Në faqet e internetit kam lexuar kohë pas kohe analiza mjaft interesante të zotit Abdurahim Ashiku, mësues në pension, emigrant në Greqi. Në ato analiza ai ka nxjerrë në spikamë përpjekjet sa të lodhshme, aq edhe të jashtëzakonshme që bëjnë emigrantët shqiptarë në Greqi, për të ruajtur identitetin kombëtar të fëmijëve të tyre përmes shkollimit edhe në gjuhën shqipe.
Përveç artikujve që ka botuar në vijimësi në faqet e internetit, ai ka vënë në qarkullim edhe disa libra, botimin e të cilëve e ka përballuar tërësisht me shpenzimet e veta. Në faqet e internetit të datës 17 prill 2015, i nxitur nga një skicë e autorit Albert Zholi me titull “E ç’i duhet shqipja?!” (të botuar më 20 mars 2015), pata përcjellë artikullin me titull “Fol shqip, se je shqiptar!”.
Ja se si pati reaguar ndaj këtij artikulli mësuesi atdhetar Abdurahim Ashiku në rubrikën “Komente” të gazetës internetike “Fjala e lirë”: “Si gazetar dhe shkrimtar në mërgimin e egër grek, i kam ndjekur me penë në dorë, me diktofon dhe me fotoaparat përpjekjet e mësuesve shqiptarë (janë mbi 60) për t’u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe vullnetarisht, pa pagesë, pa asnjë përkrahje nga shteti shqiptar, pa asnjë stimul moral. Kam botuar tre libra monografikë për mësuesit dhe për problematikën për gjuhën shqipe, me mbi 1 000 faqe. Librat titullohen: “Rilindësit e Kohës Sonë”, “Shkolla Shqipe e Athinës”, “Shkolla Shqipe e Selanikut”. Të tre këta libra janë financuar nga pensioni im dhe i bashkëshortes sime, mësuese në ushtrimoren e Shkollës Pedagogjike në Peshkopi. Realizuam së bashku me operatorin Arian Melonashi një film domethënës për mësuesen Vera Shkurti që kalon detin dhe u mëson fëmijëve të shkruajnë, të lexojnë dhe të këndojnë shqip në ishujt e Tinosit dhe të Sirosit”.
Përveç kësaj, mësuesi Abdurahim Ashiku, në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, neni 11 (arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), ka përgatitur edhe një Projektligj për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë. Këtë Projektligj ai ia ka nisur parlamentit, kryeministrit, qeverisë dhe ministres së arsimit.
Vetvetiu lindin disa pyetje: Këto hallka të qeverisjes së vendit a kanë ndër mend ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë? A duhet t’i kthejnë përgjigje mësuesit mëmëdhetar Abdurahim Ashiku për Projektligjin që u ka dërguar? A mendojnë vallë këto institucione shtetërore se shkollimi në gjuhën amtare i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë është një detyrë që ua ngarkon Kushtetuta për ta zbatuar? Apo hallkat në fjalë do të vazhdojnë, si deri tani, t’i shpërfillin kërkesat e mësuesve dhe të prindërve emigrantë për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën amtare dhe t’i lënë ata në mëshirën e asimilimit në vendet e huaja? Po mjetet e informimit masiv pse heshtin për një problem kaq të mprehtë?
Do të ishte shumë mirë sikur këshilltarët e Presidencës të mendonin për t’i përcjellë Presidentit Nishani propozimin për ta dekoruar mësuesin dhe atdhetarin e shquar Abdurahim Ashiku për atë kontribut me vlera të jashtëzakonshme që ka dhënë dhe vazhdon të japë, së bashku me mbi 60 mësues të tjerë, mes prindërve emigrantë shqiptarë në Greqi për shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën shqipe.
Mesojini arvanitasve gjuhen e te pareve,se jane bere me greke se greket.
