Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një prift ndryshe nga të tjerët (FOTO)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Një prift ndryshe nga të tjerët (FOTO)
Lifestyle

Një prift ndryshe nga të tjerët (FOTO)

anazapta
Published March 16, 2013
Share
SHARE

Një prift me motor, me flokë të gjata dhe që adhuron rok end rollin. Një prift që mbart në vetvete pasionin dhe besimin te Zoti, por që bën një jetë ndryshe nga çdo prift tjetër. Reuters tregon historinë e priftit Adolfo Huerta, i njohur ndryshe si atë Gofo, në Saltillo, Meksikë.

Fotografi i agjencisë Reuters Daniel Becerril, sjell një set fotosh të priftit, shtëpisë së tij dhe punës me besimtarët.

“Dhoma e tij i ngjan më shumë një dhome adoleshentësh. Ka CD me muzikë heavy metal dhe rock alternativ dhe libra me tema nga më të ndryshmet. Një poster i Çe Guevarës, një tjetër i filmit “Batman” dhe një foto e një femre topless varen në mur.

“Adolfo zbuloi dëshirën për t’iu përkushtuar Zotit, ndërsa studionte filozofi në universitet, kohë kur paralelisht ndihmonte të sëmurët me SIDA dhe punonjëset e seksit si një aktivist i shoqërisë civile. Por ai e ka thyer mitin e një prifti katolik, sepse pëlqen muzikën rok, lyen majat e flokëve me të kuqe, vishet me të zeza dhe lëviz me motor. Ai është anëtar i një klubi motoristësh që quhet “Black Wings”. Është klient i lokaleve, pi birrë, cigare dhe bën shaka në mesha. I pëlqejnë nudot femërore, thotë se është admirues i trupit femëror, bukurisë dhe aftësisë së tij për të prodhuar jetë. Por pa mendime të këqija, në funksion të një jete të dlirë, thotë ai.

Në kërkim të miqve të tij motoristë, një natë ai shkoi në një bar të quajtur “Konfesionari” (Vendi i rrëfimit), ku muzika e Iron Maiden të shponte veshët dhe muret ishin mbuluar nga numri 666 (simbol i djallit). Ai përshëndeti pronarin dhe vendosi t’i priste jashtë miqtë e tij.

Adolfo thotë se marrëdhëniet me njerëzit jashtë kishës e bëjnë të ndihet mirë. “Mblidhen më shumë në barbekju, festa dhe bare. Nëse shkon në këtu ambiente, të gjithë të pyesin si je, të përqafojnë dhe bisedojnë me ty. Por në kishë askush nuk e ka vë re tjetrin. Aty vetë shtrëngojnë duart kur u thotë prifti”, thotë at Gofo.

Ai respektohet edhe nga banorët e lagjeve më të rrezikshme. Para meshës, ai vesh veladonin sipër bluzës rock and roll, por nuk heq byzylykët dhe unazën me kafkë.

“Ne duhet ta demistifikojmë besimin, figurën e priftit që njerëzit mendojnë se është ndryshe. Ne duhet t’i pranojmë ndryshimet dhe preferencat e të tjerëve pa i gjykuar ata. Duhet të ndihemi të lirë dhe të racionalizojmë besimin, për ta gjetur Zotin kudo”, shpjegon ai.

Kur ai erdhi si prift për herë të parë në zonë, banorët e panë me mosbesim. Përgjigja e tij ishte: Mos më shikoni si një adhurues të rokut, por si shpëtimtarin e shpirtrave tuaj.

Dhe asgjë nuk doli jashtë parashikimit të tij. Ai është tashmë një prift i respektuar dhe i vlerësuar nga kleri i zonës, i cili mbështet mënyrën me të cilën Adolfo e fut Zotin në zemrat e njerëzve”. Marrë nga blogu i Daniel Becerril / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", conducts mass in Saltillo Catholic priest Adolfo Huerta  known as "Gofo" puts on his soutane at the church "Our Lord of Mercy" in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta (C), known as "Gofo", baptizes a young boy at the church "Our Lord of Mercy" in the El Toreo neighborhood in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta conducts mass in Saltillo

A woman receives communion from catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", leaves the church after conducting mass in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", leaves after baptizing a young boy at the church "Our Lord of Mercy" in the El Toreo neighborhood in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", walks with a child to a place between two houses and where he cill conduct mass in SaltilloCatholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", conducts mass in SaltilloCatholic priest Adolfo Huerta (R), known as "Gofo", stops his motorcycle to ask for directions in Saltillo

Crucifixes dangle from the motorcycle of catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo" outside the rock bar "The Confessional" in SaltilloCatholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo" waits for some friends outside the rock bar "The Confessional" in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", sits near a pin of the Playboy club and a collection of Playboy magazines at his home in Saltillo

An agenda of Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo", lies on a desk at his home in Saltillo

Catholic priest Adolfo Huerta, known as "Gofo" smokes a cigarette while standing nex to a painting of Jesus Christ in Saltillo

 

anazapta March 16, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?