ja kanë arritur të fusin në Shqipëri, të paktën dyfishin e kompjuterëve. Do të mjaftonte vetëm krahasimi i deklarimeve doganore me deklarimet në Ministrinë e Financave, për të kapur mos përputhjen me numrin e kompjuterëve të futur në Shqipëri. Por, duket se përveçse kanë gjetur mbështetje në organet shtetërore si Agjensia e Mbikëqyrjes së Lojërave apo si Tatimet, pronarët e kompanive kanë bashkëpunuar dhe me doganierët. Shumica e kompjuterëve të futur si të tillë, në deklaratat doganore janë përshkruar si “pajisje, pjesë këmbimi”. Në disa raste këto kompjuter janë futur të çmontuar pjesë-pjesë, por në shumicën e rasteve ata janë futur si kompjuterë por në letra janë shënuar si pjesë këmbimi. Ndaj dhe rezultatet e operacionit të tanishëm “Fundi i Marrëzisë”, në fakt janë fillimi i hetimit mbi një lojë ku ka gjurmë të qarta implikimi jo vetëm të Agjencisë Mbikëqyrëse të Lojrave të Fatit, por sidomos të implikimit të agjentëve tatimorë dhe atyre në dogana. Deri më tani po vazhdohet me kontabilizimin e pikave të kazinove që janë nën bllokim, por nuk ka asnjë shtrirje hetimi përtej kësaj, për të arritur tek të gjithë faktorët shtetërorë në tatime dhe dogana që lehtësuan evazionin nga ana e këtyre kompanive.
Në kryqëzime
Zakonisht ekonomistët përdorin kryqëzimet e qyteteve urbane për të pasur një ide mbi natyrën e biznesit dhe të zhvillimit në këto qytete. Bëhet fjalë për kryqëzime strategjike ku në Tiranë janë të ngjashme me kryqëzimet e “21 Dhjetorit” apo kryqëzime si ai i “Sheshit Uillson”, pasi janë vende ideale për të parë bizneset në lulëzim që kanë takatin për të ushtruar aktivitet e për ti paguar qiranë këtyre ambienteve strategjike. Që prej vitit 2008, në Tiranë, në dhjetëra kryqëzime të atilla mbizotërojnë vetëm 2 lloje biznesesh: Bankat dhe Lojërat e Fatit. Por jo vetëm në Tiranë. Nëse i qëndrojmë këtij parimi të ekonomistëve treguesi flet se shqiptarët që prej vitit 2008, janë interesuar dukshëm për tërheqjen e kredive nga bankat si dhe për lënien e kursimeve ose të ardhurave të tjera në pikat e lojërave të fatit, kazinove. Ky është një tregues i rëndësishëm, pasi vërteton se e gjithë skemave e përhapjes, vend e pavend të kazinove ka qenë e mbështetur doemos nga struktura shtetërore, e nxitur për kapilarizim prej tyre por mbi të gjitha, e nxitur edhe nëpërmjet evazionit fiskal për të rritur në mënyrë eksponenciale jo vetëm shtrirjen gjeografike të kazinove por edhe shumëzimin e fitimeve nëpërmjet shmangies së taksave, që në rastin e lojërave të fatit, janë vërtet taksa të majme.
ZYRTARE
Lista e deklarimeve për Nr. e kompjuterëve nga kazinotë:
(emrat e kompanive paraqiten vetëm me iniciale)
Kompania Nr. i deklaruar i kompjuterëve
A..T 40 kompjuter
K..T 20 kompjuter
S..N 125 kompjuter
S..T 10 kompjuter
F..O 40 kompjuter
7..C 100 kompjuter
E..O 70 kompjuter
V..T 78 kompjuter
I..E 31 kompjuter
S..N 16 kompjuter
T..T 30 kompjuter
B..V 132 kompjuter
M..I 13 kompjuter
I..C 23 kompjuter
SH..B 40 kompjuter
G..0 10 kompjuter
A..E 91 kompjuter
A..E 13 kompjuter
A..X 431 kompjuter
A..E 409 kompjuter
A..A 448 kompjuter
____________________________________
21 Kompani 2170 kompjuter ne total
Me sa di une,makinerite duhet te kene edhe nje vule qe vertetonte certifikimin e ketyreve makinerive,pra eshte edhe nje institucion tjeter ku informalet kane siguruar mbshteje.