Problemi qe ngre profesori duhet te behet shkak per nje mbledhje te posacme te komisionit parlamentar te arsimit,ku te percaktohen masa se si do veprohet me tej me kete ceshtje te madhe me rendesi per pasurine e identitetit tone kombetar,gjuhen shqipe.Ka mjaft perpjekje nga emigranet sic eshte edhe rasti I dy emigranteve ne New York Kristaq Papa dhe Kristaq Foto.Ky I fundit ka ven ene dispozicion te shkolles shqipe per femijet e emigranteve nje pjese te lokalit te tij.Por te gjitha keto ndermarrje private e sporadike duhet te jene nen kujdesin e institucioneve te shtetit shqiptar.
O Abdurahim vellai.Po politikanet tane kane hall kolltuqesh per vehte e nuk u bije nder mend per shqipen fare.Ata bejne gjithe dite e naten arthmetike,duke futur e nxjerre para nga te gjitha anet,si te perralla e gjysmagjelit.
RrESPEKT TE JASHTEZAKONSHEM PER TE GJITHE JU,por presidenti yne ndjek linjen e partise se vet,ate te shkombetarizimit,me porosi nga shtabi serbo-grek kurse keta te majtet jo per gje po per shkak te ngarkeses edhe harrojne t,ju hedhin nje sy juve andej e shqiptareve kudo qe ndodhe,Vetem kur vijne votimet coku u bije nder mend edhe per te tjeret,Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar,qe me sa duken bathet nuk ka gjasa te ndryshoje shpejt e per mire.Nje pershendetje edhe nga une keni prej Floride,ku ca si pune politikanesh e gjyqtaresh shqiptare vijne e bejne pushime “sa per relaks” se me thene te drejten lodhen shume,duke menduar si t,ia nxijne jeten me shume njerezve te thjeshte dhe llojit tuaj qe keni kontribuar aq shume nje jete te tere,Po durim,se nje dite do te vije e keto specie njeringrenese te zhduken si dinosauret dikur e pastaj njerzit e ardhshem te studiojne me cudi skeletet e fosilet e tyre.Kjo eshte rrejdha e jetes.Edhe nje here qofshi te bekuar per gjithcka beni kudo qe ndodheni!Pastaj se mu kujtua edhe nje shprehje qe kemi patur ne komunizem”mbeshtetje ne forcat e veta” qe eshte prap aktuale,sepse askujt nuk po i bjen ne mend per ty e per te tjeret,ndaj mblidhni forcate harroni se keni edhe nje shtet tuajin qe duhet t,ju mbeshtese!
“Nismë ligjvënëse”
PROJEKT LIGJ
PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË
Në mbështetje të neneve 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në LIGJIN Nr. 69/2012 PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, Neni 11 (Arsimimi për fëmijët shqiptarë jashtë vendit), si dhe të përvojës katërmbëdhjetëvjeçare të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga mësues vullnetarë në Greqi e gjetkë,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
VENDOSI
Neni 1.
Të njihet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, shkollat dhe mësuesit.
Neni 2.
Shpenzimet për shkollimin shqip të fëmijëve në mërgim miratohen si zë i veçantë në Buxhetin e Shtetit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3.
Shkolla shqipe në mërgim është pjesë organike e shkollës shqipe në Republikën e Shqipërisë.
Neni 4.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve të lidhin aktmarrëveshje me të gjitha vendet pritëse të mërgimtarëve shqiptarë në mënyrë që mësimi të zhvillohet në mjediset shkollore, si gjuhë e dytë ose si mësim plotësues i Gjuhës Shqipe.
Neni 5.
Burim për financimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë janë:
a.- Buxheti i shtetit;
b– të ardhurat nga shërbimi konsullor në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Shqipërisë në botë:
c.- dhurimet dhe sponsorizimet;
d.- të ardhura të tjera të ligjshme.
Neni 6.
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.
