Kur botoksi filloi të përdorej si një trajtim bukurie gjashtë vite më parë, ai u konsiderua si një mrekulli. Manisë për të fshirë gjurmët e viteve nga lëkura iu bashkuan qindra njerëz të ekranit.
Por tashmë, ekspertët që “ngrijnë fytyrën” po punojnë për një tjetër produkt, i cili zgjat dhe shumon qerpikët.
Kompania Allergan ka krijuar një produkt të quajtur Latisse, i cili rekomandohet në rastet e personave që kanë humbur qerpikët si pasojë e sëmundjes që njihet me emrin hipotrikosis apo edhe për shkaqe të tjera.
Produkti që premton rritjen e qerpikëve të rinj, të gjatë, të dendur e të errët u zbulua rastësisht kur përbërësi kryesor i tij, bimatroposti, i cili përdorej te të sëmurët me glaukoma, u pa se shkaktonte shtimin dhe rritjen e fijeve të qerpikëve.
Duket se produkti funksionon vërtet.
Sipas testimeve të kryera, ai dyfishon trashësinë e fijes, e bën 18 për qind më të errët në ngjyrë dhe 25 për qind më të gjatë brenda 8 javëve.
Përdorimi është mjaft i thjeshtë. Ai aplikohet çdo ditë mbi rrënjën e qerpikut në formë peneli.
n.s. / dita
Shm mir po a ka dal n treg ky produkt
Qerpiku dhe qimja e flokut a jane njisoj.Pavarsisht vendin ku mbijne,ne qepalla apo ne tolle.
Sic shifet pse te mos perdoret per te ripertri floket ne djerrinat e tolles,tollave.