“Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, zhvilloi sot, për herë të parë në Shqipëri, një konferencë me temën “Lojëra me Përgjegjshmëri” – thuhet në një lajm të botuar dy-tri ditë më parë në disa media.
Lojëra me Përgjegjshmëri?! Uau! E thënë kjo nga “lotaria” në fjalë ngjan si të dëgjosh në një bordello, përbetime për virgjërinë. “Lotaria Kombëtare” nuk është thjesht një koncesion problematik i dhënë nga Berisha në muajt e fundit të pushtetit të tij, por është koncesioni ‘lapidar’ i Berishës dhe i vetmi koncesion që ish-opozita socialiste e artikuloi në mënyrë të qartë se do ta anulonte pasi të fitonte zgjedhjet e 23 Qershorit. Ka edhe një letër të z.Rama drejtuar kancelarit austriak për këtë gjë.
Do ishte e tepërt të rendisnim nga e para, konfliktin e interesit të ‘Familjes’ në këtë koncesion, procedurat korruptive të tenderit të këtij koncesioni, valixhet më para të Shkëlzenit të bëra publike në Kuvend nga deputeti Balla, kushtet diskriminuese dhe krejt të pafavorshme të shtetit shqiptar në lidhjen e kësaj kontrate. Faktet janë më kokëforta se fjalët.
E vërteta është se ky koncensionar që sot jep leksione “përgjegjshmërie” është produkti tipik i papërgjegjshmërisë më ekstreme të një ish-qeverie të zhytur thellë në krime ndaj shoqërisë shqiptare. Të vjedhësh është një gjë, por të vjedhësh dhe të mbash leksione morale është komplet gjë tjetër. Publiku e ka të qartë tashmë që shtetet serioze nuk e lënë në duar privatësh apo piratësh, lotarinë kombëtare. Dhe është në pritje që kjo pasuri t’i kthehet publikut.
eshte nje indinjate e thelle shoqerore se si llotari te tilla aspak transparente vijojne te zhvillojne aktivitetin e tyre te lire dhe madje bejne edhe publicitet duke bere thirrje per pergjegjshmeri. Perse nuk shikohen milionat e derdhura ne media per nxitjen e semundjes se nje fitimi te shpejte dhe pa mund ne drejtim te joshjes se fukarenjve jo vetem si burim papunesie. Ende nuk dihet kur do perfondoje kjo marrezi dhe per sa kohe do te lejohet reklamimi ne media i ketyre aktiviteteve te denuara nga e gjithe shoqeria
(me respekt per autorin)
Media, pasqyruese e shoqerise tone dhe dalur prej saj, zakonisht nuk punon me shifra. Numrat dhe faktet jane sekondare, e para eshte “thirrja dhe Morali” Kjo na reflekton te shkuaren tone por ri-forcon mentalitetin per te ardhmen. Keq-Edukimi yne ekonomik shkon deri atje sa “tendencat partiake e tifozerite ndaj nje grupimi” bejne ate qe po na rrenon prej 25 vjetesh. Po paraja, fondet, investimet, dietat, interesi, kredite, taksat, siguracionet; si me ndikon kjo mua Personalisht? Keto, shihen shume rralle. Shqiptari mesatar poston 100 komente “se dikush i ka share baben e kombit-qosen” a se 20+vjet me pare ka ndodhur dicka per te cilen “lexojme reminishencat e z. Gjeke” me nje passion sikur te dy jane poshte Ballkonit duke ndikuar ne transport, cmime karburanti e buken e perditshme; tek Kredia e FMN-se ka 0 postime (0) ose 6 te tilla.