Shënim: Ftoj deputetët, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministren e Arsimit dhe Sporteve, shoqërinë civile, median e shkruar dhe elektronike, të gjithë ata që e kanë në shpirt gjuhën e bukur shqipe, t’i mbështesin me të gjitha mënyrat mësuesit e gjuhës shqipe në mërgatë që fjala dhe germa shqipe të jetojë ndër breza…
Abdurahim Ashiku
Gazetar-ish mësues
Shënuar më 1 qershor 2015, Ditën Botërore të Fëmijëve
PSE VENDOSA TË HARTOJ NJË PROJEKT – LIGJ PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË?
Ftoj deputetët, Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministren e Arsimit dhe Sporteve, shoqërinë civile, median e shkruar dhe elektronike, të gjithë ata që e kanë në shpirt gjuhën e bukur shqipe, t’i mbështesin me të gjitha mënyrat mësuesit e gjuhës shqipe në mërgatë që fjala dhe germa shqipe të jetojë ndër breza…
Shpresoj që në shtator 2015, mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mërgatë, të fillojë bazuar me një ligj të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë, me akte nënligjore dhe me marrëveshje të dyanshme mes shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera për krijimin e një hapësire të gjerë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve…
Nuk jam jurist dhe nuk kam aq njohje juridike për të formuluar një projekt – ligj për tu miratuar nga Kuvendi i vendit tim, por si gazetar në mërgim, kam njohjen dhe përvojën e një armate mësuesish mërgimtarë në Greqi dhe më gjerë që mbledhin fëmijët e emigrantëve, ku të mundin dhe si të mundin dhe, si në vitet e Rilindjes Kombëtare, u mësojnë atyre të shkruajnë, lexojnë e këndojnë në gjuhën e nënës.
Mësimi i Gjuhës Shqipe në Mërgatë nga fëmijët e brezit që lindën dhe u rritën në mërgim është një detyrim kushtetues që rrjedh nga nenet 8 dhe 57 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Këtë detyrë, përpara shtetit dhe shoqërisë në Atdhe, më mirë se kushdo e kanë përjetuar mësuesit shqiptarë në Greqi, mësues vullnetarë që pa asnjë përkrahje, pa asnjë shpërblim, pa asnjë vlerësim moral, pa asnjë fjalë të mirë, tash katërmbëdhjetë vjet, që nga 7 marsi i vitit 2001, e kanë shtrirë mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe nga Selaniku e Kavalla në Veri të Greqisë e deri në Jug, në Patra, Arta dhe në ishujt e largët të Egjeut. Vetëm në Shkollën Shqipe të Selanikut kanë dhënë mësim në katërmbëdhjetë vite mësimore 21 mësues, të cilët u kanë mësuar më se njëmijë fëmijëve ta shkruajnë, ta lexojnë e ta këndojnë fjalën shqipe.
Përvoja dhe përkushtimi i mësuesve për t’u mësuar fëmijëve gjuhën e nënës është dokumentuar në qindra shkrime në shtypin shqip në Greqi e në gazetat shqiptare, në tre libra monografikë (“Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës” dhe “Shkolla shqipe e Selanikut”) si dhe në filmin dokumentar “Vera, mësuesja e dy ishujve”.
Njëkohësisht përkushtimi atdhetar i tyre është prezantuar në 8 seminare zhvilluar në qytete të ndryshme të Greqisë si dhe në 7 seminare mbarëkombëtare për zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë; zhvilluar në Durrës, Strugë, Mitrovicë, Vlorë, Prishtinë, Ulqin dhe Berat.
E kam ngrit zërin e mësuesve në letra të hapura drejtuar ministrive e ministrave, avokatit të popullit etj., por, fatkeqësisht ai ka mbetur pa përgjigje, pa zë e figurë të shtetit e të pushtetit zyrtar në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe të organizatave jo qeveritare.
