Brigadat Sulmuese, si trashëgimtare dhe vijuese të denja të Brigadave partizane të Ushtrisë NÇl, u krijuan nga fundi i vitit 1965 dhe fillimi i vitit 1966 në shumë rrethe të vendit si: Fier, Ballsh, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Skrapar, Berat, Elbasan, Tiranë, Shkodër, Tropojë, Kukës e Peshkopi, pra me një shtrirje gjeografike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Do të ndalem kryesisht në krijimin e Brigadës së Parë Sulmuese (Br.I S) Fier. Në retrospektivë kujtoj se Brigada u krijua në një situatë politike që koniçidoi me masat për revolucionarizimin e jetës në vend që u pasua nga Letra e Hapur e KQ të PPSH, heqja e gradave, rivendosja e Komiteteve të Partisë si dhe rivendosja e funksionit të Komisarit politik në ushtri.
Më duhet të theksoj me kënaqësi dhe krenari, se Brigada i kreu me sukses detyrat e veta funksionale në stërvitjet e shtabit, ato komanda shtabi që kulmuan në stërvitjet e mëdha me trupa të emërtuara “Shpitagu”, “Vjosa” dhe “Semani”. Në stërvitjen e Fierit në pikën e vrojtimit të batalionit në kodrat e Zharrëzes takova edhe Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes Mehmet Shehu në fund gushti 1974. Mehmeti shoqërohej nga Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu dhe disa oficerë madhorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Duke vëzhguar së bashku dinamikën e zhvillimit të stërvitjes, ndodhi që një vullnetari që bënte qitje nga trasheja, iu bllokua pushka dhe unë tentova të hyja në trashe e të eleminoja bllokimin e pushkës, por për çudi Mehmet Shehu u fut vetë në transhe dhe eleminoi difektin. Në momentin kur ai tentoi të dilte nga transheja unë i zgjata dorën për ta ndihmuar por ai lëshoi batutën e radhës duke më thënë: “Nuk jam bërë akoma të më japësh dorën, por herë tjetër shkallët e transhesë mos i bëni kaq të rralla”.
Duke qenë se shërbeva 10 vjet në këtë njesi e në vitin 1975, më emëruan Komisar Brigade. Kam të drejtën dhe detyrimin moral, të veçoj e të flas me superlativa për disa kuadro që dalloheshin për përgatitje të lartë ushtarake si: Bashkim Qeli një ekspert i stërvitjes së vogël, Vasil Ngjeliu një njohës i mirë i veprimeve sulmuese, Petrit Maman Hasani që dallohej për punë grafike në hartë, respekt, adhurim dhe mirënjohje të thellë për gjithë ish kuadrot dhe efektivat e ish Brigadës Sulmuese që punuan me impenjim maksimal në realizimin me sukses të objektivave të stërvitjes e të gatishmërisë luftarake.
Pali Nito
Ish-Komisar Brigade
Dua te falenderoj ish kuadrin e larte te Ushtrise Shqipetare z. Pali Nito qe sjell publikut pjese nga historia e e shkelqyer e Ushtrise Kombtare Shqipetare. Ish ushtaraket duhet te jene krenare per sherbimin qe i kane bere Atdheut ne vite. Ushtaraket kane shume per te shkruar e per t’u treguar brezave. Historia ka fillim te hershem. Ta ruajme e zhvillojme ate. Ka ardhur koha te shkruhet me shume pasi ka ish ushtarake te talentuar qe mund ti japin brezave punen dhe eksperiencen e tyre te shkelqyer.
Lavdi deshmoreve te rene ne lufte te brigades se pare sulmuese dhe jete te gjate, atyre qe sot jetojne.
Megjithese u munduan te denigrojne figuren tuaj, duhet ta dini, jeni te respektuar, ju dolet fitues nga ajo lufte dhe fituesi gjithmone meriton respekt dhe nderim.