DITA! Jam pensionist. Me keqardhje ju informoj se doganat tona janë të zhytura e të rrezikshme jo vetëm për shqiptarët hallexhinj, por për imazhin e turpshëm që po e njollosin qeverinë. M’u dha mundësia të udhëtoj nga Holanda në Gjermani, Austri, Slloveni, Bosnjë, Kroaci e Mal të Zi pa asnjë problem. Në Murriqan na bllokuan 5 orë “kokëpalarët” tanë. Detyrim për të deklaruar zhdoganimin e veturës që udhëtonim. I paguam 50 euro doganierit privat. U nisa në dy të natës e kur erdhëm në doganën e Tiranës, jo vetëm që u penalizuam, por veç pagesës ligjore paguam dhe doganierin privat 12.000 mijë lekë për tarifë përkthimi të dokumenteve dhe 6 mije lekë parkim. O qeveri, çfarë bëni me robin tuaj? E akoma nuk është konfirmuar nga dogana shtetërore, pse-në e di ministri i Financave. Turp! Ju faleminderit, plaku Dajë Sami.