Më 23 mars 2015, në protokollin zyrtar të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në pikën 6 flitet për një marrëveshje të bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe Mërgatë”
Kanë kaluar muaj nga 23 marsi 2015 i mbledhjes së dy qeverive pa një zë të vetëm për organizimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë dhe, sikur kjo mos ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe të ishte përcjellë nga të gjitha mjetet e komunikimit modern, për ironi Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, ndonëse paralajmëroi se do të ishte e pranishme me një person të saj në një orë mësimi me fëmijët shqiptarë në Greqi më 26 prill dhe se do të merrte pjesë në seminarin e 8-të për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi organizuar nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë”, jo vetëm nuk erdhi njeri por nuk dërguan qoftë edhe një e-mail të thjeshtë në shenjë urimi për këtë ngjarje me vlera të mëdha për mbijetesën e gjuhës shqipe në brezin më të ri të mërgimtarëve.
Kanë kaluar 14 vjet nga ora e parë e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi dhe për ironi asnjë mësues nuk është shpërblyer edhe për një orë mësimi të gjuhës shqipe, nuk i është dhënë qoftë edhe një fletë lavdërimi e thjeshtë, për mos me thënë pastaj për vlerësime presidenciale me dekorata e tituj nderi…(!)
Për mua mësuesit shqiptarë në mërgim janë NDERI I KOMBIT, Rilindësit e Rinj të Kohës Sonë.
Përballë heshtjes ndaj mësuesve dhe shkollës shqipe në mërgatë vendosa…
TË FLAS…
TË SHKRUAJ…
TË VIKAS…
Shpresoj që Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ta vendosë këtë projekt – ligj në kalendarin e Kuvendit të Shqipërisë duke qenë i sigurt se ai do të marrë votat e të gjitha kuvendarëve.
Shpresoj që në shtator 2015, mësimi plotësues i gjuhës shqipe në mërgatë, të fillojë bazuar me një ligj të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë, me akte nënligjore dhe me marrëveshje të dyanshme mes shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera për krijimin e një hapësire të gjerë për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve…
Shpresoj…
Abdurahim Ashiku
Gazetar-ish mësues.
Shënuar më 1 qershor 2015, në Ditën Botërore të Fëmijëve
JAM dakort me gjitha mendimet e zotit ymeri dhe komentuesi DUKe e njohur nga afer familjarishte ZOTIN ASHIKu nuk i heq asnje presje vlersimit dhe propzimit per dekurimin e tij POr duke kaluare disa kohe pune ne greqi ne periferine e ATHines qe jetojne shume arvanitas dhe shqiptare te larguar para clirimit te cilet na kane ndihmuare per punesi dhe lehtesimin e jteses son shikonim qe femijet e tyre flisnin shume pak shqip poe deshira ekzistonte dhe te punohet nga nevepensionistat te cilet te ndihmojme per mos humbjen e gjuhes shqipe tek emigrantet e vteve1990 dhe ringjalljen e poullates sone qe kajetuar ne token shqiptare por ne administrimin eshteteve te tjera falenderoj ZOTIN ASHIK per punen e tij dheZOTINYMERi qe nxite vlersimin e punes se tij dhe kontributin etij intektuale per levizjen qe krahas intergrimit te rruajme gjuhen dhe traditat me te mira shqiptare
@abdurrahim allah Ashik
Me ca pensioni i ke bo gjithe kto pune me ate qe te jep greku apo ate qe te jep shqiptari
Me pensionin prej 21.000 lekësh që marr unë dhe 14.000 lekësh që merr bashkshortja ime Natasha Ashiku. Në Greqi nuk marr asnjë qindarkë pension zoti loku. Unë emrin dhe mbiemrin tim i kam të shenjtë dhe shkruaj e paraqitem kudo me këtë identitet. Ju kush jeni z. loku?
Unë rekomandoj https://www.penpaland.com website këmbimit gjuha bazuar
Android:http://app.appsgeyser.com/Penpaland
Unë rekomandoj këtë faqe https://www.letspal.com. Për të mësuar gjuhën dhe për të bërë miq