S’jemi te vecante nga bota (kete e kam theksuar mese njehere, do ta bej sa here te me jepet rasti) ne shumicen e kohes, si per keq a per mire… jemi krejt njesoj. Na pelqen “thirrja, perbaltja, ankesa dhe lufta” dhe Sensacioni, dhe ashtu dhe i bejme punet. Te lexosh shtypin Britanik mendon se Cmimet e Energjise jane ne nivele katastrofike; ka akuza per “collusion” (marreveshje ne manipulime cmimesh) se energjia rritet ne cmim ne c’perpjestim me koston dhe inflacionin, niveli i sherbimit ka rene, “te huajt po na blejne stacionet energjitike” dhe po vuajme pa mase; ankesa-ankesa-ankesa; te jetosh ne Britani je nen pershtypjen se ti paguan me shume se cdo Europian tjeter. Kur lexon tek Economist- ne tabelen e cmimeve te energjise del se Britania eshte nen mesataren; cmimet jane te uleta – jo te larta…POR…njerezit pelqejne “vuajtjen dhe ankesen” jo Faktet. Dhe nje “keq-fakt” i thene per vite me rradhe, ngelet i tille. Kudo jemi njesoj…” te pa-edukuar nga ana ekonomike” Ndryshimi vjen tek Emancipimi qytetar; Shtetasi i beson “ gazetarit serioz dhe specialistit” kur degjon per korrupsion, abuzime, shpenzime te kota… atehere reagon.
—
1) Jo! Lotarine, se quaj dot te Familjes. Nese ka fakte, te publikohen. Per sa kohe jane ne operim do trajtuar si Entitet Juridik dhe i Biznesit te ndershem qe i pergjigjet detyrimeve te qeverise Shqiptare.
2) Po! Te Bejne Thirrje Per Moral, vec se kane me ty; u uhet “pergjegjesia” dhe letrat ne rregull; per te zbatuar direktivat nga EU. Ka nje federate te Bizneseve te Bixhosit (llotarive) anetares e se ciles mblidhen cdo vit per trajnime e update ne te dhenat e fundit juridike, ceshtjet rregullatore dhe ndryshimet qe u kerkohen.
3) Kane nje Website sh. te sakte per kete ne Shqip, me nje “buton te tere” Pergjeshmeria, me dy nen-ndarje Pergjegjshmeria/ Pergjegjesi Sociale, bejne ate qe u kerkohet e asgje me teper.
Ku eshte MORALI ketu? Te nderuar, “nuk ka dinjitet ne varferi” Biznesi dhe Paraja s’ka Moral. C’do gje qe behet eshte 1) per ndergjegje sociale/ lexo – emer te mire 2) blerje influence – me qeverine/popullaten. 3) altruizem, nga individe, qe te ndihen mire vete ne rradhe te pare, pastaj…
“do ishte e tepert te rendisim koncesionet, valizhen e Shkelzenit, denoncimin e Balles, Tenderin etj” thote Artikulli. JO! Nuk eshte aspak e teper. a) koncesioni duhet shpjeguar si eshte dhene dhe personat pergjegjes qe e bene kete. b) valixhja e Shkelzenit duket dhene me i) foto. ii) video ne eshte e mundur iii) deshmitare okulare iv) ndjekur se ku jane depozituar parate. Gazetare, per kete paguheni…jo per spekulime. b) denoncimet e Balles “jane te papergjegjshme” e aspak nje prove, prandaj Ligji mbron deputetet ne Salle ato mund te thone c’te duan. c) Tenderi – duhet te publikohen dokumentet e Plota, me faksimile nese i fusni ne dore; te gjithe pjesmarresit dhe te intervistohen kompanite pjesmarrese (italiane/ qipriote etj) dhe te analizohet procedura post-mortem.
Se Kr-M sot e Socialitet dje i kane shkruar “Vjenes” as kjo nuk sjell asgje; behet fjale per nje kompani me mbi 5.000 punonjes qe operon ne 5 kontinente, erdhi si erdhi tek ne gjerat i ben “sipas rregullit” nuk i hiqet dot licenca, se te ben gjemen neper arbitrazhe; nje shtet i mencur e fut ne Negociata dhe i kufizon te drejtat derisa mbaron kontrata. Te mos harrohet se me cdo “tallazi qe bejme me Biznesin e huaj” (Ceket per energjine etj) frikesojme 10 investitore te ardhshem.
