Në lidhje me disa akuza që qarkullojnë në gazetën tuaj për personin tim, dua tju bëj me dije sa më poshtë vijon:
1. Përgjigjen më sqaruese dhe me të plotë për sulmin e fundit fushatesk në adresën time ku shkelet parimi i barazisë në trajtim të gjithë palëve të prekura, do ta japë zoti Nazim Berisha. Ai është realisht i shqetësuar për nje përdorim banal që i bëhet emrit të tij, kundër meje. Unë jam i mësuar me sulmet e paprincipta politike dhe kam zgjedhur rrugën ligjore të vënies në vend të dinjitetit tim.
2. Nisur nga sa më sipër, as më intereson të merrem me rritje artificiale tirazhi gazetash sic pretendoni ju. Kam punë më të mëdha për të bërë sesa t’i jap kredibilitet akuzave të anonimëve burracakë që përdorin në mënyrë sezonale një media, aq më tepër kur kjo bëhet në kohë rezolute, që sulmet dihet se kujt i shërbejnë.
Shpëtim Idrizi
Dërguar me email në redaksi
Përgjigje
Përgjigje për pikën 1
Ka një dosje në Prokurori ku gjenden edhe letra të firmosura nga ju që dëshmojnë një histori e cila ka rëndësi për publikun e sidomos për komunitetin çam për shkak se ata kanë të drejtë të njohin personalitetin e përfaqësuesit të tyre politik. Në dosjen në fjalë ka dokumenta që ju vendosin nën akuzë për vjedhje dhe mashtrim dhe ka një dokument ku është bërë një kërcënim për vrasje. Janë vepra të cilat duhen hetuar dhe nuk mund të zhbëhen me procedura qofshin këto edhe tërheqje nga padia. Zotit Berisha askush nuk ia ka keqpërdorur emrin përvec jush. Për vite me rradhë.
Përgjigje për pikën 2
Keni blerë gazeta masivisht në treg që në orët e para të mëngjesit. Për këtë nuk janë një apo dy dëshmitarë që mund të kërcënohen me letra poshtë derës po janë disa qindra shitësa gazetash në gjithë Shqipërinë. Anonimë burracakë janë ata që kryejnë veprime të tilla dhe jo ata që i shërbejnë komunitetit me informacion, të cilin komuniteti, veçanërisht ai çam, ka kapacitetin ta gjykojë vetë. Ju vazhdoni merruni “me punë të mëdha”
Mirë u lexofshim në artikuj të tjerë
Redaksia e DITA-s
Te tere qe nga berisha jwjane te perlyer.Pse u fut Idrizi nen omrellen e tij???
Më çudit përgjigja e z.Idrizi,kur thotë:”Unë jam i mësuar me sulmet e paprincipta politike dhe kam zgjedhur rrugën ligjore të vënies në vend të dinjitetit tim…”– Mua nuk më duket se ka ndonjë gjë politike në këtë dokumentin që lexova nga denoncimi që bënte një qytetar,bashkë-ortak me Idrizin shpëtim…-Por,përgjigja e shkurtër e Idrizit kujton se mund të jetë shpëtim për atë,vetë…!-Për vete që në këtë përgjigje e kuptoj se sa i pafat do të jetë drizua,po të përballet me drejtësinë…-
-Ka punë të mëdha,na thotë…!!!-Për të na çuditur edhe më,sikur nuk ka pasur 22 vite për ti bërë këto dhe punë akoma më të mëdha në shërbim të komunitetit të tij,që thotë se gjoja i qenka përkushtuar….Përgjigju njëherë penalisht,bëju burrë dhe shko bëj këtë gjyq njëherë..fitoje këtë me një qytetar që të akuzon pa mbi dhe nën kuptime o Idriz,dhe pastaj shko e bëhu Shpëtues i çamëve…që nuk besoj se të besojnë..sikur ti thua,apo beson..dhe vetë..!
SI eshte e mundur qe Prokroria nuk vepron.Ka dy rruge ose biznesmeni Berisha genjen,ose ne se vertetohet se Idrizi kamashtruar dhe vjedhur parati drejtohet burgut. Eshte e lehte zgjidhja,por nuk besoj sepse drejtesia eshte e kapur.
Qe keshtu do te pergjigjej kjo dihej por nuk ishte shkruar akoma. Nje njeri 1000 % fallco, perdor maska per te treguar se i digjet shpirti per camerine te cilen shyqyr qe se ka se do e kishte bere republike ne vete, ka gjete nje organizate politike per tju shmangur drejtesise e problemeve qe ka e shume o jane mbuluar o presin per tu zbuluar diten kur te dale nje i pa pajtueshem me krimin.
Kur ky thote pune te MEDHA zorret perzihen e dun me dale vendit.
PUNE TE MEDHA nga nje MASHTRUES I PA CIPE.
Vetem nje gje e di mire se nen sqetullate e Sali Berishes mund te haje buke e te ve dhjame .
Kur mendoj se PUNET E MEDHA TE MIAT do ti zgjidh ky njeri une CAMI heq dore nga c do pretendim si CAM.