Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një pyetje për pacientin Berisha
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Një pyetje për pacientin Berisha
Letrat e Lexuesve

Një pyetje për pacientin Berisha

anazapta
Published November 5, 2013
Share
SHARE

Përshëndetje DITA! Dua që të hapet një debat publik që të mund të zbulojmë, se në cilin institucion shtetëror nuk ka kriminel, hajdut, kondrabandistë, trafikant, idjot, tradhëtare, antikombëtarë, filo grek, filo serb, filo turq, vrasës, përdhunues, mashtrues e shumë e shumë epitete të tjera që dëgjojmë nga POLITI(KUAJT) tanë në çdo seancë Parlamenti, faqe gazete, studio televizive, konferencë shtypi.

Këta POLITI(KUAJ) i servirin këtij populli të lodhur vetëm monstrat e cituara më lart. Gojëprishuri, gjuhëhelmi dhe fytyrë zgërdhimi Berisha, ka instaluar në shoqërinë tonë vetëm urrejtje, shpifje, grindje, presione, fjalor imoral dhe rrugaçëror, thirrje banditeske.

Ndaj dua që të pyes pacientin Berisha: Sipas teje, a ka ndonjë politikan në Shqipëri përveç “TEJE”, që është i pranueshëm për të qeverisur këtë vend? Pyetja e dytë është: Si mendon ti, të gjithë udhëheqësit në Shqipëri përveç “TEJE”, kanë qenë siç ti ke në natyrën tënde të dyzuar t’i quash?

Po si mundesh ti të gjesh forcë të flasësh me atë ç’ka ti i ke bërë këtij kombi për 23 vjet?! Ke ç’personalizuar shoqërine, ke fundosur arsimin, ke bërë që shqiptarët të shihen si egërsira ngado që lëvizin në Evropë, ke bërë që çdo tropojan i thjeshtë të urrehet padrejtësisht vetëm e vetëm nga sjellja jote prej një të sëmuri me karakter të deformuar.

Por do besoj se Zoti do e bëjë punën e vet me ty, duke e çliruar çdo shqiptar nga urrejtja ndër rajonale, dhe duke bërë të mundur që populli i Tropojës të shihet jo si egersira, siç ti e bëre në sytë e gjithë shqiptarëve, por ashtu siç janë në të vërtetë, gojë ëmbël, të dashur, fisnik dhe besnik, burrëror në të gjitha anët. Faleminderit DITA! Nga Gjon Nezha, Laç.

 

Letër e nënshkruar

Gjon Nezha, Laç

anazapta November 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Bocari says:
    November 5, 2013 at 6:01 pm

    Mos u merzit Gjon se nuk i lyen tropojanet plehu i Saliut. Tropojanet jane te mire dhe te bukur. Ata qe perdori Saliu jane nga gjithe Shqiperia, ministrat e tij ishin kryeqytetas. Ajo qe mundi te arrije Saliu keto 23 vjet jemi edhe ne fajtore qe na genjeu , mashtroi se ishim budallenj. aji nuk eshte jetim ai ka gjithmone dy nje qe e ben, nje qe mban. Ne nje koment dikush ishte i indinjuar se shanin Saliun taliban, se sipas tij Saliu peraqeson 1 mil. shqipetare. Keta nuk jane tropojane. E kupton ti se ku jemi ne akoma.

    Reply
  • Bomfordi says:
    November 5, 2013 at 10:00 pm

    O zotni Gjon! Shkrimi yt asht shume i sinqerte dhe te kuptoj si verior qe jam. Salih perbindshit nuk i sherbyen vetem tropojanet, kuksianet e dibranet por te gjithe maskarejt prej gjith shqipnie.
    Ne verioreve na nxiu faqen Salih sketerra. Por ka nje zgjidhje. Tropojanet (te tjeret jo sherbetoret e verber te sketerres sali) te mblidhen si dikur ne kuvend (pa politikane por vetem si popull) dhe te distancohen prej Salih perbindshit. Le te bejne nje kuvend burrash ashtu sikur bene ne Bujan. Ta lajne ftyren e vet tropojanet prej pisllekut qe ju ngjiti Salih serbi.

    Reply
  • Salep i ngrohte says:
    November 6, 2013 at 4:21 am

    Tropoja dhe tropojanet jane te identifikuar vetem me Salih, ata jane sjelle me shqipetaret e sidomos ne Tirane nga ’96 e ne vazhdim, njesoj si moloket kosovare te udhehequr nga Xhelal lexo Xhelat Deva ne masakren e 4 shkurtit ’44 ne Tirane, eshte i vetmi kriminel dhe tradhetar shqipetar, qe krijoi ndarjen veri-jug.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?