E cuditeshme.Dikur ne Shqiperi ndertoheshin uzina,kombinate,fabrika .Po sot ? Hapen kazino,hapen qendra per te luajtur kumar,a thua se shqiptaret jane aq te pasur sa parat e tyre “me teprice”duhet ti depozitojne ke boset e mashtrimit.Para viti1990 ne shqiperi minierat e bakrit jo vetem qe jepnin lenden e pare per uzinen e telave ne Shkoder por jepnin edhe flori duke shtuar thesarin e shtetit>Po sot ? Asgje.Te renqethet mishi kur shikon ne FIKS-FARE se si kjo uzine qe nuk eshte ne pune pocmontohet per skrap.Ku vemi?Me kazino do te arijme nivelin ekonomik qe kerkohet per te hyre ne familjen europiane?-Mashtuesit te shkojne pa asnje hezitim para pergjegjesise ligjore.
Leri perrallat o nostalgjik i kohes se Dulles!
NE KETO VITE SHQIPERIA KA QENE NE DITET E QAMETII DHE NEN BANDEN E UJQERVE DHE ULKONJAVE DHE ARMIQVE TE SHQIPTARISE
Duhet te filloje urgjent examinimi i llogarise ne trurin e makinetes. Aty duhet te dale tamam. Sa??? Kur???? Etj.
Anonim katunari bixhozi eshte burim krimi , ju pabuksa perveç kasolles dhe Bencit demode 240 ju mungonte dhe kazinoja te shisni kasollen dhe ropt e shpise te luani se nuk e keni per fis , ideatori gjenial F.TH.Nano luan me paret e go..it te gruas se re , ajo i ka peshqesh nga ish-kollovari plakush koloneli grek i Asfalise por ju nuk keni uje e drita te hiqni krromoin e zhulin nga trupi doni te kaloni kohen e lire ne Kazino si Rokfeleret , Roshfildet etj.milardiere , mjaft se eshte turp duke lene pa buke e zhvzshur femijet e me ekstrem vrasjen e tyre , paguani nje here te gjitha taksat e detyrimet karshi shteti dhe po ju tepruan çojini dem ne Kazino , shqiptaret ne mergim punojne me djerse dhe nuk shkojne neper kazinora se e dime mire si e nxjerrim ate lek me shume stres e sakrifica , kjo eshte Europa qe enderroni qe nuk eshte lope per te mjele siç jua reklamojne por norma dhe ligje qe te shtypin koken kur nuk i zbaton . Dullen e tullen leri ne varr siç jane por dhe demokracia liberale ka ligje .
Përralla i quan ti o anonim, prandaj dhe ke frikë të thuash emrin e vërtetë. Mirë që s’të pëlqen koha e dullës, sic e quan ti, është e drejta jote, por ti s’mund të mohosh ato që thuhen nga shkruesi para teje. Ose të pëlqen që njerëzit përfundojnë në vetëvrasje sepse hynë në borxhe në kazino e s’i paguajnë dot, ose je një me krimin që për të luajtur shkon e vjedh. Një shtet i tillë si Suedia, ka vetëm 4 kazino, dhe këto kanë filluar aktivitetin e tyre pas viteve 2000. Po Shqipëria? Duke qënë se shteti s’funksionoi vetëm Tirana kishte 800 kazino. je në metor ti???…do thoshte Jovan Bregu.
Lerini kazinote po shikoni universitetet private se demi qe po bejne ato eshte me i madh. Po krijojne nje brez te rinjsh injorante , me pretendime te medha per te zene pune te mira dhe realisht pa asnje te ardhme.
400, 500 , 600 a me shume kazino degjon te thuhet. Se ne perceptimin e fshatarit kazino eshte nje dhome me disa kompj, nje tavoline pokeri.