Një 20-vjeçare meksikane ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë përnjëherësh. Salud Romero, nënë e tre fëmijëve, ka lindur edhe gjashtë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e guvernatorit të shtetit Michoacan, ku jeton nëna e re. Sipas bashkëshortes së guvernatorit, Patricia Mora, (presidente nderi e një organizate lokale për ndihmën e familjeve në nevojë), të gjashtë fëmijët gëzojnë shëndet të plotë. Pak ditë para lindjes, nëna e nëntë fëmijëve ka kërkuar ndihmën e organizatës për të përballuar vështirësitë ekonomike pas ardhjes në jetë të gjashtë fëmijëve.