Ish-ambasadori Rajerson mbahet si mbështetës i Berishës, por ën fakt nuk është aspak i tillë. Mjafton të shikoni intervistën e tij të fundit në Zërin e Amerikës me rastin e ardhjes ën Shqipëri për festimet e 100-vjetorit. Intervista është e mbushur em kritika të forta ndaj Berishës, dhe në fund të saj ka një paralajmërim për të gjithë shqiptarët. Një paralajmërim të fortë: “Është një rast për të reflektuar mbi historinë. Në rast se nuk doni që historia të përsëritet, mos e lini të përsëritet. Mendoni se si Shqipëria të jetë më mirë”. E thotë ambasadori që la një gjurmë në kapërcyellin historik tonin nga diktatura në demokraci. E përkthyer në ditët e sotme kjo frazë do të thotë: “Shqiptarë kujdes, mos bini prapë në gropën e diktaturës”.
Email nga adresa: [email protected]