Një i burgosur shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Castrogno të Teramos. 41-vjeçari shqiptar me iniciale A.C. është gjetur i pajetë nga shoku i qelisë, ndërsa bluzat e bardha pritet të bëjnë të ditura shkaqet e vdekjes pas autopsisë.
Por mendohet se ai mund të ketë kapërdirë kapsula me kokainë para arrestimit që mund t’i kenë shkaktuar hemorragji të brendshme e për pasojë edhe vdekjen. Policia e burgut përjashton vetëvrasjen apo hipoteza të tjera.
Viktima ishte arrestuar dy ditë më parë nga Guardia di Finanza gjatë një operacioni antidrogë.