Përshëndetje Dita. Më e reja nga “selia blu” është mbledhja e parave direkt nga xhepat e asaj pjese të popullsisë që rezulton të jetë e punësuar. Emisarë partiakë brenda institucioneve u kërkojnë punonjësve “kuotat e anëtarësisë së partisë”. Jo pak por 10% të pagës duhet t’i paguash të ngarkuarit të partisë. Dhe ata nuk bëzajnë se janë në punë , derdhin lekët dhe kaq. Një i punësuar në një institucion shtetëror tregon (sjellim bisedën me të dhe tregimin në vetën e parë):
“Më erdhi në zyrë juristi i institucionit. Hyri drejt e në temë. Duhet të paguash kuotizacionin e partisë, – më tha. Duhen 10% të pagës bruto. Se mos janë shumë, sa 20 litra naftë…I kanë dhënë dhe të tjerët, je pothuajse i fundit.
I thashë se unë nuk jam anëtar partie. Gjithashtu i thashë që ai si jurist nuk duhet të bënte veprime të tilla. Ma preu shkurt që duhet të dorëzoja lekët në kisha ndër mend të rrija në punë, është urdhër partie, ndërsa ankesën mund ta bëja te shefi, domethënë te titullari.
I shkova titullarit në zyrë dhe ia thashë problemin. Ai ma priti më shkurt se juristi duke më thënë se po qe se nuk paguaja kuotat që i kërkon partia, të nesërmen të mos vija në punë. Pyeta kolegët. Ata i kishin paguar në zyrën e juristit. Pyeta nja dy prej tyre që mbahen si socialistë. Edhe ata më thanë që i kishin paguar. Epo ju të kishit paguar dyfishin , u thashë duke shkarkuar nervat tek ata! Edhe të majtët paguajnë kuota “ të djathta” , pasi nuk kanë guximin të thonë “ jam socialist , nuk kam pse paguaj kuota te partia juaj, aq më tepër 10% të pagës” “.
Bëjmë një llogari të thjeshtë. Në sektorin shtetëror raportohen të punësuar rreth 170 mijë persona. Sikur partia “mëmë” t’u mbledhë “taksën e sheshtë” vetëm gjysmës së tyre , që do të thotë 85 000 personave dhe këta të paguajnë mbështetur në një pagë mesatare bruto 40 000 lekë të reja (dhjetë përqindëshi 4000 lekë) , rezulton se vetëm me këtë “ aksion” partia mbledh tre miliardë e katërqind milionë lekë dhe kjo vetëm me gjysmat e të punësuarve dhe vetëm në nivelin më të ulët të pagesës pa llogaritur pagesat e titullarëve dhe të zgjedhurve në organet drejtuese të parties, të të punësuarve në rangjeve të larta, të kryetarëve të njësive vendore, të drejtorëve të institucioneve, pa folur për sponsorët privatë “ lakrat” e të cilëve po dalion çdo ditë në shesh.
Do të thotë ndokush që anëtari i partisë ka detyrim statutor shlyerjen e kuotizacionit të partisë. Kjo dihet , por nuk e ka këtë detyrim i punësuari. Partia le t’i mbledhë ato të flamosura kuota në mbledhjet e organizatave apo seksioneve të saj dhe jo t’i mbledhë mbarë, për të gjithë, në zyra, në institucione , në njësi vendore. Le t’i mbledhë nga anëtarët e saj të partisë dhe jo nga të punësuarit që i konsideron të partisë.
Vetë anëtarët e PD-së nuk ka si të jenë të kënaqur me këtë “taksë të sheshtë”, pasi disa prej tyre e heqin nga buka e kalamajve. Të tjerë mendojnë ndryshe. Hë mo se një ditë diete është , thotë njëri prej tyre, punë e madhe se po paguajmë kuotat , rëndësi ka të fitojmë. Pa mendojni një herë , është më mirë në punë e të paguash kuotën apo pa punë e të hash karrotën. Qerrati, ku i shkon mendja! Dhe qerratallarë nuk ka pak partia në pushtetin me afat skadence 23 qershorin.
Letër e nënshkruar: Petrit Zili
Po qese eshte i vertete, ky veprim asht veprim fashistesh! Turp kush e degjon! Vjedhje ordinere ne xhepat e mehmureve te albanistanit. Paskan qene kolere kjo partia demonkratike poqese ben te tilla absurditetesh!
Ore, qorra e shurdhe jane ata te opozites? C’bejne jashte ketij denoncimi per veprime tipike fashiste?
Nuk jane pak 3 miliarde e sa para,sepse me ato ai vazhdon te paguaje nje pjese te rrogave mujore. Pra Partia nuk ka leke per rrogat,sepse ka falimentu shteti. Vec kesaj i fut nje punesim elektoral dhe paguan per tre muaj rroga e pas tre muajve,kur te rimarre pushtetin,keta te punesuar kthehen ne shtepi. Ky asht krim penal dhe duhet denuar. Borxhi publik,sipas INSTAT-it te Sali Mesjetes asht diku tek 62-63 perqind. Po te behet nje kontroll i digasterit te INSTAT-it do dale qe jemi te falimantuar komplet. Na drejton nje psikopat nga Vicidoli dhe nje llogaritar kooperativash si Ritvan Agai i Korces.
PARTIA BLUE KA GJETUR MENYRA NGA ME TE NDYRAT PER TE FUTUR DUART NE XHEPAT E SHQIPTAREVE, SEPSE SALIUT I DUHEN PARE,ARGITES I DUHEN PARE, LIRISE I DUHEN PARE SE KA MUNDESI SALES JA HEQIN AMERIKANET KOLLTUKUN…
ISH USHTARAKEVE UA SHKURTUAN PENSIONET EDHE ME “DREJTESINE” DUKE I NDARE KETO PARE NEPERMJET SALIUT DHE ILIR “FLORIIRT”..