Një shqiptare është ndër pretendentet kryesore për kurorën e më të bukurës në Zvicës. 21-vjeçarja Dorina Podrimja është përzgjedhur për të qenë në finale në spektaklin e bukurisë, “Miss Zvicra 2013”, që do të mbahet më 8 qershor. Dorina ka lindur në Olltën të Zvicrës, por është me origjinë nga Gjakova. Shqiptarja bukuroshe është përzgjedhur pasi është bërë disa herë imazh për kompani të ndryshme që operojnë në Zvicër.