Ajo nuk kishte krijuar lidhje me ndonjë mashkull që prej ndarjes së dhimbshme nga Ashton Kutcher një vit më parë, pas tradhtisë së këtij të fundit. Por tashmë Demi Moore duket se e ka kaluar “periudhën e zisë” për partnerin 16 vjet më të ri, duke u hedhur në krahët e një tjetër djaloshi.
Aktorja 50-vjeçare po frekuenton ditët e fundit një tregtar të veprave të artit, Vito Schnabel, 26 vjeç. Sipas mediave, ata janë njohur në festën e ditëlindjes së të dashurit të modeles Naomi Campbell, Vladimir Doronin.
Që nga ajo festë, mediat e kanë fotografuar disa herë Demin së bashku me djaloshin 24 vjet më të vogël se ajo. 26-vjeçari Vito mesa duket pëlqen gratë më të mëdha në moshë, pasi lidhja e fundit e tij ka qenë ajo me supermodelen Elle Macpherson, 44 vjeç.
i ka qenë gjithashtu i lidhur me Liv Tyler, 9 vjet më e madhe se ai. Vito, djali i piktorit Julian Schnabel, është një emër i njohur në tregun e veprave të artit në Nju Jork. Po ashtu, edhe i ati, 60 vjeç, pak kohë më parë ka bërë publike fejesën me modelen 30-vjeçare May Andersen.