Arben Duka
Duhet brenda vetes tuaj,
të shikoni që të tërë,
të kujtoni një nga një,
mëkatet që kini bërë!
Brenda vetes të shikoni,
si film-kohën e kaluar,
dhe një nga një të kujtoni,
njerëzit që kini lënduar!.
Të shikoni brenda vetes,
se asgjë s’kini harruar,
të kujtoni ata njerëz,
që ju kini tradhtuar!.
Të shikoni brenda vetes,
ato që s’kini rrëfyer,
të kujtoni një nga një,
njerëzit që kini gënjyer!.
Të shikoni brenda vetes,
në skutën më të harruar,
kujtoni kë kini vjedhur,
edhe kë kini mashtruar!.
Të shikoni brenda vetes,
si të shkruar në një letër,
se ç’pisllëqe kini bërë,
veç për ca para më tepër!.
Të shikoni brenda vetes,
edhe kurrë mos fletshi gjumë,
Ç’kurvërira kini bërë,
veÇ për pak pushtet më shumë!.
Të shikoni brenda vetes,
sidomos ju më të vjetrit,
se sa plane kini bërë,
për të bërë gropën e tjetrit!
Të shikoni brenda vetes,
pastaj shikoni të tjerët,
njeriu në brendësi,
është pusi më i errët!.
Të shikoni brenda vetes,
babëzi-makutërinë,
se sa kini vrarë e shtypur,
për të shtuar pasurinë!.
Të shikoni brenda vetes,
se si fle një egërsirë,
ju e zgjoni-e ushqeni,
pastaj bën çdo mynxyrë!.
Të shikoni brenda vetes,
edhe djallin më të zi,
atë që ju nxit pa reshtur,
të bëni Çdo poshtërsi!
Të shikoni brenda vetes,
errësirën e një nate,
si i zhytët në greminë,
dhe i nxitë mijëra fate!.
Të shikoni brenda vetes,
po nuk janë të gjithë të zinj,
ka që s’rrisin brenda vetes,
nepërka dhe gjarpërinj!.
Të shikoni brenda vetes,
nëpër skuta anë e kënd,
po nuk patë në këto skuta,
s’shihni dot në asnjë vend!.
Të shikoni brenda vetes,
po asnjë këtë s’e do,
njerëzit njohin Universin,
po veten e tyre jo!..
Arben Duka mos u ngut
se ni bejte po ta qes
bo me pa nja tre si ti
ndy ve kamt e ntretin dhjes
Edhe sharjet i kopjon ky rajmond vlonjati
Sic duket ka i ngrati,kulture veshegjati…
Jam i sigurte,sikur te doje te flase,
Do beje te flase – por do pellase…
Excellent!
Ke marrë persipër me transplantu (o ma mirë) me shamertu dardhën e egër të DARVINIT ,ja ofro ta haj LENINI duke shku në drejtim të pa ditun edhe tuj-shku mrapsht në borgjezin utopike,per uforin e nostalgjisë o turi-lesh exsocialist mjaft me pralla ,per 1 grusht dollar je kthy ‘BULLAR’
E shkelqyer duhet recituar nga Reshat Arbana ose Mirush Kabashi ,respekt Arben Duka
Arbeni nuk qenka vetem nje vjershetor politik, por qenka edhe fillozof i vertete. Shume poeme e bukur. Dhe tragjike njekohesisht. Cilido njeri ka nje barre me mekate mbi supe, por as vetes se vet nuk pranon t’ia tregoje.
Ore ti QRMAL BALLA,qe qenke me kurs kunder analfabetizmit s’do as ment e as kalem,por sa dite kurs ke bere ,kete nuk e kuptoj.Sa per ato qe ke dashur te thuash ehe,s’ta kupton asnje shqiptar,e ke shkruar ne gjuhe te vjeter,shume te vjeter te ndonje fqinji te vendit tone.Kur s’di shqip pse lodhesh kot o I uruar.
vjershe me shume filozofi brenda. Carlo Rubbia ka thene se lenda e panjohur ne Univers eshte sikur nje njeri te rrethohet nga 99 te tjere qe nuk duken
lexo cfare thote Emma Al Rose
“Merre shpirtin tim !!!
Vishe !!!
Por jam e sigurt që nuk të bën…
Nuk është numri yt !!
Sepse shpirti im ka numër te madh”
keqardhje qe keto fjale duhen thene shume ,shume “njerzve”
Bukur poezia sot !
te gjithe e duan pijen,
se pija i pi.
Te gjihe e duan Dijen,
veç ajo thote se “nuk di”.
Puna jone pune muti
Pune te mire ka hajduti
Bejtet e tuaja jane me name
Shkoj e i vjerri ne zyrhane[wc]
Sa here shkoj atje me dhie
Me bjen ndermend
Per zotrin tane.
Vertet ba me njoft vedin si te njohin te tjert.nuk na merzit perdite mo poezi te nje anshme.
Si spiun i ati rregjimi duhet te mbydhur ne shtepi me kohe.
Me vargjet e Raimond Vllonjatit dhe te Mark Ujkut vetem familja Berisha qesh e i kupton po te ishte gjalle dhe i ndjeri Hajdari edhe ai kish pas me i kuptue !