Si funksionon Lotaria.
_______________.
Supozojme se 5-10% jane Kostot e Operimit. (nga te ardhurat totale)
45-50% paguhet tek lojtaret ne forme Cmimesh.
10-15% paguhet tek Shteti (ne forme taksash/ licence operimi etj)
5% do jepen tek operatoret Lokale (qe shesin biletat)
Pra jemi ne nivele 70-80% ku jane 20% te parave? Kjo eshte pyetja. Llotari, ne nivel “rruge” nuk eshte asgje me teper se “licence te printosh Para” per kete arsye Kerkohet Paraja, ndryshe s’jepet licence; ja morem ksajt dhe ja dhame tjetres cdo ndodhe? Po fitimet? Sigurisht, aty po shkojme. Ne llotari serioze fitimet variojne nga 1-5% (3%+ eshte shume. Teper-shume, nuk po flasim per biznes prodhues, e as sherbimesh) pra, ku jane 15-25%.
Ku eshte butoni qe mungon ne Website? Nje qeveri e re mund ta jape lloton diku tjeter, por rregullat kerkojne nje harac, te japin Licencen nese jep para mbrapsh qe i perfiton vendi yne. “Good Causes” ose Ceshtjet e Mira, qe e meritojne. Ne Britani kjo shkon ne 28% (!!) kaq i madh eshte Haraci qe Kamelot (operatori) i paguan shoqerise. Gati 1/3-ta. Keto paguhen rregullisht tek nje Trup i pavarur nga Llotaria, ajo gjeneron fondet por s’ka pergjegjesi ne shperndarje. Ka nje arsye llogjike qe mos te ndikoje pushtetitn, politiken, zonat apo grupime gjate zgjedhjeve.
Kjo eshte ndarja
Shendetsi, Arsim, Ambjent dhe Bamiresi – 45%
Sporte – 20%
Arti – 20%
Historia/ Monumentet – 20%
Ne cdo £1 qe shpenzon nje person per bilete llotarie 38 pence jane te shoqerise. (sot qe cmimi ka shkuar ne £2, del 76p) vetem kontrolli dhe detyrimi ndaj shumave te tilla te jep licence, qe rinovohet cdo 5-7 vjet. Pavaresisht se ke investuar ne infrastrukture (qindra mijera terminale shitjeje) mund ta humbesh ate ne process ri-novimi, cdo here fillohet nga e para. Deri “ sa ta zgjidhni” kete pune me “mos me bo mu moral” a “t’ja hiqni” fare te drejten, kaloni ne ri-shikim te kushteve, ne baze te ligjeve te Shqiperise. Legjislacioni Primar Europian (dhe ai secondar) nuk “futen shume” tek Lotarite (me teper tek online gambling se ka natyre nderkufitare) dhe ja kane lene gjithshka Legjilacionit Shteteror.
Nje artikull indinjant eshte gje e mire (ne Facebook) por duhet parashtruar e shkuara-gabimet/ e tashmja e pa-pranueshme dhe rekomandimet per te ardhmen. Perfundimi – Shteti Shqiptar i ka te gjithe “mekanizmat a presionit ligjor” per nje ri-negocjate te shpejte” me Kompanine Austriake duke ja bere te qarte se Licenca e Operimit ne territorin Shqiptar ka nje kosto; si e tille…duhet ti jape mbrapsh nje perqindje te larte Shoqerise Shqiptare. Moralin…le ta bejme ne kafene.
1) Te shtoje ne website butonin “Ceshtjet e bamiresise” duke publikuar perqindjet.
2) Te krijohet nje Komision i Pavarur (nga Kompani austriake dhe shteti shqiptar) qe shperndan fondet sipas aplikimeve nga publiku, dhe vendimeve te tij- Komisionit.
3) Te publikohet hapur cdo Kosto qe kjo kompani bart ne territorin Shqiptar, fitimet, taksat dhe pagesa e cmimeve, ze me ze, e me perqindje.
4) Te monitorohet rregullisht nga Shteti.